• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Çfarë mendojnë shefat për punonjësit?

nga Fast News
3 months më parë
në Lifestyle
0
Çfarë mendojnë shefat për punonjësit?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zakonisht jemi mësuar që kur bisedojmë për problematikat punëdhënës – punëmarrës, pjesën më të madhe të barrës në lidhje me mentalitetin e drejtimit, mënyrën e trajtimit të problemeve, etj., ia ngarkojmë pronarit dhe drejtuesit, apo mungesës së aftësive të tyre në drejtimin e njerëzve. Unë jam i mendimit se ata janë faktori kryesor në këtë marrëdhënie dhe besoj në shprehjen “Peshku qelbet nga koka”, por a janë ndopak përgjegjës edhe punonjësit përkundrejt punëdhënësit?

Ligjërisht nga punëmarrësit kërkohet që të respektojnë udhëzimet, të kryejnë me kujdes dhe cilësi punën e ngarkuar, të përdorin me kujdes mjetet e punës, të japin llogari për gjithçka të realizuar gjatë orarit të punës, të ruajnë me besnikëri interesat e kompanisë, të respektojnë kodin e sjelljes të kompanisë, etj. Por le t’i lemë mënjanë për një moment këto artikulime ligjore dhe të jemi më të drejtpërdrejtë.



Në disa nga trajnimet e mia me drejtues të kompanive të ndryshme, i kam pyetur pjesëmarrësit: – Cilat janë vështirësitë me të cilat ju përballeni me punonjësit tuaj? Ja se çfarë më thanë (po citoj vetëm 18 prej tyre, ashtu si i kam mbajtur shënim):

  1. Detyra të lëna papërfunduar për një kohë të gjatë. Nëse nuk iu bën “follow up”, nuk kanë për ta bërë asnjëherë;
  2. Nuk janë të vëmendshëm. Një gjë duhet t’ua thuash disa herë;
  3. Kundërshtojnë pa asnjë arsye, thjesht për inat, ose xhelozi me kolegun;
  4. Cilësi e dobët pune;
  5.  Mungesë sinqeriteti;
  6. Bëjnë thashetheme me kolegët. Aty janë miq e shokë, nesër nuk flasin me gojë dhe për këtë na fajësojnë ne drejtuesit;
  7. Gjithmonë thonë jemi shumë të zënë, por ndërkohë rrinë me orë në telefon, në kafe, instagram, etj.
  8. Ngarkesën në punë e llogarisin me bazë ditore. Një ditë ose dy ditë kanë punë dhe harrojnë sa ditë kanë minimumin e ngarkesës;
  9. Po i tërhoqe vëmendjen me të drejtë dhe nuk kanë asnjë argument, thonë po na streson;
  10. Gabimet e tyre i justifikojnë me çdo kusht dhe kur nuk kanë asnjë justifikim, thonë lapsus;
  11. Disa janë zero fleksibël. Një gjë ekstra t’iu kërkosh, ngrysen;
  12. Krahasohen edhe për gjënë më të vogël me kolegun, pse ai/ajo/ata?;
  13. Bëjnë rezistencë për gjëra të reja. Rezistencë deri në konflikt;
  14. Në trajnime nuk duan të shkojnë se i dinë;
  15. Krijojnë klane dhe grupe duke përjashtuar të rinjtë;
  16. Janë ca që vetëm mungojnë, vetëm duan leje dhe gjithmonë kanë një hall;
  17. Marrin ryshfete;
  18. Të fusin stresin.

Duke analizuar sa më lart, vura re që pjesa më e madhe, pjesa dërrmuese nuk ka të bëjë me aftësitë e tyre tekniko-profesionale, por aftësitë psiko-sociale, qasjen, komunikimin, mendësinë për punën, kolegët, të renë, etj. Pra, mendoj që këta janë aspektet, tek të cilët duhet të përqëndrohet çdo individ, që të jetë më i vetëdijshëm dhe t’i përmirësojë me kohën.

Natyrisht, sa më lart nuk janë të vlefshme për të gjithë punonjësit, por ama secili nga ne ka vend për t’u përmirësuar. Këtë qasje vetë-përmirësuese unë nuk do ta rekomandoja që ta bëjmë për hatër të punëdhënësit apo për kolegët, por ta bëjmë për vete, sepse vetë individi do të ketë një ditë, një javë, një muaj e vite më të mirë dhe për rrjedhojë një mjedis pune më të mirë.

Le të reflektojmë secili nga ne nga pak dhe të përmirësohemi, që të kontribuojmë për qetësinë tonë në radhë të parë dhe për rrjedhojë edhe për një mjedis pune më të mirë, duke e parë edhe marrëdhënien e punës ashtu siç është, një marrëdhënie e dyanshme, punëdhënës – punëmarrës, ku secili ka të drejta dhe detyrime. (Erald Pashaj, Ceo EPPC Albania & Kosovo).

Etiketa: aktualitet
Pas

Ja aplikacionet që ju harxhojnë më shumë baterinë e telefonit

Para

Shëndetësi falas? Mbi 160 milionë euro paguan shqiptarët për ilace vitin e kaluar

Para
Shëndetësi falas? Mbi 160 milionë euro paguan shqiptarët për ilace vitin e kaluar

Shëndetësi falas? Mbi 160 milionë euro paguan shqiptarët për ilace vitin e kaluar

Të Gjitha

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

nga Fast News
09:00 | 13/05/2025
0

Recent News

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025
Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

10:00 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar