• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Alarmi i FMN: Shqipëria me të ardhura të ulëta, e sfiduar nga plakja dhe emigracioni

nga Fast News
5 months më parë
në Ekonomi
0
Alarmi i FMN: Shqipëria me të ardhura të ulëta, e sfiduar nga plakja dhe emigracioni
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ripërsëritur shqetësimet për Shqipërinë në raportin e fundit përmbledhës për vendin. Sipas FMN-së, Shqipëria vuan nivelin e ulët të të ardhurave, sa cereku i të ardhurave mesatare europiane, ndërkohë që problem është niveli i lartë i emigracionit dhe plakja e popullsisë.

“Pavarësisht ecurisë pozitive makroekonomike, Shqipëria përballet me sfida të rëndësishme strukturore. PBB-ja për frymë mbetet rreth një e katërta e niveleve të SHBA-së dhe BE-15, të ndikuar nga plakja e shpejtë e popullsisë dhe niveli i lartë i emigracionit. Zbatimi i reformave të thella, që përfshijnë përmirësimin e qeverisjes, forcimin e menaxhimit të financave publike, dhe rritjen e kapitalit njerëzor e produktivitetit, është thelbësor për të nxitur rritje afatgjatë dhe për të arritur harmonizimin ekonomik me standardet evropiane.”





FMN jep vlerësimin edhe për luhatjet në kursin e këmbimit që sollën dhe fuqizimin e mëtejshëm të monedhës kombëtare.

Duke pasur parasysh forcimin e qëndrueshëm të lekut të mbështetur nga bazat ekonomike, anëtarët theksuan se kursi i këmbimit duhet të jetë më fleksibël, ndërsa ndërhyrjet të shërbejnë si një mjet plotësues për luhatjet jo-themelore.

Rënie e borxhit publik, rritje e suficitit por dhe të inflacionit janë parashikimet e FMN për 2025.

“Rritja reale e PBB-së pritet të arrijë mesatarisht rreth 3.5% gjatë periudhës 2024–2029, e nxitur nga konsumatorët vendas, turizmi dhe aktiviteti ndërtimor. Inflacioni në fund të vitit 2024 pritet të jetë rreth 2%, efektet bazë nga një rënie e ndjeshme mujore në fillim të vitit 2024 do ta shtyjnë përkohësisht inflacionin të rritet në gjysmën e parë të vitit 2025, një rikthim i qëndrueshëm në objektiv nuk pritet përpara vitit 2026, për shkak të nivelit të lartë të ngurtësisë në procesin e inflacionit në Shqipëri.”

Bordi i FMN nënvizon rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit makroekonomik ndërsa kërkon nga Shqipëria reforma më të thella për të maksimizuar përfitimet nga procesi i pranimit në BE.

Etiketa: aktualitet
Pas

Më pak dhëmbë dhe hundë operacion, bien udhëtimet e të huajve për qëllime mjekësore

Para

Banka Shtetërore është skema falimentit!

Para
Banka Shtetërore është skema falimentit!

Banka Shtetërore është skema falimentit!

Të Gjitha

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

nga Fast News
10:13 | 24/06/2025
0

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

nga Fast News
10:07 | 24/06/2025
0

Konflikti Izrael-Iran-SHBA,  pasojat e luftës, cfarë na pret?

Konflikti Izrael-Iran-SHBA, pasojat e luftës, cfarë na pret?

nga Fast News
10:03 | 24/06/2025
0

Analiza e ish ministrit të Financave, Anastas Angjeli për faturën e konfliktit Izrael- Iran

Analiza e ish ministrit të Financave, Anastas Angjeli për faturën e konfliktit Izrael- Iran

nga Fast News
09:50 | 24/06/2025
0

Recent News

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

10:13 | 24/06/2025
Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

10:07 | 24/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar