• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Vrojtimi i BSH: Familjet shqiptare marrin borxh për konsum

nga Fast News
8 months më parë
në Finance
0
Vrojtimi i BSH: Familjet shqiptare marrin borxh për konsum
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Familjet shqiptare po marrin borxh kryesisht për konsum. Thënë ndryshe, për të përballuar shpenzimet e jetesës së përditshme. Kjo ka rezultuar nga vrojtimi i Bankës së Shqipërisë “Gjendja financiare dhe huamarrja e familjeve në Shqipëri” për gjashtëmujorin e dytë 2024.

“Qëllimi kryesor i huamarrjes mbetet: ‘për konsum’ në 42% të rasteve të huamarrjes, ‘për blerje/riparim prone’ në 23% të rasteve dhe për ‘zhvillim biznesi’ në 12% të rasteve. Pesha e rasteve të huamarrjes për “blerje/riparim prone” dhe për “konsum” kanë shënuar rritje si në terma gjashtëmujorë ashtu edhe në terma vjetorë, ndërsa pesha e rasteve të huamarrjes për “zhvillim biznesi” ka rezultuar në rënie (me 6 pp) krahasuar gjashtëmujorin e kaluar, por ka pasur një rritje të lehtë me 1 pp referuar një viti më pare”, theksohet në raport.

Banka e Shqipërisë evidenton se në rreth 49% të rasteve të raportuara, huamarrja e familjeve rezulton në formën e “kredisë nga institucione financiare”, ku 44% e rasteve janë në trajtë “kredie bankare” (rënie me 1 pikë përqindje krahasuar me 6MI 2024 dhe rritje me 2 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë), dhe 6% janë në trajtë “kartash krediti dhe overdraft” (rritje me 9 pikë përqindje krahasuar me 6MI 2024 dhe rritje me 9 pikë përqindje referuar një viti më parë).

Në rreth 34% të rasteve, huamarrja deklarohet në formën e “parasë në dorë” dhe në 16% të rasteve në formë “malli të papaguar”. “Të dyja këto pesha kanë shënuar rënie si në terma gjashtëmujorë (respektivisht me 4 pikë përqindje) dhe në terma vjetorë (përkatësisht me 4 pikë përqindje dhe 2 pikë përqindje)”, thekson Banka e Shqipërisë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Institucioni mbikëqyrës bankar bën të ditur se vrojtimi i radhës mbi gjendjen financiare të familjeve është kryer mbi kampionin rastësor prej 1200 familjesh, ku rreth 87% e tyre (1049 familje) kanë marrë pjesë në procesin e intervistimit duke iu përgjigjur plotësisht ose pjesërisht pyetjeve të pyetësorit.

Etiketa: aktualitet
Pas

A duhet të punoni edhe gjatë fundjavës?

Para

Uli pagën e vet për të rritur pagat e punonjësve, CEO që prishi rregullat

Para
Uli pagën e vet për të rritur pagat e punonjësve, CEO që prishi rregullat

Uli pagën e vet për të rritur pagat e punonjësve, CEO që prishi rregullat

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

nga Fast News
15:00 | 09/01/2026
0

Sipërmarrësit përballen me stres e rraskapitje, por…

Sipërmarrësit përballen me stres e rraskapitje, por…

nga Fast News
14:30 | 09/01/2026
0

KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë – Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen rreth 1.1 mln euro të ardhura

KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë – Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen rreth 1.1 mln euro të ardhura

nga Fast News
14:00 | 09/01/2026
0

Qeveria “zgjidh qesen”, jep 50 mln euro për përmbytjet. 15 mln euro shkojnë për dëmshpërblimet

Qeveria “zgjidh qesen”, jep 50 mln euro për përmbytjet. 15 mln euro shkojnë për dëmshpërblimet

nga Fast News
13:13 | 09/01/2026
0

Recent News

Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

15:00 | 09/01/2026
Sipërmarrësit përballen me stres e rraskapitje, por…

Sipërmarrësit përballen me stres e rraskapitje, por…

14:30 | 09/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar