Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Bizneset e të rinjve, si po zhvillohen start up-et në botë. Ku është Shqipëria?

nga Fast News
11 months më parë
në Teknologji
0
Bizneset e të rinjve, si po zhvillohen start up-et në botë. Ku është Shqipëria?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Të gjithë kemi dëgjuar për start up-et, që në thelb janë biznese të vogla që synojnë të ofrojnë produkte dhe shërbime inovatore, shpesh duke përdorur teknologjinë. E kur e ardhmja është digitale, të gjitha vendet synojnë të zhvillojnë start up-et për të punësuar të rinjtë dhe rritur produktivitetin e ekonomisë. Sa të zhvilluar jemi ne në këtë drejtim?

Zyrtarisht Shqipëria ka të regjistruar rreth 2 mijë start up-e, por vetëm 257 janë aktive. Cka do të thotë që funksionojnë dhe ofrojnë shërbime.

Cilët janë sektorët ku janë të orientuar këto lloj biznesesh?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Rezulton se 44% e start up-eve aktive në Shqipëri janë në sektorin e fintech, për të ofruar shërbime financiare të shpejta, më të lira dhe më efikase se ato tradicionale. Pason turizmi me 22% të totalit të start up-eve aktive; agrobiznesi me15%, energjetika me 11% dhe sektorët e tjerë me një përqindje më të vogël.

Por si paraqitemi ne krahasuar me rajonin përsa i përket zhvillimit të start up-eve?

Vendi me numrin më të madh të star up-eve dhe vlerës së investuar gjithashtu, është Serbia me rreth 1500 të tilla; pasuar nga Maqedonia e Veriut. Ne renditemi në vend të tretë, duke qenë pak a shumë në të njëjtin nivel me Kosovën dhe duke lënë pas vetëm Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Por të zhvillosh një start up në Shqipëri nuk është e lehtë, pavarësisht fokusit të shtuar që i është dhënë nga qeveria vitet e fundit, përfshi këtu mbështetjen financiare me grante.

Rezulton se grantet për start up janë rritur vitet e fundit, me një mbështetje që arrin deri në 300 milionë lekë në vit. Disa skema grantesh janë aplikuar për të ndihmuar të interesuarit për të zhvilluar nismat e tyre individuale dhe kryesisht të rinjtë.

Por pavarësisht zhvillimeve positive në këtë drejtim, disa probleme mbeten ende të pranishme.

Ato kanë të bëjnë me kryesisht me mungesën e financimit; nivelin e lartë të burokracive; tregun e vogël dhe mungesën e lidhjes me tregjet ndërkombëtare; mungesën e mentorëve dhe edukimit sipërmarës; një kulturë të ulët inovacioni dhe sipërmarje; si dhe mungesën e hapësirave të përbashkëta dhe akselatorëve cilësorë.

Etiketa: aktualitet
Pas

A hani çokollatë çdo ditë? Ja si mund të ndikojë në trupin dhe shëndetin tuaj

Para

AGE FORUM, një urë mes bizneseve të konsoliduara dhe sipërmarrjeve të reja shqiptare. Zhvillohet konkursi i 10 startupeve të Women Startup Competition Albania

Para
AGE FORUM, një urë mes bizneseve të konsoliduara dhe sipërmarrjeve të reja shqiptare. Zhvillohet konkursi i 10 startupeve të Women Startup Competition Albania

AGE FORUM, një urë mes bizneseve të konsoliduara dhe sipërmarrjeve të reja shqiptare. Zhvillohet konkursi i 10 startupeve të Women Startup Competition Albania

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

nga Fast News
12:31 | 14/05/2026
0

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

nga Fast News
12:26 | 14/05/2026
0

Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

nga Fast News
12:24 | 14/05/2026
0

Verë me EasyPay: Pyetjet që bëhen më shpesh

Verë me EasyPay: Pyetjet që bëhen më shpesh

nga Fast News
16:42 | 13/05/2026
0

Recent News

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

12:31 | 14/05/2026
AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

12:26 | 14/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora