• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

nga Fast News
9 hours më parë
në Ekonomi
0
Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimi i një apartamenti në Shqipëri nuk përcaktohet vetëm nga ndërtimi, cilësia apo arredimi, por më së shumti nga vendndodhja. Të dhënat më të fundit për çmimet e referencës të pronave zbulojnë një hendek të thellë mes zonave bregdetare dhe atyre të brendshme apo të largëta.

Nisur nga këto të dhëna, përllogaritet se sa mund të arrijë vlera mesatare e një apartamenti 120 metra katrorë në pesë zonat më të shtrenjta dhe në 5 më të lirat. Në disa prej tyre, një apartament me sipërfaqe 120 metra katrorë mund të arrijë deri në 24 milionë lekë (240 mijë euro) sipas vlerës referuese, ndërsa në të tjera, njësoj i madh, nuk kalon 1.3 milionë lekë (rreth 13 mijë euro).





Në krye të listës renditet Sazani me një çmim referues prej 200 mijë lekë për metër katror (2,000 euro/m²). E njëjta vlerë është regjistruar edhe në zonën 13 të Durrësit, e njohur për pozicionin e saj pranë portit dhe projektit “Durrës Marina”. Një apartament 120 m² në secilën prej këtyre dy zonave kap shifrën e 24 milionë lekëve, ose 240 mijë euro.

Më tej, renditet zona 6 e Durrësit, që përfshin Gjirin e Lalzit dhe Hamallajn, një tjetër pikë e nxehtë e ndërtimit në vijën bregdetare. Çmimi referues është 140 mijë lekë për metër katror (1,400 euro/m²), i njëjtë me zonën 1 të Himarës, e cila vitet e fundit ka përjetuar rritje të jashtëzakonshme të interesit turistik dhe ndërtimor.

Në këto dy zona, një apartament standard 120 m² vlerësohet me 16.8 milionë lekë, ose 168 mijë euro. Lista e zonave më të shtrenjta përmbyllet me zonën 1 të Durrësit, e pozicionuar menjëherë pas portit, ku vlera referuese është 124 mijë lekë për metër katror (1,240 euro/m²), ose 14.88 milionë lekë për një apartament, që përkthehet në 148,800 euro.

Në krahun tjetër të hartës ndodhen qytetet e vogla dhe periferike, të cilat përballen me interesa minimale investimi dhe ritme të ngadalta zhvillimi. Në Fushë-Arrëz, Shkodër, çmimi referues është vetëm 10,500 lekë për metër katror (105 euro/m²), duke e vendosur këtë qytet në fund të listës kombëtare. Një apartament 120 m² në këtë zonë vlerësohet me vetëm 1.26 milionë lekë ose 12,600 euro, sa një depo ose dyqan i vogël në zonat në afërsi të bregdetit apo të kryeqytetit.

Pas saj renditen Memaliaj me 17 mijë lekë për metër katror (170 euro/m²), që për një apartament 120 m² përkthehet në 20,400 euro. Leskoviku me 23,800 lekë (238 euro/m²), ose 28,560 euro për apartamentin dhe më pas Puka dhe Skrapari, që ndajnë të njëjtën vlerë referuese prej 26,000 lekësh për metër katror (260 euro/m²), ose rreth 31,200 euro për një apartament të të njëjtës sipërfaqe./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Qeveria po bën gati Strategjinë, ministrja Ibrahimaj: Zhvillimi i vendit edhe me IA

Para

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Para
Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Të Gjitha

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

nga Fast News
10:30 | 29/07/2025
0

Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

nga Fast News
10:00 | 29/07/2025
0

Qeveria po bën gati Strategjinë, ministrja Ibrahimaj: Zhvillimi i vendit edhe me IA

Qeveria po bën gati Strategjinë, ministrja Ibrahimaj: Zhvillimi i vendit edhe me IA

nga Fast News
09:30 | 29/07/2025
0

Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë shtyhen edhe për 30 ditë

Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë shtyhen edhe për 30 ditë

nga Fast News
08:30 | 29/07/2025
0

Recent News

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

10:30 | 29/07/2025
Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

10:00 | 29/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar