• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

14 incidente kibernetike në 3 muaj. Ndaj aplikacioneve, më të shpeshtat

nga Fast News
2 weeks më parë
në Teknologji
0
14 incidente kibernetike në 3 muaj. Ndaj aplikacioneve, më të shpeshtat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në 3 muajt e parë të këtij viti, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka identifikuar dhe menaxhuar gjithsej 14 incidente kibernetike, duke ndërmarrë masa konkrete për neutralizimin e kërcënimeve dhe mbrojtjen e infrastrukturave kritike.

Shumica e incidenteve lidhen me kompromentimin e aplikacioneve. Konkretisht, 6 raste rezultojnë të jenë sulme që synojnë aplikacione që ofrojnë shërbime, duke rrezikuar funksionalitetin dhe sigurinë e tyre.



Ndërkohë, janë zbuluar 4 raste të Spear Phishing, të cilat përfshijnë përpjekje të targetuara për të mashtruar përdorues specifikë dhe për të fituar akses të paautorizuar përmes komunikimeve të personalizuara. Vetëm 1 sulm është identifikuar si DDoS, për mbingarkesë të sistemeve dhe ndërprerje të funksionimit të shërbimeve. Pra, DDoS është një sulm në rrjet, synimi i të cilës është që një website ose rrjet të shkëputet për një periudhë kohore, duke e ngarkuar me trafik të tepërt dhe duke e bërë shërbimin e tij të padisponueshëm.

Nga ana tjetër, sulme të tipit Ransomware, Shfrytëzimi i dobësive të njohura në sisteme për të depërtuar ose manipuluar funksionimin e tyre, Reconnaissance dhe Full Scanning janë me nga 1 rast secila. Ransomware është enkriptim i të dhënave me qëllim përfitimi financiar përmes shpërblimit. E thënë ndryshe, Ransomware përfshin një lloj programi (malware) që kodon skedarët dhe i mban peng ato derisa individët të japin informacione sensitive ose t’i paguhet një shpërblim sulmuesit.

Reconnaissance dhe Full Scanning janë veprimtari zbuluese ndaj gjithë infrastrukturës, me synim identifikimin e dobësive në arkitekturën digjitale të institucionit.

Gjatë vitit që lamë pas, Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike ka identifikuar, trajtuar dhe menaxhuar 32 incidente kibernetike, më pak se në 2023./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Nga kuzhina e shtëpisë në një biznes, si dashuria për qenin solli një markë që fiton mbi 1 milion dollarë?

Para

Tren i ri nate, nga Parisi në Alpe, kjo është mundësia e përsosur për pushime të paharrueshme

Para
Tren i ri nate, nga Parisi në Alpe, kjo është mundësia e përsosur për pushime të paharrueshme

Tren i ri nate, nga Parisi në Alpe, kjo është mundësia e përsosur për pushime të paharrueshme

Të Gjitha

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

nga Fast News
13:47 | 18/05/2025
0

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

nga Fast News
13:46 | 18/05/2025
0

Avioni i parë me hidrogjen

Avioni i parë me hidrogjen

nga Fast News
13:43 | 18/05/2025
0

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

nga Fast News
13:38 | 18/05/2025
0

Recent News

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

13:47 | 18/05/2025
Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

13:46 | 18/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar