• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Edukim Financiar

Ulen interesat e kredive, Banka e Shqipërisë tregon arsyet

nga Fast News
10 months më parë
në Edukim Financiar
0
Ulen interesat e kredive, Banka e Shqipërisë tregon arsyet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Banka e Shqipërisë raporton se interesat e kredive kanë pësuar rënie. Sipas njoftimit të institucionit mbikëqyrës bankar, që prej aplikimit për herë të parë në vitin 2022, NEI (Norma Efektive e Interesit) maksimal ka pësuar një rënie të fortë për kreditë me këste për shumën deri në 200.000 lekë. Përpara masave të marra nga Banka e Shqipërisë, NEI maksimal i ofruar në treg arrinte në 300%, ndërsa sot, 4 vite më pas, ky tregues – i përllogaritur dhe i publikuar nga Banka e Shqipërisë – ka zbritur në 71%.

Çfarë është Norma Efektive e Interesit?

Norma Efektive e Interesit përfshin të gjitha kostot që një kredimarrës paguan për kredinë e marrë (si p.sh. norma e interesit, komisionet e ndryshme, kosto e mbajtjes së një llogarie nëse është e detyrueshme për të marrë kredinë, primi i sigurimit që paguan kredimarrësi, etj.).

Ndërsa, NEI maksimal nënkupton një normë tavan interesi për kreditë konsumatore. Produktet e kredisë konsumatore, edhe pse në shuma të vogla, ndikojnë në financat e një grupi të gjerë konsumatorësh.

Përllogaritja e këtij treguesi



Banka e Shqipërisë llogarit çdo 6 muaj NEI-n maksimal, mbështetur në të dhënat që ajo grumbullon nga Regjistri i Kredive mbi kreditë e disbursuara në gjashtëmujorin paraardhës. Ai llogaritet si mesatarja e tregut për çdo produkt/interval disbursimi + një marzh prej 33%.

Në vitin 2025, Banka e Shqipërisë ndërmori masa shtesë për uljen e mëtejshme të këtij treguesi. Në kushtet kur është stabilizuar ecuria e NEI-t maksimal për kreditë me këste për shumën 0 – 200.000 lekë, Banka e Shqipërisë vendosi që vetëm për këtë segment të mos aplikohet më marzhi shtesë prej 33%, me synim reduktimin e mëtejshëm të kostove të kredive konsumatore në nivele më të përballueshme.

Masat e marra nga Banka e Shqipërisë

Në vitin 2021, në kushtet kur kredia konsumatore po merrte një zhvillim të shpejtë, Banka e Shqipërisë rishikoi rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe hipotekare”, duke synuar kryesisht adresimin e devijimeve të vërejtura në treg lidhur me kostot e kredisë që i ngarkohen kredimarrësve.

Më konkretisht, Banka e Shqipërisë nisi aplikimin e këtij tavani në fillim të vitit 2022 si një masë për mbrojtjen e konsumatorit nga normat potencialisht abuzive të interesit, të aplikuara kryesisht nga disa institucione financiare jobanka. Rishikimet rregullative synuan të përafrojnë standardet dhe praktikat më të mira të aplikuara në vendet e Bashkimit Evropian për përcaktimin e kufizimeve për NEI-n, si një tregues gjithëpërfshirës të kostove të njohura të kredisë, duke u bazuar në llogaritjen e një mesatareje të tregut.

Në të njëjtën periudhë, krahas kufizimeve në NEI, hynë në fuqi edhe ndryshimet rregullatore që kufizojnë masën e penaliteteve që mund të aplikohen ndaj kredimarrësve në vonesë. Shuma e penaliteteve të llogaritura nga subjektet kredidhënëse nuk mund të kalojë 30% të shumës së kësteve të papaguara (kësti përfshin vetëm principalin dhe interesin).

Detyrimi për zbatim

Të gjitha bankat dhe institucionet financiare të licencuara nga Banka e Shqipërisë për të kryer aktivitetin e huadhënies janë të detyruara të respektojnë NEI-n maksimal të publikuar, si dhe kufizimet e vendosura për penalitetet.

Etiketa: aktualitet
Pas

Industrialistët apel qeverisë: Përshtasni legjislacionin me BE e SHBA, prodhimi vendas në vështirësi

Para

Kaosi me eksportet, nafta shënon rritje, në rënie të gjithë produktet e tjera

Para
Kaosi me eksportet, nafta shënon rritje, në rënie të gjithë produktet e tjera

Kaosi me eksportet, nafta shënon rritje, në rënie të gjithë produktet e tjera

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

nga Fast News
12:18 | 20/12/2025
0

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

nga Fast News
12:12 | 20/12/2025
0

Shumica e bizneseve dështojnë në 3 vitet e para, 6 këshilla si të mbijetoni

Shumica e bizneseve dështojnë në 3 vitet e para, 6 këshilla si të mbijetoni

nga Fast News
12:00 | 20/12/2025
0

Gjysma e popullsisë shqiptare ka emigruar, INSTAT: Mbi 2.2 milionë shqiptarë në të gjithë botën

Gjysma e popullsisë shqiptare ka emigruar, INSTAT: Mbi 2.2 milionë shqiptarë në të gjithë botën

nga Fast News
11:37 | 20/12/2025
0

Recent News

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

12:18 | 20/12/2025
Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

12:12 | 20/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar