• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shtrenjtohen cigaret, shkak rritja e akcizës, synohet dekurajimi i duhanpirjes

nga Fast News
6 months më parë
në Ekonomi
0
Shtrenjtohen cigaret, shkak rritja e akcizës, synohet dekurajimi i duhanpirjes
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas shtrenjtimit “jashtë radhe” në dhjetor, çmimet e paketave të cigareve në vend do të rriten sërish. Kjo për shkak të akcizës së duhanit, një lloj takse që rritet çdo vit. Nga 7 mijë e 250 lekë për çdo 1 mijë fije cigare që ishte, çmimi rritet në 7 mijë e 500 lekë.

“Risi është që për herë të parë, këtë vit, hyjnë në akcizë edhe produktet alternative të duhanit. Cigaret elektronike dhe ato me djegie”, u shpreh eksperti i kontrollit të cilësisë së duhanit, Roland Shuperka.





Qeveria synon që nëpërmjet rritjes së çmimit të cigareve të ulë konsumin, duke mbrojtur shëndetin. Po a do të bëjnë çmimet më të shtrenjta që shqiptarët të tymosin më pak?

“Nuk ka asnjë ndikim. Të dhënat në vite kanë treguar se me gjithë shtrenjtimin e duhanit, konsumi nuk është ulur. Përkundrazi”, theksoi Shuperka.

Nga rritja e akcizës, Ministria e Financave pret që në buxhetin për vitin e ardhshëm të grumbullohen 850 milionë lekë. Ndërkohë, për ekspertët e tregut, qeveria duhet të rrisë kontrollin ndaj tregimit informal të duhanit.

“Dhe kjo është detyruese sepse do të rriten të ardhurat në buxhetin e shtetit me 80 deri në 100 milionë euro çdo vit”, deklaroi Shuperka për A2 CNN.

Deri në fundin e nëntorit të vitit të shkuar, në vend hynë 2 mijë e 665 tonë duhan, niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Lista me “Punët e Vitit”, cilat janë profesionet më të kërkuara dhe paguara për 2025-ën në Shqipëri?

Para

Veshja në intervista pune, këshilla ekspertësh për çdo industri

Para
Veshja në intervista pune, këshilla ekspertësh për çdo industri

Veshja në intervista pune, këshilla ekspertësh për çdo industri

Të Gjitha

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

nga Fast News
10:13 | 24/06/2025
0

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

nga Fast News
10:07 | 24/06/2025
0

Konflikti Izrael-Iran-SHBA,  pasojat e luftës, cfarë na pret?

Konflikti Izrael-Iran-SHBA, pasojat e luftës, cfarë na pret?

nga Fast News
10:03 | 24/06/2025
0

Analiza e ish ministrit të Financave, Anastas Angjeli për faturën e konfliktit Izrael- Iran

Analiza e ish ministrit të Financave, Anastas Angjeli për faturën e konfliktit Izrael- Iran

nga Fast News
09:50 | 24/06/2025
0

Recent News

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

10:13 | 24/06/2025
Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

10:07 | 24/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar