• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Kur do njihen pensionet me Greqinë? Qeveria “ngre supet”, ekspertët: Negociatat duan mbi 5 vite

nga Fast News
3 weeks më parë
në Ekonomi
0
Kur do njihen pensionet me Greqinë? Qeveria “ngre supet”, ekspertët: Negociatat duan mbi 5 vite

Edi Rama

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga takimi me të moshuarit në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama tha se qeveria nuk e di ende se sa mund të zgjasin negociatat për njohjen e pensioneve me Greqinë. Ekspertët thonë se bisedimet mund të shtrihen në mbi 5 vite. Greqia është shteti me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë, mbi 670 mijë të tillë, ndjekur nga Italia.  

“Njohja e pensioneve me Greqinë dhe Italinë është një volum i madh që të njohë pensionin e kontribuuesve atje. Greqia nuk është Italia në kuptimin e mundësive. Ne kemi filluar negociatat dhe nuk e dimë sa mund të zgjasin me Greqinë.”



Dy deri në tre vite në skenarin optimist dhe mbi pesë vite në rast se do të ketë zvarritje të procesit. Kaq kohë do i duhen Shqipërisë e Greqisë për të bërë të mundur njohjen e pensioneve për qytetarët e dy vendeve.

“Dy vite janë mjaftueshëm që pretendimet e dy palëve dhe pikat ku nuk ka dakordësi të axhustohen. Pastaj kryeministrat e dy vendeve apo përfaqësuesit me kompetenca të deleguara do të kenë rrugë të shtruar për të firmosur marrëveshjen”, u shpreh Kujtim Hoxha, ekspert i sistemit të pensioneve.

Për gazetarin shqiptar në Greqi, Etmond Guri, më i pritshëm është skenari i dytë… ai i mbi 5 viteve pritje.

“Çështja “Beleri”, kthyer në fenomen ka acaruar marrëdhëniet mes dy vendeve. Greqia për herë të parë mori një kundërshti nga Shqipëria dhe sheshimi i marrëdhënieve do të dojë kohë”, tha Etmond Guri.

Por gati 2 vite pasi qeveria greke pranoi për herë të parë në mbi tre dekada për t’u ulur në bisedime për njohjen e pensioneve të shqiptarëve, pasuar nga dy takimeve në Athinë e Tiranë, kryeministri Rama është më optimist.

“Në nivel teknik do të thotë që administrata shtetërore me njerëzit që me anë vjetërsinë punës këtu dhe atje. Janë të gjitha detajet teknike për të shtruar rrugën drejt arritjes dhe zbatimit të marrëveshjes”, deklaroi Kujtim Hoxha.

Greqia është shteti me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë, mbi 670 mijë të tillë, ndjekur nga Italia, Maqedonia e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Gjermania. Po pse mbi tre dekada pritje për njohjen e pensioneve me Greqinë, shtetin me diasporën më të madhe shqiptare?

“Çështje vullneti politik, por edhe ekonomik. Janë shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi dhe kjo i kushton shumë para vendit fqinj në rast të njohjes së pensioneve”, shtoi gazetari Guri.

Në rast të arritjes së një marrëveshje, emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në fuqi do të, mund të bashkonin vitet e punës në dy shtetet për të përfituar kështu dy pensione.

Etiketa: aktualitet
Pas

Për të tretin vit BERZH mbështet qendrën Kallz në përgatitjen e startupeve për Women Startup Competition Albania

Para

Zhvillohet forumi POP, dialogu publik mes qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë në Tiranë

Para
Zhvillohet forumi POP, dialogu publik mes qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë në Tiranë

Zhvillohet forumi POP, dialogu publik mes qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë në Tiranë

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar