Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e tij, si çdo sipërmarrës tjetër, ishin të mbushura me refuzime, por ishte një veprim i mençur dhe një ide jashtëzakonisht e guximshme që e transformoi Ken Cole në të famshmin Kenneth Cole.
Në vitin 1982, Cole kishte një ëndërr, të shiste këpucët që kishte dizajnuar, por për ta arritur këtë, ai duhej të bëntë diçka ndryshe. Për të marrë pjesë në Panairin e Këpucëve të Nju Jorkut, ngjarja më e rëndësishme për këtë industri, ai u përball me një problem të madh, kostoja e lartë e hapësirave për ekspozita brenda dhe jashtë Hilton-it.
Shoe-a-Paloooza, ideja që fitoi
Në vend që të dorëzohej, Kenneth Cole bëri diçka të pabesueshme, mori një kamion dhe e shndërroi atë në një ekspozitë lëvizëse për këpucët e tij. Për të marrë një leje për parkimin e kamionit, ai u paraqit si producent filmi dhe i aplikoi qytetit për një leje për të xhiruar një “dokumentar” mbi lindjen e një kompanie këpucësh.
Ky hap mendjemprehtë, që iu dha mundësinë të merrte lejen e nevojshme, nuk ishte vetëm një mashtrim kreativ, por një hap strategjik që shndërroi Kennet Cole nga një sipërmarrës i panjohur në një emër të njohur globalisht.
Shitjet që ndryshuan gjithçka
I vendosur përpara Hilton-it, ai shtriu tapetin e kuq dhe ftoi blerësit që të hynin. Rezultati? Në vetëm dy ditë, Kenneth Cole shiti 40,000 palë këpucë, duke e bërë markën e tij të njohur në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Ky moment shënoi një rritje të jashtëzakonshme për brendin, dhe që nga ajo kohë, Kenneth Cole Productions është një nga kompanitë më të mëdha të modës në botë.
Një ide e mençur dhe një hap inovativ bëri që një ëndërr të kthehej në realitet.