Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Masat që Banka Botërore sugjeron për të “pleqëruar me dinjitet” në të ardhmen

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Masat që Banka Botërore sugjeron për të “pleqëruar me dinjitet” në të ardhmen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Indeksim i diferencuar në varësi të shumës që i moshuari merr, rishikim i moshës së përgjithshme dhe asaj të parakohshme të daljes në pension, rritje e fondit së kontributeve shoqërore dhe plotësim të pagesës së sigurimeve për të punësuarit me paga minimale e deri në mesatare.

Është kjo formula që Banka Botërore këshillon për rishikimin e skemës së pensioneve, duke paralajmëruar se në rast se kjo nuk ndodh, “mirëqenia e të moshuarve në të ardhmen mund të cenohet.

“Në fakt, skemën me rritje të diferencuar të pensioneve e kemi përdorur në vitet 2006-2011. Sot për sot ne nuk mund të pretendojmë për rritje të moshës së pensionit. Sot ne kemi moshën më të lartë të daljes në pension në Europë. Nëse do të zgjidhet kjo formulë, më mirë skema të lihet kështu siç është”, tha Ramadan Kondi, njohës i sistemit të pensioneve.

Bashkë me këto ndryshime, Banka Botërore kërkon që të rriten përpjekjet në luftës ndaj informalitetit, të zgjerohet punësimi veçanërisht te gratë, të zhvillohet arsimi profesional si dhe të vijohet me politikën e rritjes së pagave edhe përtej administratës publike.

“Në vitin 2015, kur u reformua skema e pensioneve, vetë institucionet shtetërore bënë një punë të mirë në luftën ndaj fenomeneve negative, përfshirë informalitetin. Kjo ndikoi në shtimin e ndërgjegjësimit dhe rritjen e kontributeve. Por dalëngadalë gjithçka u zbut dhe ndaj po ndodh kjo situate”, tha eksperti.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Por që këto masa të zbatohen, njohës të sistemit të pensioneve sugjerojnë krijimin e një skeme të re në vend të “arnimit” të asaj ekzistuese.

“Nga viti 1990 janë bërë disa reforma të cilat kanë rregulluar disi situatën afatshkurtër, por problemi ka mbetur i pazgjidhur. Ne kemi nevojë për studim të thelluar me baza të qëndrueshme që mbështetet edhe në të gjitha struktura e tjera me qëllim ecjen përpara”, u shpreh Kondi.

Ndryshimet në skemë pritet të prekin edhe moshën e daljes në pension. Me reformën e vitit 2014, mosha e daljes në pension për gratë rritet me 2-3 muaj në vit. Nëse vitin e shkuar një grua duhet të kishte 38 vite vjetërsi pune, për të dalë në pension 61 vjeçe e gjysmë,  këtë vit ajo del në pension gati 62 vjeçe. Mosha e daljes në pension deri në vitin 2056 është përllogaritur në 67 vjeç, por qeveria po mendon që kjo të arrihet para vitit 2040.

Etiketa: aktualitet
Pas

Mesatarisht 384 euro për turist, në 2024 të huajt shpenzuam më pak në Shqipëri

Para

Taksa vjetore për mjetet/ DPSHTRR: Pagesa brenda afatit shmang pagesën e dy viteve njëherësh!

Para
Taksa vjetore për mjetet/ DPSHTRR: Pagesa brenda afatit shmang pagesën e dy viteve njëherësh!

Taksa vjetore për mjetet/ DPSHTRR: Pagesa brenda afatit shmang pagesën e dy viteve njëherësh!

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes

nga Fast News
16:21 | 11/03/2026
0

Ulet çmimi i naftës 5 lekë për litër, arrin 193 në pikat e pakicës në Tiranë

Ulet çmimi i naftës 5 lekë për litër, arrin 193 në pikat e pakicës në Tiranë

nga Fast News
16:06 | 11/03/2026
0

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë

nga Fast News
16:01 | 11/03/2026
0

Rritja e çmimit të karburanteve, ministrja Ibrahimaj: Po monitorojmë çdo ditë tregun

Rritja e çmimit të karburanteve, ministrja Ibrahimaj: Po monitorojmë çdo ditë tregun

nga Fast News
14:58 | 11/03/2026
0

Recent News

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes

16:21 | 11/03/2026
Ulet çmimi i naftës 5 lekë për litër, arrin 193 në pikat e pakicës në Tiranë

Ulet çmimi i naftës 5 lekë për litër, arrin 193 në pikat e pakicës në Tiranë

16:06 | 11/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora