Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Lamtumirë Kryepeshkop Anastasi – Një jetë në shërbim të Zotit, dijes dhe bashkëjetesës!

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet
0
Lamtumirë Kryepeshkop Anastasi – Një jetë në shërbim të Zotit, dijes dhe bashkëjetesës!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter
Nga akademik, Prof. Anastas Angjeli
Me hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Kryepeshkopit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, Prof. Dr.Anastas Janullatos. Një figurë madhore e shpirtit, mendimit dhe humanizmit, ai i kushtoi jetën e tij ringritjes së Kishës Orthodokse në Shqipëri dhe promovimit të vlerave universale të paqes, dashurisë dhe bashkëjetesës.
Kryepeshkop Anastasi erdhi në Shqipëri në një periudhë të vështirë dhe, falë vizionit dhe përkushtimit të tij të jashtëzakonshëm, udhëhoqi me sukses rindërtimin e plotë të Kishës Ortodokse. Ai predikoi jo vetëm forcimin e besimit fetar, por edhe rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare, duke e promovuar Shqipërinë si një model unik të harmonisë fetare në botë.
Përveç rolit të tij si udhëheqës shpirtëror, Kryepeshkop Anastasi ishte një mendimtar i shquar dhe kontribuues i madh në fushat e filozofisë, teologjisë dhe shkencës. Si autor i shumë librave teologjikë dhe filozofikë, idetë dhe shkrimet e tij frymëzuan breza të tërë studiuesish e besimtarësh, duke u përqendruar te thelbi i jetës shpirtërore dhe misioni i dashurisë universale. Si profesor në disa universitete ndërkombëtare prestigjioze, ai ndau dijet e tij me studentë nga mbarë bota, duke u bërë një urë lidhëse ndërmjet mendimit perëndimor dhe lindor.
Ai ishte gjithashtu anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Europës, duke dëshmuar njohjen ndërkombëtare për veprën dhe arritjet e tij të shumta. Përkushtimi i tij për dialogun ndërkulturor dhe ndërfetar mbetet një trashëgimi e paçmueshme për brezat e ardhshëm.
Në mendjen dhe zemrën time mbeten kujtimet dhe mbresat më të mira nga takimet e zhvilluara me Hirësinë e Tij, veçanërisht takimi i fundit pesë ditë para shtrimit të tij në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Ato momente mbeten për mua dëshmi e karakterit të tij të përulur dhe frymëzues, një shembull i gjallë i përkushtimit dhe dashurisë hyjnore.
Largimi i Kryepeshkopit Anastas lë pas një boshllëk të madh, por trashëgimia e tij shpirtërore, filozofike dhe njerëzore do të jetojë përgjithmonë. Në këtë moment zie, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për Kishën Orthodokse dhe gjithë ata që e kanë njohur dhe dashur këtë figurë të jashtëzakonshme.
I përjetshëm kujtimi i fortlumturise seTij!
Etiketa: aktualitet
Pas

Çfarë përfitojnë fëmijët nga robotika dhe inteligjenca artificiale?

Para

Titujt e punës që sjellin para më shumë

Para
Titujt e punës që sjellin para më shumë

Titujt e punës që sjellin para më shumë

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026

Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026

nga Fast News
16:40 | 12/11/2026
0

Hekurudha drejt Kosovës, zgjerimi deri në kufirin me Serbinë kërkon studim të ri

Hekurudha drejt Kosovës, zgjerimi deri në kufirin me Serbinë kërkon studim të ri

nga Fast News
16:20 | 12/11/2026
0

Bizneset do të zbresin deri në 30% të tatimit mbi fitimin për sponsorizimet, çfarë parashikon ligji i ri?

Bizneset do të zbresin deri në 30% të tatimit mbi fitimin për sponsorizimet, çfarë parashikon ligji i ri?

nga Fast News
15:52 | 12/11/2026
0

Rriten pagesat në euro përmes bankave, 725 milionë euro transaksione vetëm në shtator

Ekonomia u rrit me 3.7% në gjysmën e parë të vitit, BSH: Shtohen pasiguritë dhe presionet mbi çmimet

nga Fast News
14:52 | 12/11/2026
0

Recent News

Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026

Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026

16:40 | 12/11/2026
Hekurudha drejt Kosovës, zgjerimi deri në kufirin me Serbinë kërkon studim të ri

Hekurudha drejt Kosovës, zgjerimi deri në kufirin me Serbinë kërkon studim të ri

16:20 | 12/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora