Nga Auron Tare, studiues
Lajmi se një plakë në Kryeqytet është gjobitur se ushqente macet e rrugës më bëri të kujtoj një ndodhi të hershme me bashkëkombasit tanë dikur të pushtetshëm në Kryeqytetin Perandorak.
Vite më parë kur udhëtoja në Stamboll sëbashku me shkrimtarin britanik Lord Norwich, pata rastin të takoj një prej editorëve të revistës në gjuhën angleze Cornocupia që del në këtë qytet. Eshtë një prej revistave që e kam shumë për zemër pasi me një elegance dhe sqimë editoriale të dukshme boton shkrime dhe ngjarje nga e kaluara e historisë otomane.
Nga kjo revistë lexova një histori shumë të cuditshme që kishte ndodhur dikur në 1911 duke tronditur jo vetëm të huajt që jetonin në Kryeqytetin Perandorak por edhe mjaft stambollitë. Ngjarja e njohur si “Masakra e Qenve të Kostandinopojës”. Një ngjarje për të cilën ishte shkruar mjaft në shtypin e kohës.
Në fakt për qentë e Stambollit kam lexuar Kapelanin e Ambasades Britanike ne Stamboll, Robert Walsh, i cili ne 1820 eshte nje nga udhetaret e huaj qe kane pershkruar aq bukur friken qe nje “frank” kishte kur dilte i vetem ne rrugeve te Stambollit. “turmat e qenve te ndiqnin nga pas sikur ta dinin se “franku” ishte i pa fuqishem perballe lukunise se tyre dhe i frikesuar largohej me vrap.
Me sa duket qente e Stambollit duhet te kishin qene nje problem shume i madh perderi sa ne fillimin e shek te XX Mytestarifi i Stambollit Suhbi Bey vendosi të veprojë “Në vitin 1911, një ngjarje tronditi Kryeqytetin. E njohur si “Masakra e Qenve “, Guvernatori i Stambollit Suhbi Beu, urdhëroi që qentë dhe macet endacakë në rrugë të mblidheshin dhe të syrgjynoseshin në ishullin e shkretë të Hayırsız Ada ne detin Marmara. Rreth 80,000 qen ngordhën gjatë kësaj torture, kryesisht për shkak të urisë dhe etjes në tokën e shkretë të ishullit, dhe disa për shkak të mbytjes ndërsa përpiqeshin të shpëtonin nga kushtet e tmerrshme të ishullit.
Jo më larg se disa muaj pas kësaj ndodhie një tërmet i fortë tronditi Kryeqytetin dhe banorët e morën këtë shenjë si “një ndëshkim nga Zoti për braktisjen e qenve”..” Aq te tronditur nga kjo ngarje ishin banoret e Stambollit sa sipas shkrimtarit francez te kohes qe jetonte ne kryeqytet, Piere Loti “humbja e Luftes Ballkanike dhe disfata e Turqise ne Luften e Pare i vishej Masakres se Qenve nga Kryebashkiaku i Stambollit”
Ngjarja qe tronditi banoret dhe u përcoll në të gjitha fletoret e kohës, përmendet edhe në Librin e Syrja Bej Vlores aristokratit te njohur shqiptar si më poshtë:
” Në cilësinë e tij si Kryetar Bashkie ai (Suhbi Beu) mblodhi qëntë dhe macet e Stambollit, mbetun nga stërgjyshat e tyne trashigim që nga kohët e Bizantit i grumbulloj në një ishull-shkret dhe këtu i mbyti. Kur u pushue prej postit që kishte në Stamboll dhe u dërgue si vali në Xhezairi-bahri-Sefid me qendër në Rodos, këtu ra rob ndër duer t’italjanëvet. Njerzit supersticioz këtë fat të keq që pësoi ia veshën këtyne dy vepravet të tija, të mbytjes së qenve .
Por Ai shpëtoi Stambollin prej një fatkeqsie që as vetë pushtuesit të Stambollit që s’kishte dhimbje për jetën e njerzvet si ra ndër mend ta bante, me mbytje, e qenve të cilët me shekuj kishin helmatos ajrin e Kryeqytetit me ndysin e tyne dhe kishin shqetsue banorët me të lehuna e me ungërima! Populli, përgjithësisht, ekzistencën e këtyne shtazëve të ndyet, të qenve, e gjykonte si një shej lumtunie e begatie, dhe besonte se kushdo që do t’i prekte këta, do të ngrante shuplakën e Perëndisë!! ”
Po kush ishte ky Guvernator i Stambollit qe ka mbetur ne kujtesen e Kryeqytetit si nje njeri pa shpirt qe shfarosi gjithë kafshët e rrugëve? Bashkatdhetar i yni vepren e te cilit e pasuan me mjaft sukses gati te gjithe guvernatoret e qyteteve tona ishte Subi bej, Arsllan Pashaliu me origjinë nga Libohova, ish Guvernator i Jeruzalemit dhe Kryetar i Bashkise se Stambollit më 1911. Historia shqiptare nuk e ka shënuar gjëkundi në asnjë fletë të sajë por ai mbetet nje njeri mjaft i njohur ne Kryeqytetin Perandorak Stamboll.