Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria është vendi i tretë në botë për diasporën më të madhe. Kryesisht në Itali, Greqi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar e Belgjikë jetojnë e punojnë 1.7 milionë qytetarë.

Megjithatë, çdo e keqe e ka edhe një pozitive nga pas. “Shumë emigrantë që nga Dukagjini, Shala, Shoshi, Malësia e madhe etj., që janë mbi 230 të tillë, që kanë jetuar e punuar jashtë për mbi 10-12 vite, janë kthyer e kanë investuar, kryesisht në agro-turizëm”, thotë Gjin Gjoka, nga Dhoma e Biznesit të Diasporës.

Një pjesë e tyre, mbi 200 mijë votuan për herë të parë nga aty ku punojnë e jetojnë në zgjedhjet e 11 majit. Në një kohë që lidhja me ata po bëhet më e fortë, përfitimet ekonomike të Shqipëria nga diaspora shtrihen edhe në drejtime të tjera, te kapitali, dija, eksperienca, investimet e huaja, turizmi dhe mbi të gjitha te paratë që sjellin për familjet në vendlindje.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Për të kuptuar madhësinë e remitancave, mjafton të kujtojmë se vetëm gjatë vitit të shkuar ato kapën shifrën e 1 miliardë eurove.

“Duke pasur një diasporë, apo një emigracion mbi 30-vjeçare dhe më shumë, natyrisht nuk është më ai brezi i parë që vetëm dërgonte para’ dhe ishte në luftë për t’u integruar në vendet pritëse, por tashmë një pjesë e rëndësishme e remitancave po vijnë në formën e investimeve dhe bashkëpunimeve në Shqipëri”, thotë Adrian Civici, ekspert për ekonominë.

Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe  investimeve nga shqiptarë të diasporës, veçanërisht në pesë vitet e fundit kanë shkuar në projekte në sektorë si agroturizmi, turizmi, bujqësia dhe shërbimet financiare.

Megjithatë lidhja me origjinën, veçanërisht në drejtim të ekonomisë vijon të pengohet kryesisht nga mungesa e të dhënave, mos-njohja e kapitalit të origjinës dhe mos-pasja e një strategjie funksionale për integrimin e diasporës me jetën socio-ekonomike të Shqipërisë.

“Biem dakord që edhe strategjia apo pasja e një institucioni qendror koordinues janë të rëndësishme, por më shumës e kaq janë masat, ligjet dhe formash që e bëjnë më praktike këtë formë bashkëpunimi”, thotë Civici.

Në vazhdën e lehtësimeve që duhen e ofruar, për një ndër themeluesit e Dhomës Ekonomike të Diasporës është edhe “amnistia fiskale.”

“Jemi duke lobuar ende. Kemi marrë zotimin e kryeministrit Rama. Mendoj se është një detyrim që ja kemi emigrantëve shqiptarë”, thotë Gjoka.

Diaspora, ashtu si edhe në samitin e Komitetit Politik Evropian po cilësohet si “Arka e Noes” për ekonominë shqiptare, e cila po kalon ditë të mirë por në horizont nuk mungojnë rreziqet e shtuara. /A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Para

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

Para
KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ndryshimet në kodin rrugor, ja kur hiqet patenta përjetësisht

Ndryshimet në kodin rrugor, ja kur hiqet patenta përjetësisht

nga Fast News
12:31 | 10/08/2026
0

Ushqimet dhe nafta rrisin koston e jetesës në vend, inflacioni kapërcen në 3.4%

Ushqimet dhe nafta rrisin koston e jetesës në vend, inflacioni kapërcen në 3.4%

nga Fast News
12:20 | 10/08/2026
0

Kredimarrësit e rregullt, huatë me probleme zbresin në nivelin më të ulët që nga 2007-ta

Kredimarrësit e rregullt, huatë me probleme zbresin në nivelin më të ulët që nga 2007-ta

nga Fast News
12:08 | 10/08/2026
0

“Turizmi i byrekut”

“Turizmi i byrekut”

nga Fast News
19:37 | 09/08/2026
0

Recent News

Ndryshimet në kodin rrugor, ja kur hiqet patenta përjetësisht

Ndryshimet në kodin rrugor, ja kur hiqet patenta përjetësisht

12:31 | 10/08/2026
Ushqimet dhe nafta rrisin koston e jetesës në vend, inflacioni kapërcen në 3.4%

Ushqimet dhe nafta rrisin koston e jetesës në vend, inflacioni kapërcen në 3.4%

12:20 | 10/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora