• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

One Albania dhe Akamai Technologies prezantojnë ‘One Safe’, siguri dhe mbrojtje për familjet shqiptare

nga Fast News
1 month më parë
në Teknologji
0
One Albania dhe Akamai Technologies prezantojnë ‘One Safe’, siguri dhe mbrojtje për familjet shqiptare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Lideri i telekomunikacionit në Shqipëri, One Albania, ka prezantuar së fundmi një shërbim të ri për sigurinë kibernetike në internet, falë mbështetjes së gjigandit amerikan që mundëson aksesin e sigurt në internet, Akamai. Bashkëpunimi i frytshëm rezultoi në një shërbim që ofron mbrojtje nga çdo kërcënim kibernetik për të gjithë për abonentët e rrjetit One Albania.

Në një kohë kur interneti po bëhet një pjesë e pandarë e jetës sonë, kompania One Albania është e vendosur t’i mbrojë konsumatorët nga kërcënimet online, mashtrimet ‘phishing’ apo përmbajtjet e dëmshme. One Safe mbron të gjitha pajisjet e lidhura me rrjetin One, pa asnjë pajisje apo aplikacion shtesë.





“Misioni i One Albania shkon përtej lidhjes. Konsumatorët po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për mbrojtjen e të dhënave personale dhe kjo na frymëzon që të vendosim sigurinë dhe përvojën e tyre në radhë të parë. Partneriteti me Akamai mundësoi që të sillnim një produkt që tejkalon pritshmëritë e klientëve tanë, për të ofruar një eksperiencë të sigurt dhe të besueshme në internet, të fuqizuara nga mbrojtja më e mirë nga kërcënimet online. Me One Safe, ne nuk përmirësojmë vetëm rrjetin tonë, por u garantojmë familjeve shqiptare një përvojë navigimi të qetë dhe të besueshme”, shprehet CEO i One Albania, Brano Djurovic.

One Safe garanton:

  • Siguri në rrjet: Mbron çdo pajisje dhe përdorues të rrjetit One Albania.
  • Përvojë të thjeshtuar: Nuk kërkohet pajisje, instalime ose mirëmbajtje softuerësh shtesë.
  • Përditësim për t’u mbrojtur nga kërcënimet në kohë reale: Azhurnim i vazhdueshëm dhe automatik që siguron mbrojtjen edhe kundër kërcënimeve më të fundit kibernetike.
  • Mbrojtje gjithëpërfshirëse nga problematikat online: Siguri kundër ‘phishing’ dhe ‘malware’ dhe rreziqe të tjera në internet.
  • Menaxhimi i kërcënimeve: Monitorim në kohë reale i kërcënimeve nëpërmjet një portali të thjeshtë në përdorim.
  • Filtra të personalizuar të përmbajtjes: Mundëson kontrollin mbi aksesin në web për fëmijët dhe anëtarët e familjes.
  • Menaxhimi i kohës në internet: Planifikim i kohës që përdor internetin.
  • Përshtatje e përmbajtjes sipas përdoruesit: Lejon aksesin bazuar në profilin e përdoruesit (fëmijë, adoleshentë, të rritur, pajisje IoT).
  • Transparencë mbi websitet e bllokuar: Ofron shpjegime të qarta për përmbajtjen e bllokuar.
  • Pezullim i aksesit në internet: Ofron periudha pauze nga aksesi në internet.

“Jemi shumë të lumtur që bashkëpunojmë me One Albania për të ofruar përvoja digjitale të sigurta dhe të besueshme për klientët e tyre”, tha Natalie Billingham, zëvendës presidente e shitjeve dhe drejtoreshë menaxhuese për EMEA në Akamai.

“Ky bashkëpunim pasqyron angazhimin tonë të përbashkët për mbrojtjen e përdoruesve dhe avancimin e lidhjes. Akamai Connected Cloud – platforma jonë e shpërndarë në të gjithë botën për sigurinë dhe shpërndarjen e përmbajtjes – ofron mbrojtjen e duhur,  për përdoruesit, nga peizazhi kompleks i kërcënimeve kibernetike. Së bashku, ne i bëjmë përvojat në internet më të sigurta.”

One Safe është më shumë se thjesht një shërbim – është një zgjidhje novatore që rrit sigurinë dhe komoditetin digjital. Me One Safe, të gjitha familjet shqiptare mund të shfletojnë dhe lidhen të sigurt.
Akamai Technologies, Inc. është një kompani amerikane e specializuar në rrjetet e shpërndarjes së përmbajtjeve, sigurinë kibernetike, mbrojtjen nga sulmet DDoS dhe shërbimet cloud, me seli në Kembrixh, Massachusetts.

Etiketa: aktualitet
Pas

Kinezët prodhojnë një “Rolls-Royce” për… të varfërit

Para

A ka stopuar shitja e banesave? Banka e Shqipërisë bën këtë analizë

Para
A ka stopuar shitja e banesave? Banka e Shqipërisë bën këtë analizë

A ka stopuar shitja e banesave? Banka e Shqipërisë bën këtë analizë

Të Gjitha

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

nga Fast News
10:45 | 30/05/2025
0

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

nga Fast News
10:15 | 30/05/2025
0

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

nga Fast News
09:45 | 30/05/2025
0

POSÍ, ka edhe për Ty!

POSÍ, ka edhe për Ty!

nga Fast News
16:57 | 29/05/2025
0

Recent News

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

10:45 | 30/05/2025
Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

10:15 | 30/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar