• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rritja e ekonomisë “ushqehet” nga pagat e administratës, prodhimi në rënie

nga Fast News
22 minutes më parë
në Ekonomi
0
Konfliktet dhe krizat e huaja, si është goditur dhe ka mbijetuar ekonomia shqiptare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Ekonomia ka shënuar një rritje pozitive edhe në fillim të këtij viti. Por nuk ka vend për shumë entuziazëm, pasi sic thuhet: “djalli fshihet në detaje”. E në ekonomi, këto detaje janë kur lexon shifrat. Cfarë thonë ato?





Në tremujorin e parë të këtij viti, ekonomia u rrit me 3.39%, duke qenë pak a shumë në të njëjtat nivele të vitit 2024.

Por cilat janë burimet e kësaj rritje? Cilët janë sektorët që e kanë gjeneruar atë?

Ndikimin kryesor në rritjen ekonomike e ka dhënë administrata publike me 2.24%. Për këtë sektor, pagat dhe kontributet e punonjësve zënë pjesën kryesore të kontributit në Produktin e Brendshëm Bruto. Sektori i dytë që ka ndikuar është aktiviteti i pasurive të patundshme; pasuar nga tregtia, transporti dhe akomodimi. Ndërkohë që ndërtimi, që vitet e fundit ka qenë motori i zhvillimit të ekonomisë, është ngadalësuar. Ndërkohë që prodhimi, i përfaqësuar nga bujqësia dhe industria. është sërish në rënie. Kësaj tendence negative në tremujorin e parë të këtij viti i është bashkuar edhe informacioni dhe komunikimi.

Por sa ka arritur paga në shtet dhe sa ka qenë rritja e saj që ka ushqyer edhe rritjen e ekonomisë këtë fillim viti?

Rezulton se në tremujorin e parë, paga mesatare bruto në administratën publike arriti në rreth 98 mijë lekë, duke shënuar një rritje prej 13 mijë lekë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë ose rreth 13%.

Teorikisht, kur ekonomia rritet, ajo duhet të përkthehet në disa të mira për agjentët kryesorë, që janë qytetarët dhe biznesi. Dhe kur kjo nuk ndodh, atëherë do të thotë se rritja është në letër dhe nuk reflektohet në ekonominë reale.

Një rritje e shëndetshme ekonomike duhet të gjenerojë rritje të punësimit; të ardhura më të larta; rrjedhimisht rritje të konsumit; më shumë investime në shërbime publike dhe ulje të varfërisë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

Të Gjitha

Konfliktet dhe krizat e huaja, si është goditur dhe ka mbijetuar ekonomia shqiptare

Rritja e ekonomisë “ushqehet” nga pagat e administratës, prodhimi në rënie

nga Fast News
16:03 | 28/06/2025
0

Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

nga Fast News
15:35 | 28/06/2025
0

Gruaja që “ha miliarderët”, kush ishte personazhi më i rrezikshëm në dasmën e Jeff Bezos?

Gruaja që “ha miliarderët”, kush ishte personazhi më i rrezikshëm në dasmën e Jeff Bezos?

nga Fast News
15:31 | 28/06/2025
0

Kush është Lauren Sanchez, bashkëshortja e ardhshme e njeriut më të pasur të botës

Kush është Lauren Sanchez, bashkëshortja e ardhshme e njeriut më të pasur të botës

nga Fast News
10:00 | 27/06/2025
0

Recent News

Konfliktet dhe krizat e huaja, si është goditur dhe ka mbijetuar ekonomia shqiptare

Rritja e ekonomisë “ushqehet” nga pagat e administratës, prodhimi në rënie

16:03 | 28/06/2025
Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

15:35 | 28/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar