• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Premtimi i pastudiuar i rritjes së pagës minimale

nga Fast News
2 months më parë
në Analizë
0
Premtimi i pastudiuar i rritjes së pagës minimale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Opinion nga Aurora Sulce, drejtuese e Fast News Economy

Kryeministri Rama premtoi një ditë më parë rritjen e pagës minimale në 500 euro nga 40 mijë lekë që është aktualisht, një vendim që sipas tij, do të hyjë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm, nëse socialistët fitojnë një mandat të katërt në zgjedhjet e 11 majit. Në pamje të parë, duket një lajm i mirë, pasi iu shërben atyre që paguhen me pagë minimale. Por “djalli” qëndon në detaje.



Si përkthehet rritja e pagës minimale dhe cilat janë efektet në ekonomi?

Paga minimale është paga më e ulët e mundshme që jepet për punëtorët dhe ajo përcaktohet me ligj. Kjo do të thotë se nëse Rama vjen në pushtet dhe e mban premtimin, nuk do të ketë paga më të ulëta se 500 euro. Paga minimale ka ardhur duke u rritur vitet e fundit, nga 34 mijë lekë në vitin 2022 në 40 mijë aktualisht.

Ky vendim shoqërohet me rritje të kostove për biznesin, pasi ky i fundit detyrohet të rrisë pagat e ulëta. Dmth qeveria merr një vendim që pasojat i vuan biznesi. Janë kryesisht subjektet e vogla private, si p.sh dyqanet e lagjeve që preken, të cilat përvec problemeve të shumta që kanë, duhet të përballen edhe me këtë shtim kostoje, cka do të detyrojë një pjesë të tyre, ose të shkurtojnë punëtorët ose të ulin qepenat. Kjo do të thotë se do të shtohet armata e të papunëve dhe do t’i duhet shtetit të paguajë më shumë për t’i mbajtur nëpërmjet pagesave të papunësisë.

Vlen të theksohet se një nismë e tillë që prek drejtëpërdrejtë biznesin dhe financat e tij nuk është diskutuar me këtë të fundit, ndërkohë që duhet të ishte e kundërta. Të kishte konsultime dhe përballje mendimesh dhe argumentash, gjithmonë nëse ajo që iu intereson është ekonomia.

Nga ana tjetër, rritja e pagës minimale con në rritje të të ardhurave përata që marrin pagë minimale dhe automatikisht, kjo shoqërohet me rritje të konsumit. Gjithmonë nëse kjo rritje do të shkojë në xhepat e tyre, pasi mund të ndodhë, që pasi e kanë marrë pagën e rritur në bankë, ta kthejnë diferencën e rritjes në financën e biznesit, sic janë raste që ende fatkeqësisht i dëgjojmë rëndom, për shkak të informalitetit të lartë dhe deformimit të tregut të punës.

Por vlen të theksohet se përfituesja e madhe është qeveria, pasi rriten të ardhurat për skemën e sigurimeve shoqërore, që ashtu sic dihet tashmë, ka aktualisht probleme të forta financiare, duke mundësuar që të japë bonueset e premtuara për pensionistët. Kjo do të thotë se në mënyrë të pashqetësuar, e fusim dorën tek xhepi I biznesit dhe ia marrim paratë për t’ua dhënë pensionistëve. Ndërkohë që është qeveria që nëprëmjet mirëmenaxhimit të skemës dhe financave publike në tërësi duhet të kujdeset për pensionistët dhe t’iu sigurojë atyre pension dinjitoz.

Një tjetër element që duket se nuk është studiuar në premtimin elektoral të rritjes së pagës minimale është situate që krijon me produktivitetin. Në ekonomi, rritja e pagave bëhet për ata punëonjës që janë produktivë, që prodhojmë më shumë e me më tepër cilësi. Pra, është një mekanizëm që e përcakton tregu dhe kërkesë-oferta, nuk bëhet me urdhër.

Në vend që qeveria të ndihmojë biznesin të rrisë produktivitetin, duke I dhënë mundësinë të shëndoshet financiarisht dhe të rrisë në mënyrë natyrale pagat për punëonjësit, bën të kundërtën.

Është e kuptueshme që përpara zgjedhjeve partitë të premtojnë edhe “Hënën”, pasi rritjen e pagës minimale e kanë propozuar më herët edhe demokratët dhe personalisht, kam mbajtur të njëjtin qëndrim.

Por gjykoj, që për nisma që prekin drejtëprërdrejtë qytetarët dhe ndikojnë në mirëqenien e tyre është mirë që të jenë serioze, të konsultuara dhe të studiuara. Kjo i bën partitë politike serioze dhe të besueshme dhe fushtatat elektorale të bazuara mbi alternativa dhe jo mbi batuta facebooku.

Etiketa: aktualitet
Pas

Lamtumirë modele, H&M do të përdor AI për reklamat e saj

Para

Dritaret me panele diellore që mund të kthejnë ndërtesa të tëra në termocentrale thyejnë rekordin e energjisë elektrike!

Para
Dritaret me panele diellore që mund të kthejnë ndërtesa të tëra në termocentrale thyejnë rekordin e energjisë elektrike!

Dritaret me panele diellore që mund të kthejnë ndërtesa të tëra në termocentrale thyejnë rekordin e energjisë elektrike!

Të Gjitha

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Recent News

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025
Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

08:19 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar