• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Barazia Gjinore

Gratë më të stepura në biznes se burrat, vetëpunësohen më pak

nga Fast News
1 month më parë
në Barazia Gjinore
0
Gratë më të stepura në biznes se burrat, vetëpunësohen më pak
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gratë po marrin më pak iniciativa për t’u vetëpunësuar. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në tremujorin e fundit të 2024-ës, numri i të vetëpunësuarve në Shqipëri zinte rreth 29.9% të të punësuarve gjithsej sa i përket moshës mbi 15 vjeç. Brenda këtij grupi, meshkujt e vetëpunësuar zinin rreth 37.5% të totalit dhe femrat rreth 20.4%. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, vihet re një rënie e lehtë e vetëpunësimit me rreth 0.9 pikë përqindje për personat aktivë në tregun e punës.

Kur analizojmë rolin e grave në vetëpunësim, vërejmë se grupmosha që dominoi në këtë drejtim ishte ajo 55–64 vjeç, duke përfaqësuar përqindjen më të lartë të sipërmarrëseve femra.





Një tjetër aspekt që tërheq vëmendjen është niveli arsimor i të vetëpunësuarve. Në të gjitha grupmoshat, personat me arsim të lartë përfaqësojnë përqindjen më të ulët në këtë kategori.

Tek gratë e moshës 55–64 vjeç, ndonëse 27% janë të vetëpunësuara, vetëm 6.8% prej tyre kanë përfunduar arsimin e lartë. Ndërsa tek të rejat, niveli arsimor i tyre mbetet kryesisht në arsim 8/9-vjeçar ose të mesëm, duke reflektuar një përputhje të ulët mes nivelit të edukimit dhe përfshirjes në sipërmarrje.

Situata ndryshon tek burrat, ku bilanci është më pozitiv. Edhe për ta, grupmosha 55–64 vjeç është goxha aktive në vetëpunësim, me 46.9%, nga të cilët 23.4% kanë përfunduar arsimin e lartë, një përqindje shumë më e lartë se ajo e grave në të njëjtën moshë. Po ashtu, edhe te të rinjtë meshkuj vërehet një përfshirje më e madhe në vetëpunësim sesa te vajzat, duke e bërë këtë formë të të ardhurave më të zakonshme mes djemve.

Megjithatë, edhe te burrat mbizotërojnë ata me nivel më të ulët arsimor, duke përforcuar idenë se vetëpunësimi në Shqipëri shpesh mbetet alternativë për individë që nuk janë të përfshirë në tregun formal të punës ose nuk kanë ndjekur rrugë të plota akademike.

Etiketa: aktualitet
Pas

ChatGPT po ndryshon personalitet, Sam Altman pranon se ishte bërë “i padurueshëm”

Para

Shtatë pikat kyçe të marrëveshjes midis Ukrainës dhe SHBA

Para
Shtatë pikat kyçe të marrëveshjes midis Ukrainës dhe SHBA

Shtatë pikat kyçe të marrëveshjes midis Ukrainës dhe SHBA

Të Gjitha

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

nga Fast News
16:35 | 13/06/2025
0

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

nga Fast News
16:30 | 13/06/2025
0

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

nga Fast News
16:21 | 13/06/2025
0

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Recent News

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

16:35 | 13/06/2025
Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

16:30 | 13/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar