• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Burime Njerëzore

5 mësime lidershipi nga Papa Françesku që çdo CEO duhet t’i lexojë

nga Fast News
1 month më parë
në Burime Njerëzore
0
5 mësime lidershipi nga Papa Françesku që çdo CEO duhet t’i lexojë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Papa Françesku ndërroi jetë, duke mbyllur një epokë 12-vjeçare si udhëheqësi shpirtëror i më shumë se 1.3 miliardë njerëzve. Por ndikimi i tij shtrihej përtej kishës, ai ishte një lider global me mesazhe thellësisht të aplikueshme edhe në botën e biznesit.

Me një stil udhëheqjeje që vlerësonte përulësinë, dëgjimin dhe përgjegjësinë, Papa Françesku dha shembuj të çmuar për këdo që drejton njerëz, ekipe apo organizata. Ja pesë mësime të fuqishme që liderët mund të marrin nga jeta dhe puna e tij:





Udhëhiq nga brenda, jo nga lart
Kur u zgjodh Papë, Françesku refuzoi të ngjitej në podiumin tradicional. “Më pëlqen këtu poshtë,” tha ai, duke dhënë menjëherë mesazhin se nuk ishte më lart se të tjerët. Një lider i mirë nuk humb kontaktin me njerëzit që e ndjekin.

Dëgjo zëra të ndryshëm, edhe kur nuk bien dakord me ty
Ai komunikoi me komunitete LGBTQ+, mbrojti emigrantët dhe shtriu dorën ndaj atyre që nuk ndanin bindjet e tij. Një lider i madh nuk kërkon veç duartrokitje, por sfida që e bëjnë më të mirë.

Vendos kufij kur është e nevojshme
Megjithëse progresist në shumë aspekte, ai ruajti disa qëndrime tradicionale, siç ishte qëndrimi kundër ordinimit të grave si priftërinj. Liderët e vërtetë nuk janë gjithmonë populistë, ata marrin vendime të vështira, me integritet.

Mendo përtej mandatit tënd
Në vend që të fokusohej vetëm në të tashmen, ai trajtoi tema si ndryshimet klimatike dhe ruajtja e Tokës për brezat e ardhshëm. Liderët që ndërtojnë të ardhmen, e tejkalojnë veten.

Prano gabimet me guxim
Në vitin 2024, ai kërkoi falje publike për abuzimet në Kishë. Askush nuk është i pagabueshëm. Por ata që pranojnë përgjegjësinë janë më të respektuar se ata që fshihen.

Papa Françesku ishte një model lidershipi me thelb njerëzor. Ai na kujtoi se drejtimi, qoftë ajo kishë apo korporatë, nuk është vetëm për rezultate, por për ndikimin që lë pas në jetën e njerëzve. Mësimet e tij vlejnë sot më shumë se kurrë në një botë që shpesh harron anën njerëzore të suksesit./ INC

Etiketa: aktualitet
Pas

Udhëzimi i ri për blegtorinë: 30% e qumështit duhet të dorëzohet në fabrika

Para

Paqja fiskale e Ramës dhe amnistitë e qeverive para zgjedhjeve

Para
Paqja fiskale e Ramës dhe amnistitë e qeverive para zgjedhjeve

Paqja fiskale e Ramës dhe amnistitë e qeverive para zgjedhjeve

Të Gjitha

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

nga Fast News
10:45 | 30/05/2025
0

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

nga Fast News
10:15 | 30/05/2025
0

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

nga Fast News
09:45 | 30/05/2025
0

POSÍ, ka edhe për Ty!

POSÍ, ka edhe për Ty!

nga Fast News
16:57 | 29/05/2025
0

Recent News

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

10:45 | 30/05/2025
Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

10:15 | 30/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar