• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Në çdo pesë familje ka një biznesmen/ Tirana, Durrësi dhe Vlora kryesojnë! Elbasani, Kukësi dhe Dibra, në fund

nga Fast News
3 months më parë
në Biznes
0
Në çdo pesë familje ka një biznesmen/ Tirana, Durrësi dhe Vlora kryesojnë! Elbasani, Kukësi dhe Dibra, në fund
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitet e fundit, zhvillimi i bizneseve në Shqipëri ka qenë pozitiv, me disa sektorë që kanë treguar rritje të konsiderueshme, ndërkohë që numri i ndërmarrjeve është rritur po ashtu. Analizohen të dhënat për të kuptuar se sa është raporti i sipërmarrësve me popullsinë në vendin tonë.

Duke qenë se ekonomia e tregut në vendin tonë është e bazuar më së shumti në sipërmarrje të vogla, kryesisht familjare, atëherë edhe këtë analizë e kemi bërë në bazë të familjeve. Bizneset e vogla me 1 deri në 4 punonjës, përbëjnë shumicën dërrmuese të ndërmarrjeve në Shqipëri me 86% të peshës. Theksojmë se janë marrë në analizë vetëm ndërmarrjet aktive për vitin përkatës.



Pra, sa familje kanë një ndërmarrje? Në rang kombëtar, rezulton se për çdo 100 familje, 17 të tilla kanë një biznes, pra 17%, ose gati një në pesë familje. Në këtë analizë ne kemi renditur edhe qarqet sipas atyre me më shumë biznesmenë, dhe atyre me më pak biznesmenë. Në vend të parë, me më shumë familje sipërmarrëse mesatarisht, rezulton të jetë qarku i Tiranës, me rreth 25 të tilla për 100 familje.

Në vend të dytë ndërkohë ndjek qarku i Durrësit me rreth 19.6 familje biznesmene ndër 100. Vlora ndërkohë mban vendin e tretë, me rreth 19.5% të totalit. Renditja vijon me Lezhën, Shkodrën dhe Fierin. Tre vendet e fundit në renditje ndërkohë, mbahen nga Elbasani, Dibra dhe Kukësi.

Shifrat e përpunuara nga “Scan Intel”, sa i përket familjeve sipas qarqeve, apo bizneseve sipas qarqeve i referohen vitit 2023, si viti i fundit me të dhëna të përditësuara për të gjithë indikatorët e marrë në vlerësim.

Raporti i ndërmarrjeve për familje ndërkohë i referohet vetëm një mesatare, që shërben si referencë për të kuptuar se në cilat qarqe ka më shumë frymë sipërmarrje dhe në cilat më pak. Në total, në të gjithë Shqipërinë numërohen rreth 130 mijë ndërmarrje aktive./Tv Scan

Bizneset për 100 familje sipas qarkut

Etiketa: aktualitet
Pas

Cilat janë linjat ajrore më të mira në botë?

Para

Muaji i parë i Trump në detyrë: Si ka ndikuar në tregjet financiare?!

Para
Muaji i parë i Trump në detyrë: Si ka ndikuar në tregjet financiare?!

Muaji i parë i Trump në detyrë: Si ka ndikuar në tregjet financiare?!

Të Gjitha

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

nga Fast News
09:00 | 09/05/2025
0

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

nga Fast News
08:30 | 09/05/2025
0

Kredo.al akoma më pranë qytetarëve të Fieri

Kredo.al akoma më pranë qytetarëve të Fieri

nga Fast News
08:01 | 09/05/2025
0

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

nga Fast News
16:00 | 08/05/2025
0

Recent News

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

09:00 | 09/05/2025
10 cilësitë e një punonjësi të keq!

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

08:30 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar