Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

nga Fast News
9 months më parë
në Finance
0
Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Nish, Novi Sad, Beograd e më gjerë…. si mësues, punëtor ndërtimi apo tregtar… qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Serbi do t’iu njihen vitet e punës. E njëjta vlen edhe për qytetarët serbë që punojnë në Shqipëri. Së afërmi ato do mund të përfitojnë dy pensione, një në atdhe dhe një tjetër në vendin ku jetojnë e punojnë.

“Do të jenë rreth 111 shtetas serb të cilët janë të pajisur me leje pune dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. Do të jenë rreth 450-500 shtetas shqiptarë që do të përfitojnë nga marrëveshja për shkak të marrëdhënieve të punës apo rezidencës që kanë në shtetin serb”, tha Olta Manjani, zëvendësministre e MEKI.

Marrëveshja me Serbinë është e fundit e arritur nga Qeveria e Shqipërisë, pas asaj me Italinë. Pas shumë datash të shtyra, prej 1korrikut emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali do mund të përfitojnë nga njohja e ndërsjellë e pensioneve.

“Një shtetas shqiptar në Itali që do ta bëjë aplikimin në institucionin homolog në Itali, mund ta bëjë atje. Nuk është nevoja të vijë në Shqipëri. Kështu eliminohen të gjitha kostot e udhëtimit, apo apostilimi të dokumentacionit”, tha Manjani.

Sytë e qeverisë tashmë janë hedhur drejtët shtetit me diasporën më të madhe shqiptare… Greqisë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Por njëkohësisht duhet të jemi edhe koshientë që përpos faktit që Shqipëria ka gati draft-marrëveshjen dhe grupin negociator për inicimin e kësaj marrëveshje, jemi në pritje të vullnetit politik të shtetit grek për inicimin e nënshkrimit të marrëveshjes”.

Shqipëria ka aktualisht marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës me Turqinë, Belgjikën, Luksemburgun, Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Kanadanë, Bullgarinë, Kosovën, Zvicrën, Kroacinë, Italinë dhe së fundmi me Serbinë.

“Me konkludimin e të gjithë marrëveshjeve që ne kemi në proces, ky numër do të shkojë në 21. Dhe unë e theksova që përpos vendeve të BE po përpiqemi të kemi marrëveshje edhe me ato shtete me të cilat kemi shkëmbime të shpeshta tregtare”.

Ndërkohë veç Greqisë, përpjekje për negociata ka edhe me Holandën, Poloninë, Finlandën, Moldavinë, Slloveninë, Australinë, Norvegjinë apo Suedinë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

Para

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Para
Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës "shpëton" eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Negociatat dhe kërkimi shkencor

Lufta në Iran, bursat, nafta dhe ari me Bitcoin-in

nga ro ot
10:55 | 07/03/2026
0

“Nuk kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin!” Belinda Balluku i dorëzon stafetën Enea Karakaçit në krye të MIE

“Nuk kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin!” Belinda Balluku i dorëzon stafetën Enea Karakaçit në krye të MIE

nga Fast News
17:48 | 06/03/2026
0

Euro prek minimumin e ri historik, zbret në 95 lekë

Euro prek minimumin e ri historik, zbret në 95 lekë

nga Fast News
17:44 | 06/03/2026
0

Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë

Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë

nga Fast News
11:00 | 06/03/2026
0

Recent News

Negociatat dhe kërkimi shkencor

Lufta në Iran, bursat, nafta dhe ari me Bitcoin-in

10:55 | 07/03/2026
“Nuk kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin!” Belinda Balluku i dorëzon stafetën Enea Karakaçit në krye të MIE

“Nuk kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin!” Belinda Balluku i dorëzon stafetën Enea Karakaçit në krye të MIE

17:48 | 06/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora