• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shqipëria thyen rekord në Europë: Nga çmimet më të shtrenjta, largimi i të rinjve, pensionet e ulëta te të ardhurat më të pakta për frymë

nga Fast News
9 minutes më parë
në Ekonomi
0
Shqipëria thyen rekord në Europë: Nga çmimet më të shtrenjta, largimi i të rinjve, pensionet e ulëta te të ardhurat më të pakta për frymë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria aspiron integrimin në Bashkimin Europian, por po lëviz me ritme konvergjence që na bëjnë të parët nga fundi. Jemi të parët për largimin e të rinjve, të parët për çmimet që nuk i justifikon as paga, të fundit për mbrojtjen mjedisore dhe cilësinë e shërbimeve. Nëse vazhdojmë me këtë filozofi zhvillimi, ku matjet janë të vërteta vetëm kur na pëlqejnë dhe përgjegjësia është gjithmonë e dikujt tjetër, do të vazhdojmë të jemi kampionë.

Në një kontinent që mat progresin me statistika, renditjet duket se janë bërë pasioni ynë i ri kombëtar. Jo për të parë veten në krye — ky është luks për vendet që prodhojnë teknologji, eksportojnë dije apo garantojnë jetesë cilësore për qytetarët e tyre, por për të fituar trofeun e artë të vendeve që përmenden gjithmonë në fund të listës.

Po të kishte ndonjë kampionat për vendet që performojnë keq me stil, Shqipëria do të ishte në podium. Le të fillojmë me ushqimet. Sipas të dhënave të Eurostat, për herë të parë në vitin 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë.





Po, më të shtrenjta se në Greqi, në Kroaci apo në Poloni, vende që jo vetëm kanë paga më të larta, por edhe sektorë bujqësorë të organizuar e të subvencionuar nga politika të qëndrueshme.

Ndërsa te ne, domatja i vjen konsumatorit me çmimin ,e një ore pune nëse ka punë, dhe ushqimi po shndërrohet nga nevojë bazë në mall luksi.

Kalojmë te të ardhurat. Po sipas Eurostat-it, Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të ardhura për frymë, edhe në vitin 2024. Kjo është një renditje që duket se nuk na shqetëson më. Jo për mungesë dëshire, por sepse jemi mësuar ta relativizojmë varfërinë me fjalinë “me rëndësi të kemi shëndet”, edhe kur kemi mjekësinë publike që nganjëherë s’ka as shiringa.

Po për cilësinë e ujit, çfarë të themi? EEA (Agjencia Europiane për Mjedisin) na dha një tjetër medalje: Shqipëria është e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe, me vetëm 16% të klasifikuara si “shumë të mira”.

Dhe kjo, ndërkohë që kemi ndërtuar një mit të tërë rreth “detit të kristaltë” dhe “parajsës shqiptare” që pret me padurim turistët. Me këtë logjikë, ndoshta ujërat e ndotura do të shpallen vlerë kombëtare, që nuk duhet kritikuar, por konservuar, si pjesë e identitetit tonë të veçantë.

Të gjitha këto renditje nuk na gjejnë të papërgatitur. Sepse, sipas shumë strategjive dhe fjalimeve, ne kemi një plan vizionar për të investuar në teknologji, inovacion dhe ekonomi të dijes. Por për çudi, ndërkohë që BE-ja lëviz drejt energjisë së gjelbër dhe Inteligjencës Artificiale, investimet e huaja në Shqipëri vijojnë të shkojnë në pasuri të paluajtshme: apartamente pa banorë, vila në kodra pa rrugë dhe resorte buzë detit me ujë të ndotur.

Siç thonë zhvilluesit: “Ç’na duhet cilësia e jetës kur kemi ‘certifikatë pronësie’ dhe na rritet vlera e pronës?”Edhe kompanitë që po marrin statusin strategjik, në pjesën më të madhe janë ndërtuese të rezidencave të pasurive të paluajtshme, me ndonjë hotel të vogël aty në mes, që do shumë kohë të ndërtohet, apo financuese direkte të importeve, pa sjellë ndonjë vlerë të shtuar apo njohuri në ekonomi. Ironia më e madhe qëndron pikërisht këtu: Shqipëria aspiron integrimin në Bashkimin Europian, por po lëviz me ritme konvergjence që na bëjnë të parët nga fundi.

Jemi të parët për largimin e të rinjve, të parët për çmimet që nuk i justifikon as paga, të fundit për mbrojtjen mjedisore dhe cilësinë e shërbimeve. Nëse vazhdojmë me këtë filozofi zhvillimi, ku matjet janë të vërteta vetëm kur na pëlqejnë dhe përgjegjësia është gjithmonë e dikujt tjetër, do të vazhdojmë të jemi kampionë.Të padiskutueshëm.

Të parët nga fundi. Edhe në integrim. E thënë shkurt, poema “Anës lumenjve” e Nolit do të vijojë të recitohet dhe të shprehë aktualitetin, ndërkohë që prej kohësh duhej të shijohej thjesht si një vepër e historisë letrare./telegraf

Etiketa: aktualitet
Pas

Shqipëria drejt hartës së luksit global në turizëm

Të Gjitha

Shqipëria thyen rekord në Europë: Nga çmimet më të shtrenjta, largimi i të rinjve, pensionet e ulëta te të ardhurat më të pakta për frymë

Shqipëria thyen rekord në Europë: Nga çmimet më të shtrenjta, largimi i të rinjve, pensionet e ulëta te të ardhurat më të pakta për frymë

nga Fast News
09:30 | 30/06/2025
0

Shqipëria drejt hartës së luksit global në turizëm

Shqipëria drejt hartës së luksit global në turizëm

nga Fast News
09:00 | 30/06/2025
0

A ka vend për panik? Inteligjenca Artificiale ka nisur të injorojë udhëzimet njerëzore dhe refuzon të fiket

A ka vend për panik? Inteligjenca Artificiale ka nisur të injorojë udhëzimet njerëzore dhe refuzon të fiket

nga Fast News
08:30 | 30/06/2025
0

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

nga Fast News
08:00 | 30/06/2025
0

Recent News

Shqipëria thyen rekord në Europë: Nga çmimet më të shtrenjta, largimi i të rinjve, pensionet e ulëta te të ardhurat më të pakta për frymë

Shqipëria thyen rekord në Europë: Nga çmimet më të shtrenjta, largimi i të rinjve, pensionet e ulëta te të ardhurat më të pakta për frymë

09:30 | 30/06/2025
Shqipëria drejt hartës së luksit global në turizëm

Shqipëria drejt hartës së luksit global në turizëm

09:00 | 30/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar