• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Paqja fiskale e Ramës dhe amnistitë e qeverive para zgjedhjeve

nga Fast News
2 weeks më parë
në Ekonomi
0
Paqja fiskale e Ramës dhe amnistitë e qeverive para zgjedhjeve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, drejtuese e Fast News Economy

Një ditë më parë, kryeministri Rama prezantoi gjatë një takimi me biznesin në Elbasan faljen fiskale, që socialistët e quajtën paqja fiskale. Cfarë parashikon ajo? Gjithmonë nëse në zgjedhjet e 11 majit, Rama do të fitojë një mandate të katërt në qeverisje.



Amnistia ka tre shtylla kryesore. Ndërhyrjet do të bëhen tek tatimi i dakortësuar mbi fitimin; rishikimi i pasqyrave financiare dhe falja e detyrimeve dhe kamatvonesave.

Le ti shohim konkretisht se cfarë premtohet.

Për tatimin mbi fitimin, bizneset mund të hyjnë në një marrëveshje vullnetare me administratën tatimore, ku fitimi për qëllime tatimi nuk llogaritet vetëm për një vit, por bazuar në mesataren e 3 viteve të fundit, të rregulluar me disa faktorë ekonomikë. Kjo marrëvedhjes sjell disa përfitime: pasi biznesi di paraprakisht sa do të paguajë; fitimet shtesë tatohen me vetëm 5%.dhe biznesi përjashtohet nga kontrolli tatimor për atë periudhë.

Shtylla e dytë e faljes fiskale të socialistëve janë pasqyrat financiare,

Bizneset që kanë bërë deklarime të pasakta në të kaluarën, mund të rishikojnë pasqyrat e tyre financiare dhe të paguajnë vetëm 5% penalitet mbi ndryshimet. Nuk do të ketë gjoba dhe as interesa. Ndërkohë që pas validimit nga tatimet, ato vite nuk kontrollohen më.

Shtylla e tretë e faljes fiskale ka të bëjë me faljen e detyrimeve dhe kamatvonesave.

Për të gjitha bizneset që kanë borxhe të vjetra ndaj tatimeve propozohet: fshirje totale për detyrimet më të vjetra se 10 vite. Fshirje e gjobave dhe kamatave për 5 vitet e fundit, nëse paguhet detyrimi kryesor. Ndërkohë që për për detyrimet 5–10 vjeçare: fshirje 50% nëse paguhet menjëherë. fshirje 25% nëse paguhet me këste brenda një viti dhe fshirje e gjobave dhe kamatave për borxhet 1–5 vjet, nëse paguhet detyrimi i plotë.

Kjo nuk është hera e parë që premtohet amnisti fiskale para zgjedhjeve. E kanë bërë thuajse të gjitha qeveritë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dhe atyre vendore.

Amnistitë kanë nisur në vitin 2009 nga ish qeveria demokratike me faljen e detyrimeve dhe deklarimin pasuror pa ndërshim e kanë vijuar, më pas edhe nga qeveria socialiste, me rivlerësime pronash me tatim të ulët e deri me falje faturash energji dhe uji të pijshëm.

Etiketa: aktualitet
Pas

5 mësime lidershipi nga Papa Françesku që çdo CEO duhet t’i lexojë

Para

Si aplikohet për naftën falas në bujqësi? Del Udhëzimi me kriteret dhe afatet

Para
Si aplikohet për naftën falas në bujqësi? Del Udhëzimi me kriteret dhe afatet

Si aplikohet për naftën falas në bujqësi? Del Udhëzimi me kriteret dhe afatet

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar