• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Shqipëria hyn në epokën e Bankingut të Hapur – Transaksioni i parë i suksesshëm!

nga Fast News
10 months më parë
në Finance
0
Shqipëria hyn në epokën e Bankingut të Hapur – Transaksioni i parë i suksesshëm!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka shënuar një hap të rëndësishëm në modernizimin e sistemit të pagesave me kryerjen e suksesshme të transaksionit të parë duke përdorur teknologjinë e Bankingut të Hapur (Open Banking). Ky moment shënon kulmin e një procesi të gjatë reformash dhe përpjekjesh për të përshtatur tregun financiar shqiptar me standardet evropiane.

Një moment historik ky për Shqipërinë dhe një arritje e madhe për EasyPay! Institucioni i parë dhe i vetëm në vend me licencë për Bankingun e Hapur (Open Banking) ka realizuar transaksionin e parë të këtij lloji, duke sjellë standardet më të avancuara financiare në tregun shqiptar. Kjo arritje është hapi i parë drejt një tregu financiar më të hapur, të sigurt dhe konkurrues, në përputhje me standardet evropiane.

Ky transaksion u krye në bashkëpunim me Intesa Sanpaolo Bank Albania, duke treguar që ekosistemi bankar është gati për këtë transformim të madh. Pas këtij hapi të parë, pritet që transaksionet me Bankingun e Hapur të shtrihen edhe në të gjitha bankat e tjera, duke ofruar më shumë mundësi për bizneset dhe konsumatorët shqiptarë.

Tashmë, me Bankingun e Hapur, klientët mund të përdorin shërbimet e ardhshme të EasyPay si rimbushja e llogarisë elektronike, Pay-by-Bank për e-commerce, Direct Debit për bizneset me abonime mujore, dhe shumë të tjera që do të transformojnë përvojën e tyre financiare.

 



Një rrugë drejt inovacionit financiar

Kryerja e këtij transaksioni është rezultat i zhvillimeve të fundit në fushën e Bankingut të Hapur në Shqipëri. Në fund të vitit 2024, Banka e Shqipërisë lëshoi licencën e parë për një institucion financiar, EasyPay, për të ofruar shërbime të Open Banking, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt një tregu financiar më të hapur. Padyshim që ky hap u pasua me një sërë reformash dhe investimesh në infrastrukturën dixhitale dhe sigurinë kibernetike, nga ana e institucioneve financiare të përfshira në process, me synimin krijimin e një ekosistemi sa më të sigurt për të gjithë përdoruesit.

Në nëntor 2024, Shqipëria u bë anëtare e Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), duke i hapur rrugë transfertave më të shpejta dhe me kosto më të ulët mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera evropiane. Ky integrim i dha një tjetër një shtysë zhvillimit të Bankingut të Hapur.

Sfida dhe mundësi për të ardhmen

Pavarësisht këtij suksesi, zbatimi i plotë i Bankingut të Hapur në Shqipëri mbetet një sfidë që kërkon përpjekje të mëtejshme nga institucionet financiare dhe rregullatorët përkatës. Standardizimi i komunikimit mes institucioneve përmes API-ve të sigurta, garantimi i mbrojtjes së të dhënave të përdoruesve dhe rritja e edukimit financiar janë disa nga sfidat e mëtejshme.

Megjithatë, suksesi i këtij transaksioni të parë konfirmon që Shqipëria është në rrugën e duhur për të ndërtuar një ekosistem financiar më të hapur, konkurrues dhe inovativ. Kjo arritje përbën një pikënisje të rëndësishme në përmirësimin e shërbimeve financiare në vend duke e lidhur Shqipërinë me Europën më shumë se kurrë më parë, dhe EasyPay po shtyn fort drejt këtij ndryshimi!

Etiketa: aktualitet
Pas

Qytetarët mbushin arkën e shtetit, më shumë të ardhura nga rritja e cmimeve dhe pagat

Para

Lajmi i mirë për Shqipërinë! Miratohen pensionet me Italinë, Senati e kalon me 129 vota

Para
Lajmi i mirë për Shqipërinë! Miratohen pensionet me Italinë, Senati e kalon me 129 vota

Lajmi i mirë për Shqipërinë! Miratohen pensionet me Italinë, Senati e kalon me 129 vota

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

nga Fast News
12:18 | 20/12/2025
0

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

nga Fast News
12:12 | 20/12/2025
0

Shumica e bizneseve dështojnë në 3 vitet e para, 6 këshilla si të mbijetoni

Shumica e bizneseve dështojnë në 3 vitet e para, 6 këshilla si të mbijetoni

nga Fast News
12:00 | 20/12/2025
0

Gjysma e popullsisë shqiptare ka emigruar, INSTAT: Mbi 2.2 milionë shqiptarë në të gjithë botën

Gjysma e popullsisë shqiptare ka emigruar, INSTAT: Mbi 2.2 milionë shqiptarë në të gjithë botën

nga Fast News
11:37 | 20/12/2025
0

Recent News

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

12:18 | 20/12/2025
Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

12:12 | 20/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar