• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Gratë për Gratë! 8 Mars, Rruga e Hebrejve në Vlorë merr Emrin e Dr. Anna Kohen

nga Fast News
2 months më parë
në Lifestyle
0
Gratë për Gratë! 8 Mars, Rruga e Hebrejve në Vlorë merr Emrin e Dr. Anna Kohen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 20 vite më parë, Dr. Anna Kohen angazhohet me drejtuesit lokalë të Vlorës dhe rruga ku ajo banonte bashkë me disa familje të tjera hebre, merr emrin “Rruga e Hebrejve”. Ishte pikërisht periudha që ajo u vlerësua edhe qytetare nderi e Vlorës. Prej vitesh Dr. Anna Kohen, krahas karrierës së saj në fushën e mjekësisë në SHBA, i është dedikuar çështjes shqiptare, ka qenë në mbështeteje të komuniteteve dhe qytetarëve shqiptarë. Shumë prej nesh nuk e kanë ditur historinë e saj të plotë, derisa doli në dritë libri i saj “Lulja e Vlorës”.

Por, Dr. Anna Kohen, meritonte të vlerësohej nga qyteti i saj i dashur i lindjes dhe mbështetja erdhi pikërisht nga një grua, pjesëtare aktive e komunitetit shqiptar në Amerikë, nga sipërmarrësja Nevila Dudaj. Për këtë arsye, znj. Dudaj angazhohet personalisht dhe me miqtë e saj, brenda dhe jashtë Shqipërisë, për t’i dhënë rrugës së Hebrejve emrin e Dr. Anna Kohen, si dhe për të vendosur një pllakë të re që nderonte familjet hebreje në këtë rrugë.





Me mbështetjen që mori edhe nga Mirela Mezani, Drejtuese e WAW dhe gatishmërinë e Kryetarit të Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, pikërisht me rastin e 8 Marsit, ditës së Gruas, Dr. Anna Kohen mori dhuratën më të bukur që mund t’i bënin shqiptarët, atë të nderimit të saj, përmes emërtimit të rrugës ku është rritur.

E pyetur nga Va-Spas.com, Dr. Kohen shprehet e nderuar për këtë ndërmarrje të znj.Dudaj dhe të komunitetit shqiptar. Ajo thekson se, “me rrugën e Hebrejve, së bashku me ndërtimin e muzeut hebraik, vetëm dy rrugë më poshtë, do të krijohet një panoramë e plotë e jetës dhe nderimit të hebrejve në Vlorë”.

Rruga Dr. Anna Kohen, Vlorë

Ajo kujton se hebrejtë e pas luftës, ishin disa herë më shumë se para luftës, falë mbështetjes dhe kujdesit të familjeve vlonjate.

Dr. Kohen në librin e publikuar pak vite më parë, “Lulja e Vlorës”, jo vetëm shpalos jetën e saj dhe të familjes, mençurinë me të cilën përballuan sfidat pa shtetësi shqiptare, por edhe lartëson dhe falenderon familjet shqiptare për kujdesin që kanë treguar ndaj hebrejve.

Nisur nga jeta e saj me plot sfida, ajo këshillon të rinjtë përmes Va-spas.com, se: “Nëse doni të përparoni në jetë, duhet patjetër të shkolloheni, të merrni një profesion që ju pëlqen, jo vetëm të merrni një diplomë. Mos lini asnjë pengesë që t’ju ndalojë të bëni shkollën. Fatin e bëjmë vetë!”.

Ajo ka qene per 25 vite Kryetare e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi”. Ajo është sot Kryetare e Shoqatës “Motrat Qiriazi”, Florida Chapter.

Dr.Kohen tregon se kur ishte studente e mjekësisë në Greqi, i komunikoi babait të saj, se edhe nëse familja do të ikë në Amerikë, ajo do të mbaronte shkollën në Greqi. “Kisha me vete vetëm lekët e autobusit. Gjatë drekës të gjithë studentët shkonin në kafene ose për të ngrenë një ëmbëlsirë. Unë pranoja të shkoja me ta, por thoja, se isha me dietë”, tregon ajo.

Libri “Lulja e Vlorës”, Kujtimet e një hebreje të rritur në Shqipërinë komuniste,është i disponueshëm në 3 gjuhë: shqip, anglisht dhe greqisht dhe vlen edhe si një libër motivues për të rinjtë dhe për qasjen e tyre ndaj jetës.

Etiketa: aktualitet
Pas

Turistë të varfër vizitojnë Shqipërinë, ja sa janë shpenzimet mesatare për person

Para

“1.2 miliardë euro”, zbulohet projekti i ndërtimit të stadiumit të ri të Milanos: Gati në 2031

Para
“1.2 miliardë euro”, zbulohet projekti i ndërtimit të stadiumit të ri të Milanos: Gati në 2031

“1.2 miliardë euro”, zbulohet projekti i ndërtimit të stadiumit të ri të Milanos: Gati në 2031

Të Gjitha

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

nga Fast News
08:45 | 06/06/2025
0

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

nga Fast News
08:14 | 06/06/2025
0

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

nga Fast News
08:12 | 06/06/2025
0

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

Recent News

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

08:45 | 06/06/2025
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

08:14 | 06/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar