Kompania juaj po rritet aq shpejtë sa që ju keni filluar të imagjinoni aeroplanët privatë dhe gostitë në Rivierën Franceze. Është e vështirë të përftyroni një situatë e cila mund të shkatërrojë kompaninë tuaj e cila po rritet aq shpejtë. Ideja e suksesit mund të dëmtojë kompaninë tuaj. Përveç kësaj, ideja e tërë e suksesit e cila shkatërron një kompani tingëllon e marrë.
Ndoshta përveç një gjëje, “suksesi’’ i pamenaxhuar ka shkatërruar më shumë kompani sesa një kryeshef Ekzekutiv me probleme droge dhe autoritet miliona dollarësh.
Këtu janë tri mënyrat të cilat matjet tradicionale të suksesit mund, në fakt, të dëmtojnë një kompani.
- Rritja
Rritja mund të dërgojë kompaninë tuaj drejt zjarrit në dy mënyra: rritja e pamenxhuar dhe shpërbërja. Rritja e pamenaxhuar është kur ekzekutivët e shohin rritjen jo vetëm si një gjë të mirë, por si gjënë e vetme. Këta besojnë se qëllimi i rritjes është rritja, vetëm rritja.
Në mënyrë tipike ju shihni këtë gjë në kompani strategjia e rritjes së të cilave është ‘’rritja nga përvetësimi’’. Rritja nga përvetësimi është praktika e blerjes së kompanive më të vogla, dhe kështu duke përvetësuar zyrat, konsumatorët dhe të ardhurat e tyre. Problemi i rritjes së pamenaxhuar është kur ju merrni një firmë më të vogël ju gjithashtu trashëgoni problemet e saj. Komplikimet e menaxhimit të zyrave të shumta, nevoja tërësisht ndryshe të rrjedhjes së parave, dhe posedimi i shumë nënkulturave të korporatës dhe ju në fund keni diçka si një skemë e piramidës. Për t’a vazhduar atë, ju mund të vazhdoni vetëm duke ndërtuar kompaninë, deri sa të shembet.
Zgjidhja është të dini se kur të ristrukturoni kompaninë tuaj nga ndërmarrësia e vërtetë në një kompani profesionalisht të menaxhuar. Fatkeqësisht, kalimi nga ndërmarrësia në menaxhim profesionist është shpesh i vështirë, për këtë shkak shumë organizata presin deri sa dëmi i kompanisë të jetë aq i madh sa të mos mund të riparohet më. Kam parë shumë kompani duke pasur sukses të madh, por duke rënë shumë shpejt, duke kaluar nga suksesi si një qen me bishtin e tij në mes të këmbëve.
Problemi i dytë i rritjes është shpërbërja e talentëve tuaj. Disa nga konsumatorët tuaj më besnikë tani janë të paqëndrueshëm. Shpërbërja funksionon në këtë mënyrë, projekti juaj zmadhohet, por si çdo ndërmarrës nuk e pranoni këtë. Projektet e ndryshme prishen, cilësia e punës, dikur e quajtur si vula e industrisë tuaj, bëhet mediokër për të cilën shumë më pak kompani janë në gjendje të paguajnë, dhe ju kaloni më shumë kohë dhe energji duke pastruar rrëmujën dhe duke rregulluar marrëdhëniet se sa duke u fokusuar në biznesin tuaj.
- Lodhja e trurit
Pasi të bëheni shumë të suksesshëm, yjet tuaja të rritura fitojnë vetëbesim, eksperiencë, dhe madje mund të jenë përgjegjëse për risitë tuaja kyçe. Ato janë më të tregtueshme. Ato ia vlejnë paratë tuaja, nganjëherë më shumë para se sa mund të ofroni, shumë më shumë. Ju mund të provoni duke bërë marrëveshje por duke vendosur pranga të arta për klientët më të mirë te të cilët vetëm zgjohet një dëshirë për të mbajtur idetë e tyre më të mira për veten. Ju keni krijuar atë që një koleg i imi e quan ‘’pazar kadife’’.
Ju mund të tundoheni të shpenzoni para dhe të promovoni më të talentuarit, por organizatat e korporatës duken si piramida për një arsye: ka vetëm disa karrige në dhomën e bordit. Në fund ju duhet t’i lini njerëzit e talentuar të ndjekin fatin e tyre. Rezultati i gjithë kësaj është shpërbërja. Kompania juaj nuk ka tani aq shumë njerëz të talentuar siç ka pasur kur ishte më e vogël. Kërkesat për një kompani më të madha kanë tendenca të rezultojnë në një produkt ose shërbim më pak të vlefshëm: është sikur të derdhni ujë të nxehtë në supë, sigurisht që do të keni më shumë supë, por nuk ka shije aq të mirë.
- Konkurrenca agresive
Asgjë nuk i tërbon armiqtë sikur suksesi. Punonjësit e pakënaqur të cilët lënë kompaninë në çdo rast shfaqen duke punuar për konkurrencën, ose edhe më keq, për konsumatorët kyçë. Kurrë mos nënvlerësoni motivimin e një ish-punonjësit për t’ju torturuar. Merrni në konsideratë këtë: punonjësi i pakënaqur i di strategjitë dhe dobësitë tuaja, dhe se cilët punonjës ia vlen t’i joshin.
Unë dikur punoja në një kompani e cila duronte marrëzitë e punonjësve të cilët ishin aty për një kohë të gjatë. Kompania gjithmonë provonte të ‘’fluturonte nën radar’’ sepse frikësohej nga konkurrenca agresive se do të shkatërronte biznesin nëse do e dinte se sa para po bënte kompania. Në fund dështoi sepse mbante njerëzit përtacë, që të mos e ndihmonte konkurrencën duke zbuluar sekrete dhe pika dobësie.
*Phil LaDuke është arkitekt i Safety Transofrmation në Enivromental Resources Management. Një autor, ai shkruan për biznesin, sigurinë e punonjësve dhe temat organizative në blogun e tij. Një përdorues i medieve sociale për lidhje biznesore. LaDuke ka punuar si këshillues në këtë zonë.