• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Bie besimi tek ekonomia, pesimistë konsumatorët dhe bizneset e industrisë

nga Fast News
7 months më parë
në Ekonomi
0
Bie besimi tek ekonomia, pesimistë konsumatorët dhe bizneset e industrisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bie besimi në ekonomi. Vrojtimi I Treguesit të ndjesisë ekonomike, publikuar nga Banka e Shqipërisë evidenton në muajin prill, me rënie prej 0.8 pikësh në krahasim me marsin. Kjo rënie u  përcaktua  veçanërisht  nga  sektori  i  industrisë,  dhe  më  pak  nga  treguesi  i  besimit   konsumator. Ndërkohë treguesit e besimit në sektorët e ndërtimit, shërbimeve dhe tregtisë, regjistruan rritje të lehta.

Treguesi i besimit të industrisë (TBI) ra me 6.7 pikë përqindje në muajin prill, i ndikuar nga vlerësimet e përkeqësuara për kontratat porositëse në vend dhe veçanërisht  për  ato  nga  eksportet. Për rrjedhim,  niveli  aktual  i  TBI-së  thelloi  vlerat negative, duke zbritur nën mesataren historike. Në terma të pritjeve për të ardhmen, bizneseve të këtij sektori presin punësim në rritje dhe çmime në rënie.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u rrit me 1.3 pikë përqindje në muajin prill,  për  të  dytin  muaj  me  radhë.  Ky  tregues  qëndron  rreth  17  pikë  përqindje mbi mesataren afatgjatë. Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht  nga  vlerësimet  më  të  larta  për  nivelin  e  porosive  aktuale.  Pritjet  për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje.

Treguesi i besimit në shërbime (tBSh) u rrit lehtësisht me 0.5 pikë përqindje, në  muajin  prill.  Niveli  i  TBSH-së  qëndron  rreth  14  pikë  përqindje  mbi  mesataren afatgjatë të tij. Të dy komponentët përbërës të treguesit, ecuria aktuale e aktivitetit si dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar rritje. Pritjet e bizneseve për punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë gjithashtu me rritje.

Treguesi i besimit në tregti (tBt) ka shënuar rritje me rreth 0.8 pikë përqindje. Kjo  rritje  u  ndikua  kryesisht  nga  vlerësime  optimiste  për  punësimin  në  të  ardhmen. Niveli aktual i TBT-së qëndron rreth 7 pikë përqindje mbi mesataren historike. Gjithashtu,  pritjet  e  tyre  për  ecurinë  e  biznesit  dhe  ato  për çmimet në të ardhmen kanë regjistruar rritje këtë muaj.

 Treguesi i besimit konsumator (tBK) ra me 1.3 pikë përqindje. Megjithatë, niveli i tij aktual mbetet  mbi mesataren historike me rreth 2 pikë përqindje. Përkeqësimi  i  TBK-së  këtë  muaj  u  ndikua  nga  rënia  e  pothuajse  të  gjithë  balancave  përbërëse  të  treguesit,  përkatësisht:  pritjeve  për  situatën  e  përgjithshme ekonomike, situatën financiare dhe blerjet aktuale në shuma të mëdha  (Tabelë  2,  konsumatori. Pritjet për  nivelin  e  përgjithshëm  të çmimeve dhe punësimin në të ardhmen janë rishikuar lehtësisht për poshtë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Papunësia ka rënë, por a është reale kjo?

Para

Oda Amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës në zhvillim ekonomik, investime dhe fuqizim ndërkombëtar

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

nga Fast News
13:00 | 15/11/2025
0

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

nga Fast News
12:30 | 15/11/2025
0

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

nga Fast News
11:50 | 15/11/2025
0

Recent News

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

13:30 | 15/11/2025
A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

13:00 | 15/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar