Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

nga Fast News
8 months më parë
në Ekonomi
0
Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Investitorët amerikanë kanë renditur një sërë problemesh që i shqetësojnë në këtë sezon turistik. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri shprehet se e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe me interes të veçantë dinamikën e zhvillimit të turizmit shqiptar gjatë viteve të fundit. “Ne gjejmë me vend të shprehim vlerësimet për impaktin pozitiv të aktivitetit turistik në ekonominë shqiptare, rritjen e investimeve private në strukturat e reja akomoduese, si dhe tendencën në rritje të fluksit të turistëve të huaj.

Ndërkohë, në mbështetje të këtij sektori, ne dëshirojmë të sjellim në vëmendje disa prej sfidave me të cilat po përballen anëtarët tanë në këtë fillim sezoni. Adresimi i tyre në kohë, do të ndihmojë për të ruajtur suksesin e deritanishëm të promovimit të Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më tërheqës në rajonin e Mesdheut”, theksohet në njoftim.

Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, informacionet e përcjella nga anëtarët, pjesë e këtij sektori, flasin për zona bregdetare ku vazhdojnë të mbeten shqetësuese mungesa e ujit të pijshëm, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille apo vazhdimi i aktiviteteve të ndërtimit edhe gjatë sezonit turistik, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese, por edhe cilësinë e jetesës së qytetarëve dhe turistëve në këto komunitete.

“Gjithashtu, ne gjejmë me vend të adresojmë çështjen e shumëdiskutuar të mungesës së fuqisë punëtore dhe nevojën për një zgjidhje afatgjatë që fokusohet në zhvillimin, kualifikimin dhe motivimin e fuqisë punëtore brenda këtij sektori. Mungesa e një stafi të trajnuar ka vënë në vështirësi shumë biznese turistike, duke rrezikuar njëkohësisht edhe konkurrueshmërinë e Shqipërisë si një destinacion turistik krahas vendeve të tjera të rajonit”, theksohet në njoftim.

Investitorët amerikanë kërkojnë vëmendjen e qeverisë, pushtetit lokal dhe institucioneve përkatëse për t’i adresuar këto problematika, duke ndihmuar kështu jo vetëm bizneset, por edhe fuqizimin e këtij momentumi pozitiv për imazhin e Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Tender emergjent për riparimin e rrugës Vorë- Ura e Dajlanit, ja sa është shuma

Para

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

Para
Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Paratë ”ndjekin” konfliktin, kush po përfiton nga përshkallëzimi SHBA-Iran

Paratë ”ndjekin” konfliktin, kush po përfiton nga përshkallëzimi SHBA-Iran

nga Fast News
16:00 | 03/03/2026
0

AIatWork, ekosistemi i parë europian i të mësuarit të AI hap aksesin për tregun shqiptar

AIatWork, ekosistemi i parë europian i të mësuarit të AI hap aksesin për tregun shqiptar

nga Fast News
15:35 | 03/03/2026
0

Buxheti, 78% e të ardhurave shtesë më 2025 erdhën nga tatimet mbi pagat

Buxheti, 78% e të ardhurave shtesë më 2025 erdhën nga tatimet mbi pagat

nga Fast News
15:31 | 03/03/2026
0

Rritet bashkëpunimi Shqipëri-Gjermani, fokus zhvillimi i inovacionit dhe teknologjisë

Rritet bashkëpunimi Shqipëri-Gjermani, fokus zhvillimi i inovacionit dhe teknologjisë

nga Fast News
15:26 | 03/03/2026
0

Recent News

Paratë ”ndjekin” konfliktin, kush po përfiton nga përshkallëzimi SHBA-Iran

Paratë ”ndjekin” konfliktin, kush po përfiton nga përshkallëzimi SHBA-Iran

16:00 | 03/03/2026
AIatWork, ekosistemi i parë europian i të mësuarit të AI hap aksesin për tregun shqiptar

AIatWork, ekosistemi i parë europian i të mësuarit të AI hap aksesin për tregun shqiptar

15:35 | 03/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora