Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rikthehet Think Big – Programi që do t’ju bëjë të mendoni përtej të zakonshmes!

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Rikthehet Think Big – Programi që do t’ju bëjë të mendoni përtej të zakonshmes!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas dy sezoneve të suksesshme që frymëzuan mijëra të rinj dhe profesionistë në mbarë Shqipërinë, programi televiziv Think Big rikthehet me sezonin e tretë, duke sjellë një format edhe më të pasur, më të afërt dhe më të ndikuar nga realiteti i biznesit shqiptar.

Think Big, një prodhim origjinal i Business Magazine Albania, është një program unik që synon të frymëzojë dhe edukojë publikun në fushën e sipërmarrjes, të orientojë në karrierë dhe të promovojë kulturën e sipërmarrjes përmes historive të vërteta të suksesit të bizneseve dhe liderëve të njohur. Ai fokusohet në pasqyrimin e modelit të zhvillimit të një biznesi të suksesshëm, duke vënë theksin te rrugëtimi i sipërmarrësit apo i kompanisë dhe mënyra se si janë përballuar sfidat, duke u nxjerrë mësime të vlefshme për të tjerët.

Programi i qaset çdo historie nga një këndvështrim i brendshëm. Ekipi i produksionit hyn brenda bizneseve, ndjek proceset, bisedon me punonjësit dhe drejtuesit, për të kuptuar se si krijohet një produkt apo shërbim që gjen vend në tregun shqiptar. Në fokus vendoset jo vetëm rrëfimi i sipërmarrësve dhe liderëve, por edhe perspektiva e ekspertëve dhe profesionistëve të industrisë, të cilët analizojnë tendencat dhe zhvillimet e tregut, bazuar në përvojën dhe të dhënat reale.

Sezoni i tretë do të transmetohet në kanalin zyrtar të YouTube të Business Magazine Albania.

Think Big është më shumë se një emision – është një udhëtim në zemrën e ëndrrave sipërmarrëse shqiptare. Me dy sezone që kanë prekur mendjet dhe zemrat e publikut, programi ka ndërtuar një identitet të veçantë si një dritare që ofron jo vetëm pamjen e produktit final, por edhe procesin, sfidat dhe pasionin që e shoqërojnë. Kamera ndalet aty ku zakonisht nuk shkon: në duart e punonjësve, në tryezat ku lindin idetë, në makineritë që japin jetë produkteve që përdoren çdo ditë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ajo që e veçon programin është ndjeshmëria e tij njerëzore – bisedat e ngrohta me sipërmarrësit dhe liderët që ndajnë historitë e tyre personale, fillimet e vështira, sukseset, gabimet dhe mësimet që ia vlejnë të dëgjohen. Çdo episod është një ftesë për të menduar ndryshe, për të parë sfidat si mundësi dhe për të kuptuar sektorët që po formësojnë të ardhmen: nga teknologjia dhe inovacioni, te turizmi, prodhimi, ecommerce apo shërbimet profesionale.

Në këtë sezon të tretë, Think Big shkon më tej. Tashmë, në qendër janë jo vetëm drejtuesit, por edhe punonjësit – ata që mbajnë ritmin e përditshëm të kompanive dhe që shpesh mbeten jashtë kamerës. Episodet pasurohen me zërin e ekspertëve që ofrojnë këndvështrime analitike mbi zhvillimet e tregut të punës dhe profesionet e së ardhmes në Shqipëri.

Cili do të jetë personazhi i parë i këtij sezoni?

Etiketa: aktualitet
Pas

Oferta pune ende pa e marrë diplomën, Kosova si fabrikë e mjekëve që ikin jashtë

Para

Çmimi i Bitcoin arrin rekord të ri

Para
Çmimi i Bitcoin arrin rekord të ri

Çmimi i Bitcoin arrin rekord të ri

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Doganat: Nga falja e 50% të detyrimeve përfituan 260 subjekte, u fshinë 1.8 mln euro gjoba

Doganat: Nga falja e 50% të detyrimeve përfituan 260 subjekte, u fshinë 1.8 mln euro gjoba

nga Fast News
16:03 | 07/07/2026
0

Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë nga sëmundjet endokrine, diabeti mbetet shkaku kryesor

Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë nga sëmundjet endokrine, diabeti mbetet shkaku kryesor

nga Fast News
16:02 | 07/07/2026
0

Më pak interes për pasaportën shqiptare, bie me 46% shtetësia shqiptare për të huajt me 2025

Më pak interes për pasaportën shqiptare, bie me 46% shtetësia shqiptare për të huajt me 2025

nga Fast News
09:17 | 07/07/2026
0

Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 mln euro shuma e kursyer për qytetarët

Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 mln euro shuma e kursyer për qytetarët

nga Fast News
08:55 | 07/07/2026
0

Recent News

Doganat: Nga falja e 50% të detyrimeve përfituan 260 subjekte, u fshinë 1.8 mln euro gjoba

Doganat: Nga falja e 50% të detyrimeve përfituan 260 subjekte, u fshinë 1.8 mln euro gjoba

16:03 | 07/07/2026
Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë nga sëmundjet endokrine, diabeti mbetet shkaku kryesor

Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë nga sëmundjet endokrine, diabeti mbetet shkaku kryesor

16:02 | 07/07/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora