• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rama njofton mbajtjen e Panairit të Punës në Athinë në 2 mars, flet edhe për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë

nga Fast News
2 months më parë
në Ekonomi
0
Rama njofton mbajtjen e Panairit të Punës në Athinë në 2 mars, flet edhe për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë

Edi Rama

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar së në datën 2 mars do të mbahet Panairi i parë i Punës në Athinë.

Përmes një njoftimi në faqen e tij në Facebook, Rama tha se ky panair ka për qëllim që shqiptarët të njihen me perspektivën e kthimit të plotë ose të pjesshëm me punë në atdhe.



Shefi i qeverisë shtoi se ky është panairi i parë i këtij lloji, i cili sipas tij, hap një derë të re komunikimi me diasporën për Shqipërinë 2030.

Rama tha gjithashtu se për të gjithë ata që kërkojnë pension europian në Shqipëri, duhet të kujtojnë se ende qeveria shqiptare nuk ka mbyllur marrëveshjen e pensioneve me Greqinë, siç bëri me Italinë.

Fjala e Ramës:

Sot postuam njoftimin për Panairin e parë të Punës në Athinë në 2 mars dhe ka pasur komente nga më të ndryshmet, siç është dhe krejt e natyrshme dhe pozitive që të jenë  sepse ndryshe nuk kemi mundësinë që t’i diskutojmë siç duhen gjërat.

“Nuk kthehet asnjë”. Këtu e ke gabim e dashur Dori sepse ka plot që kthehen. E ke parë ti që u del llogaria më mirë në fund të vitit, sidomos kur kursimet andej investohen këtej në fshatin e tyre për një fermë, për një agroturizëm, për një linjë përpunimi. Pensionet europiane nuk bëhen aq kollaj sa shkruhet një koment sepse po të jap një shembull konkret. Shumëkush thotë  “Dua pension europian në Shqipëri”, por sigurimet shoqërore i ka paguar të tëra këto vite në Greqi dhe nuk është e mundur nëse nuk mbyllim marrëveshjen e pensioneve me Greqinë siç e mbyllëm me Italinë apo me plot vende të tjera, që të mund t’i japim një pension siç e dëshiron këtu në Shqipëri, por ama, mos harro që kur erdhëm ne në detyrë, jo që nuk kishte fare nga këto marrëveshje, Shqipëria nuk kishte fytyrë që të ulej si e barabartë në tryezë më te tjerët.

“Në këtë vend vijnë vërdallë për një dokument”. Po jo more miku im Ladi, në këtë vend është më kollaj se në Greqi, është më kollaj se në Itali për të marrë dokumentet sepse i merr nga aty ku je, me celular, pa luajtur vendit hiç, ndërsa për ndërtimet e bëra në pronën e të tjerëve apo dhe në tënden ke shumë të drejtë. Këtë e kemi peshqesh nga këneta jonë që e bëri Shqipërinë lesh e li, por dhe kjo hap pas hapi po vihet në vend dhe brenda kohës së negociatave me Bashkimin Europian do ta mbyllim dhe këtë plagë të madhe që e trashëguam nga këneta jonë dhe Shqipëria 2030 nuk do ta ketë më këtë problem.

Tirana, i dashur, ka 24 orë ujë në 67% të territorit dhe 17 orë ujë mesatarisht në pjesën tjetër, ndërkohë që vazhdojnë investimet këtu në Tiranë dhe vazhdojnë në tërë Shqipërinë ku, të merremi vesh, nuk ka pasur 24 orë ujë kurrë, asnjëherë, as në kohën e komunizmit dhe ku sot shtohen vijimësisht zonat me 24 orë ujë, ndërkohë që kur ne morëm detyrën askund, në asnjë zonë nuk kishte 24 orë ujë.

Sa për tërë Shqipërinë vetëm me pleq, shiko se mos ka më shumë pleq Greqia sesa Shqipëria meqë ra fjala dhe kur t’i gjesh në Greqi fshatrat e mbushur me rini, të lutem postoi t’i shohim edhe ne këtu pleqtë e Shqipërisë, por një gjë di unë; në turizëm në ndërtim, në radhë të parë, del më mirë hesapi po të punosh këtu sesa të punosh atje. Prandaj dhe po e bëjmë Panairin e parë, je i ftuar, do të prezantojmë dhe portalin e vendeve të punës aty ku shqiptarët e Europës kane zemrën, në Shqipëri.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shpenzimet e zbritshme/ Si mund të përfitoni zbritje nga taksat, çfarë duhet të deklarojmë në tatime

Para

Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Para
Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Të Gjitha

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

nga Fast News
16:00 | 08/05/2025
0

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

nga Fast News
15:59 | 08/05/2025
0

Stresi në punë “përkthehet” në kosto – Pasojat në shëndetin mendor i kushtojnë BE-së mbi 100 mld euro në vit

Stresi në punë “përkthehet” në kosto – Pasojat në shëndetin mendor i kushtojnë BE-së mbi 100 mld euro në vit

nga Fast News
09:30 | 08/05/2025
0

Rritet me 10% numri i bizneseve. Shqiptarët preferojnë tregtinë, serviset e makinave, hotelet e restorantet

Rritet me 10% numri i bizneseve. Shqiptarët preferojnë tregtinë, serviset e makinave, hotelet e restorantet

nga Fast News
09:00 | 08/05/2025
0

Recent News

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

16:00 | 08/05/2025
Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

15:59 | 08/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar