• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Burime Njerëzore

Multitasking nuk funksionon! Dakord, po çfarë duhet të bëjmë për të mbyllur punët?

nga Fast News
3 weeks më parë
në Burime Njerëzore
0
Multitasking nuk funksionon! Dakord, po çfarë duhet të bëjmë për të mbyllur punët?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse je nga ata që krenohen me “aftësinë për të bërë disa gjëra njëkohësisht”, është koha të rishikosh këtë “superfuqi”. Ekspertët janë pothuajse unanimë, multitasking është një mit.

Nuk jemi duke bërë disa gjëra njëkohësisht, por thjesht po kalojmë me shpejtësi nga një detyrë në tjetrën, dhe çdo herë që e bëjmë këtë, humbasim diçka. Humbasim përqendrimin, bëjmë më shumë gabime dhe jemi më pak efektivë.



Neurologu Richard Cytowic e përmblodhi qartë:

“Na mungon energjia për të bërë dy gjëra njëkohësisht në mënyrë efektive, e lëre më tre apo pesë.”

Megjithatë, kultura moderne e punës, sidomos në botën digjitale, na shtyn drejt këtij modeli. Për të kuptuar më mirë si mund të jemi produktivë pa rënë në grackën e multitasking-ut, eksperti i menaxhimit të kohës, Oliver Burkeman, sjell një perspektivë interesante.

Ai thekson se problemet me multitasking-un janë rritur sidomos për shkak të natyrës së re të punës, ajo që quajmë “punë me dije”, shkrimi, mendimi, analizimi i informacionit, të gjitha procese që kërkojnë përqendrim të plotë dhe të pandërprerë.

Në kohët industriale, njerëzit zakonisht kishin detyra të përsëritura dhe të qarta, për shembull, një veprim në një linjë prodhimi. Në këto raste, multitasking-u as nuk përmendej. Por sot, jemi të rrethuar nga detyra të vogla, njoftime, email-e dhe ndërprerje konstante që kërkojnë një lloj të vetëm vëmendjeje. Dhe kjo vëmendje është e kufizuar.

Por çfarë mund të bëjmë në vend të multitasking-ut?

Burkeman propozon disa strategji praktike dhe shumë të zbatueshme:

Minimizoni kalimet mes detyrave

Organizoni ditën në mënyrë që të grumbulloni detyra të ngjashme dhe t’i përfundoni në blloqe kohe. Për shembull, rezervoni një orar specifik për të kontrolluar email-et, në vend që të ndërprisni punën tuaj sa herë dëgjoni një “ping”.

Pranoni realitetin, nuk bëhet fjalë për multitasking, por për kalim mes detyrash

Nuk ka nevojë të përpiqeni të bëni gjithçka njëkohësisht. Ajo që mund të përmirësojmë është aftësia për të kaluar nga një detyrë në tjetrën në mënyrë të vetëdijshme, duke vendosur pika të qarta fillimi dhe përfundimi.

Metoda e “një detyre në një rresht”

Burkeman sugjeron një teknikë të thjeshtë: Merr një fletë letre, shkruaj një detyrë që je gati ta bësh tani. Pasi ta përfundosh, kryqezoje dhe shkruaj të radhës. Një hap. Një detyrë. Një ndjesi suksesi.

Veprimi fizik i radhës

Kur ndihesh i mbingarkuar dhe nuk di nga t’ia fillosh, identifiko veprimin konkret dhe fizik të radhës. Mund të jetë dërgimi i një emaili, hapja e një dokumenti ose një telefonatë. Mos lejo mendjen të humbasë në “punë mendore” që nuk sjell lëvizje reale.

Trajto listën e detyrave si një lum, jo si një kovë

Në vend që të mendosh se duhet t’i përfundosh të gjitha detyrat e tua një e nga një (njësoj si të zbrazësh një kovë), imagjinoji si një lumë që rrjedh. Zgjidh ato që kanë më shumë kuptim për momentin dhe lëri të tjerat të rrjedhin. Nuk ke pse ndihesh fajtor për gjithçka që nuk arrin të bësh.

Mendo për listën si një menu, jo si një barrë

Kur e shikon listën e detyrave si një menu, zgjedh me vetëdije çfarë do të bësh, dhe jo thjesht çfarë duhet të bësh. Kjo ndjesi zgjedhjeje sjell më shumë kontroll, më pak stres dhe një raport më të shëndetshëm me produktivitetin.

Në fund të ditës, nuk ka rëndësi sa gjëra përpiqemi të bëjmë njëkohësisht. Rëndësi ka sa prej tyre i bëjmë mirë. Produktiviteti i vërtetë nuk është të jesh gjithmonë i zënë, por të jesh i përqendruar, i vetëdijshëm dhe… njerëzor./ NICE NEWS

Etiketa: aktualitet
Pas

Monopolizimi i tregut, si gjykata mund të detyrojë Mark Zuckerberg-un të shesë Instagram-in

Para

Rikthimi i hekurudhave, qeveria prezanton 7 linjat që do të lidhin veriun me jugun

Para
Rikthimi i hekurudhave, qeveria prezanton 7 linjat që do të lidhin veriun me jugun

Rikthimi i hekurudhave, qeveria prezanton 7 linjat që do të lidhin veriun me jugun

Të Gjitha

“Hidh hapin tënd”, paga 1 deri në 3 mijë euro, kërkohen punonjës në shumë sektorë

“Hidh hapin tënd”, paga 1 deri në 3 mijë euro, kërkohen punonjës në shumë sektorë

nga Fast News
10:00 | 09/05/2025
0

Burger në 27 sekonda? Robotët po transformojnë fast food-in në Kaliforni!

Burger në 27 sekonda? Robotët po transformojnë fast food-in në Kaliforni!

nga Fast News
09:30 | 09/05/2025
0

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

nga Fast News
09:00 | 09/05/2025
0

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

nga Fast News
08:30 | 09/05/2025
0

Recent News

“Hidh hapin tënd”, paga 1 deri në 3 mijë euro, kërkohen punonjës në shumë sektorë

“Hidh hapin tënd”, paga 1 deri në 3 mijë euro, kërkohen punonjës në shumë sektorë

10:00 | 09/05/2025
Burger në 27 sekonda? Robotët po transformojnë fast food-in në Kaliforni!

Burger në 27 sekonda? Robotët po transformojnë fast food-in në Kaliforni!

09:30 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar