• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton

nga Fast News
5 months më parë
në Finance
0
Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka vënë në dispozicion të bujqësisë një garanci sovrane me vlerë 3 miliardë lekë. Kjo do të thotë se fermerët mund të marrin kredi në bankë dhe si garanci të lihet ky fond i qeverisë. Gjithsesi vlen të theksohet, se cdo aplikim do të shqyrtohet rast pas rasti nga banka, sic ndodh në një procedurë të zakonshme kreditimi dhe vetëm nëse banka e vlerëson fermerin si të besueshëm dhe të aftë të kthejë huanë, do ta akordojë atë.

Gjatë një tryeze të organizuar me  përfaqësues të sektorit bankar për skemën e Garancisë Sovrane për sektorin bujqësor, ministri i Financave, Petrit Malaj zbuloi edhe detaje të tjera të këtij instrumenti financiar.  “Kjo garanci synon të zgjidhë një nga pengesat më të mëdha për financimin në këtë sektor, mungesën e kolateralit dhe të nxisë kreditim e këtij sektori kaq të rëndësishëm me kosto sa të ulët”, u shpreh z. Malaj.

Elementët kryesorë të skemës janë: garanci deri në 70% të vlerës së kredisë për fermerët dhe SME-të bujqësore; normë interesi e kufizuar në 2% dhe përdorim vetëm për investime që rrisin kapacitetin prodhues dhe konkurrueshmërinë: agropërpunim, mekanikë bujqësore, agroturizëm, peshkim, akuakulturë, sera moderne, etj..

Zbatimi me efikasitet i garancisë sovrane, tha më tej Ministri, kërkon një pjesëmarrje aktive edhe nga vetë fermerët dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në të gjithë vendin.

Malaj tha se qeveria shqiptare dhe Ministria e Financave mbeten të angazhuara për të krijuar mjedisin e duhur financiar, ligjor dhe rregullator me qëllim nxitjen e investimeve në sektorët prioritarë të zhvillimit ekonomik.



Etiketa: aktualitet
Pas

Paguan qeveria, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Para

Turistët shtrenjtojnë jetesën në vend, inflacioni në qershor rritet në 2.4%

Para
Turistët shtrenjtojnë jetesën në vend, inflacioni në qershor rritet në 2.4%

Turistët shtrenjtojnë jetesën në vend, inflacioni në qershor rritet në 2.4%

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

nga Fast News
13:30 | 14/12/2025
0

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

nga Fast News
13:00 | 14/12/2025
0

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

nga Fast News
12:16 | 14/12/2025
0

Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

nga Fast News
12:10 | 14/12/2025
0

Recent News

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

13:30 | 14/12/2025
Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

13:00 | 14/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar