• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Lufta tregtare e SHBA, preken partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë

nga Fast News
5 months më parë
në Bota
0
Lufta tregtare e SHBA, preken partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë

Donald Trump

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Lufta e tarifave ka nisur. Pas Kinës, Meksikës dhe Kanadasë, presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar edhe Bashkimin Europian. Ai ka njoftuar se do të vendosë tarifa të rënda edhe ndaj bllokut me 27 vende anëtare, duke vijuar më tej luftën e tij tregtare.





Vendet të cilat pritet të penalizohen nga rritja e tarifave janë partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë.

Vitin e kaluar, ne zhvilluam 57.4% të totalit të tregtisë me Bashkimin Europian. Shkëmbimet ishin më të ndjeshme në kahun e eksporteve, duke bërë që këto vende të jenë tregje të rëndësishme për produktin “Made in Albania”.

Por cilët janë më konkretisht vendet kryesore me të cilat ne bëjmë tregti, për të kuptuar sesa do të preken ato nga lufta tregtare e nisur tashmë?

Partneri kryesor tregtar, si në kahun e eksporeve, ashtu edhe importeve është Italia, vend anëtar i Bashkimit Europian. Partneri i dytë është Kina, ndaj të cilës gjithashtu presidenti Trump ka vendosur rritjen e tarifave me 10%. Pason Turqia dhe Greqia. Kjo e fundit gjithashtu vend anëtar i bllokut europian.

Por si paraqiten shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Të dhënat tregojnë, se vitin e kaluar, eksportet drejt SHBA-ve kanë pësuar rënie, ndërkohë që janë rritur importet. Thënë ndryshe, ne kemi blerë më shumë mallra e produkte nga ky vend sesa kemi shitur.

Etiketa: aktualitet
Pas

Jo më në euro, operatorët turistikë me humbje, kontratat i lidhin në lekë

Para

Studimi i ALTAX: Shpenzimet familjare dhe të ardhurat që duhen për 2025-ën

Para
Studimi i ALTAX: Shpenzimet familjare dhe të ardhurat që duhen për 2025-ën

Studimi i ALTAX: Shpenzimet familjare dhe të ardhurat që duhen për 2025-ën

Të Gjitha

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

nga Fast News
11:12 | 10/07/2025
0

Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

nga Fast News
11:01 | 10/07/2025
0

Tender emergjent për riparimin e rrugës Vorë- Ura e Dajlanit, ja sa është shuma

Tender emergjent për riparimin e rrugës Vorë- Ura e Dajlanit, ja sa është shuma

nga Fast News
10:55 | 10/07/2025
0

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

nga Fast News
14:05 | 09/07/2025
0

Recent News

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

11:12 | 10/07/2025
Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

11:01 | 10/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar