• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Kapitali i padukshëm si kërcënim gjeoekonomik

nga Fast News
3 hours më parë
në Analizë
0
Kapitali i padukshëm si kërcënim gjeoekonomik
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga qendra studimore e taksave, Altax

Ndikimi ekonomik përmes kapitalit të maskuar është bërë një formë e sofistikuar e ndërhyrjes së huaj në vendet me institucione të brishta dhe nivele të ulëta transparence. Shqipëria, me një ekonomi të hapur, por të pambrojtur nga filtrat e duhur ligjorë dhe financiarë, mbetet vulnerabël jo vetëm ndaj interesave ruse, por edhe ndaj aktorëve të tjerë me interesa gjeopolitikë apo ekonomikë.





Fushat më të ekspozuara janë sektori i pasurive të paluajtshme, turizmi, teknologjia, energjia dhe tregtia me shumicë, ku flukset financiare të huaja shpesh kalojnë përmes strukturave të ndërlikuara pronësie dhe entiteteve të ndërmjetme, duke e bërë të vështirë identifikimin e pronarëve përfundimtarë. Mungesa e detyrimit ligjor për deklarim të plotë të përfituesve fundorë, dobësitë në sistemin e kontrollit të kapitalit të huaj dhe kapacitetet e kufizuara të institucioneve mbikëqyrëse krijojnë një terren të favorshëm për hyrje të kapitalit të dyshimtë.

Rreziku që ky kapital të shndërrohet në ndikim politik, blerje ndikimi medial, apo kontroll të sektorëve kyç është real dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Forcimi i ligjit për përfituesit fundorë, rritja e kompetencave hetimore të DPPP-së dhe bashkëpunimi më i ngushtë ndërinstitucional janë masa të domosdoshme.

Përndryshe, Shqipëria rrezikon që kapitali i padukshëm të kthehet në një armë të heshtur që minon sovranitetin ekonomik dhe politik të vendit.

 

Kapitali i padukshëm si kërcënim gjeoekonomik hyn aty ku gjen strehë

Nga përvoja ndërkombëtare dhe evidencat që dalin edhe nga analiza e pyetjeve e përgjigjeve të mësipërme, del qartë se Shqipëria nuk është thjesht një terren investimi, por një mjedis ku ndërthuren interesa gjeopolitike përmes një forme të sofistikuar të ndikimit: kapitalit të padukshëm.

Ky nuk është më vetëm një kërcënim rus apo lindor, por një praktikë e përhapur ku kapitali nuk ka më pasaportë, por objektiv të influencojë vendimmarrjen përmes depërtimit ekonomik të paidentifikuar. Kapitali i maskuar ka një logjikë të vetën. Ai nuk hyn aty ku ka transparencë të lartë dhe institucione mbikëqyrëse efikase.

Në Shqipëri, nga analizat dhe monitorimi nga ekspertët tanë shihet se katër sektorë përbëjnë “porta hyrëse” për të strhuar këtë kapital të dyshimtë:

Porta e parë është ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme. Për shkak të informalitetit kronik, mungesës së një regjistri efektiv të pronësisë përfituesve dhe përdorimit të gjerë të skemave offshore, ky sektor është një kanal klasik për injektimin e fondeve të fshehta dhe pastrimin e tyre përmes ndërtimeve luksoze apo blerjeve të shpejta.

Porta e dytë është energjia dhe burimet natyrore. Ndërhyrja përmes fondeve me burim të paqartë në sektorë strategjikë si hidrokarburet, minierat apo energjia e rinovueshme nuk është rastësore. Kontrolli i këtyre pasurive ka implikime shumë më të thella se sa përfitimi financiar, pasi ai lidhet me qasjen afatgjatë në burime kritike dhe pavarësinë energjetike të vendit.

Porta e tretë është media, IT dhe konsulenca. Në një epokë ku narrativat ndikojnë po aq sa armët, financimi i mediave, portaleve apo agjencive të konsulencës është një mjet për të manipuluar opinionin publik dhe për të ndërtuar ndikim pa u ekspozuar.

Këto forma ndërhyrjeje nuk ndalen në nivel tregu. Ato synojnë ndikim institucional përmes:

  • Krijimit të varësive ekonomike ndaj grupeve të interesit të huaj;
  • Financiimit të heshtur të politikës ose grupeve lobuese vendore;
  • Shpërfytyrimit të konkurrencës dhe deformimit të prioriteteve zhvillimore të vendit. Kapitali i padukshëm nuk ka interes për zhvillim afatgjatë. Ai kërkon ndikim afatshkurtër dhe kthim të shpejtë përmes aksesit në vendimmarrje.

Tregu i pasurive të paluajtshme dhe bizneset e vogla janë linja e parë e pastrimit të parave Pasuritë e paluajtshme dhe bizneset e vogla përbëjnë dy kanalet më të përdorura për legalizimin e kapitaleve të dyshimta në Shqipëri, duke reflektuar boshllëqe të mëdha në kontrollin institucional dhe zbatimin e ligjit kundër pastrimit të parave.

 

Tregu imobiliar: portë e hapur për para me origjinë të dyshimtë

Porta e katërt është agrobiznesi dhe turizmi rural. Në dukje të padëmshëm, këta sektorë janë të fragmentuar, të pambrojtur nga kontrolli formal dhe me prani të dobët të institucioneve. Pikërisht kjo i bën ideale për hyrjen e fondeve të paidentifikuara që në dukje përfaqësojnë “zhvillim” apo “modernizim”, por në thelb mund të kenë motiv strategjik.

Qytetet me zhvillim turistik të shpejtë, si Tirana, Vlora, Saranda, Lezha dhe Shkodra po përjetojnë një bum ndërtimi dhe rritje të çmimeve të pronave që shpesh nuk përputhen me kapacitetin real të tregut dhe fuqinë blerëse lokale.

Transaksionet “cash” (në para fizike) dhe pwrdorimi I kriptomonedhave janë ngjarje e zakonshme dhe ndodhin jashtë sistemit bankar, duke shmangur gjurmueshmërinë financiare. Burimi i fondeve që përdoren për blerjet mbetet i paidentifikuar ose nuk verifikohet, për shkak të mungesës së kontrollit efektiv nga strukturat kundër pastrimit të parave. Investitorët e huaj, shpesh të padokumentuar plotësisht, përfitojnë nga mungesa e një regjistri funksional të pronarëve përfitues dhe investimeve të huaja, duke e bërë të vështirë gjurmimin e kapitalit të përdorur.

Bizneset e vogla, si instrument i përdorshëm për gjenerim fiktiv të të ardhurave Në realitetin shqiptar, bizneset e vogla janë kthyer në një nga instrumentet më të përdorshme për të injektuar para të dyshimta në ekonomi.

Ato përfaqësojnë një “vrimë” në sistem, ku ligji dhe kontrolli nuk shkojnë deri në fund, ndërsa procedurat e regjistrimit janë aq të thjeshta sa lejojnë depërtimin e aktorëve me identitete të turbullta.

 

Si funksionon skema?

Një individ, shpesh pa profil ekonomik të njohur, me para të padeklaruara apo të ardhura nga burime joformale regjistron ose blen një biznes të vogël: një bar, një market lagjeje, një aktivitet shërbimi të përditshëm. Aty nisin të ndërtohen skemat:

  • Qarkullime të fryra: Rriten artificialisht të ardhurat në letra, për të justifikuar hyrjen e parave në bankë ose për t’i përdorur më vonë në transaksione të tjera.
  • Fatura të rreme: Shërbime apo mallra të pandodhura kurrë, por që përmes faturave krijojnë një pamje të rreme të aktivitetit.
  • Legjitimim i parave të paligjshme: Në fund, gjithçka kthehet në një skemë që transformon paratë e pista në “të ardhura të ligjshme”, të përdorshme për blerje pasurish apo investime të mëtejshme.
Etiketa: aktualitet
Pas

Si ndikon vapa te gjumi? Ja disa këshilla për të fjetur sa më mirë gjatë verës

Para

Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet, do të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

Para
Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet, do të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet, do të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

Të Gjitha

Akti GENIUS dhe revolucioni në tregun e monedhave digjitale

Akti GENIUS dhe revolucioni në tregun e monedhave digjitale

nga Fast News
12:05 | 21/07/2025
0

Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet, do të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet, do të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

nga Fast News
09:57 | 21/07/2025
0

Kapitali i padukshëm si kërcënim gjeoekonomik

Kapitali i padukshëm si kërcënim gjeoekonomik

nga Fast News
09:44 | 21/07/2025
0

Si ndikon vapa te gjumi? Ja disa këshilla për të fjetur sa më mirë gjatë verës

Si ndikon vapa te gjumi? Ja disa këshilla për të fjetur sa më mirë gjatë verës

nga Fast News
09:31 | 21/07/2025
0

Recent News

Akti GENIUS dhe revolucioni në tregun e monedhave digjitale

Akti GENIUS dhe revolucioni në tregun e monedhave digjitale

12:05 | 21/07/2025
Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet, do të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet, do të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

09:57 | 21/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar