• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Pse është i ulët niveli i bashkëpunim tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës?

nga Fast News
7 months më parë
në Ekonomi
0
Pse është i ulët niveli i bashkëpunim tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Afër gjeografikisht dhe me gjuhë të përbashkët. Këto janë dy avantazhet që Shqipëria dhe Kosova të paktën deri më tani nuk i kanë shfrytëzuar siç duhet në aspektin ekonomik. Shkëmbimet tregtare mes vendeve, pavarësisht përmirësimit vitet e fundit, mbeten në nivele të ulëta.

Eksportet shqiptare drejt tregut të Kosovës kanë kapur vlerën e 34.2 miliardë lekëve deri në nëntor, duke sinjalizuar që do të mbeten pak a shumë në të njëjtin nivel me vitin e kaluar.





Por ndërsa eksportet mund të vlerësohen me një notë kaluese në marrëdhëniet dypalëshe, në kahun e importeve bashkëpunimi çalon ndjeshëm.

Të dhënat tregojnë se ne importojmë nga Kosova mallra dhe produkte në vlerën e 14.4 miliardë lekëve, më pak se gjysma e vlerës së eksporteve. Ndonëse ecuria këtë vit ka qenë ndjeshëm më e mirë se vitet e kaluara.

Por pse bashkëpunimi tregtar dhe ai ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës është në nivele kaq anemike?

Teksa avantazhet vlerësohet se janë afërsia gjeografike dhe gjuha e përbashkët, dizavantazhet lidhen me tensionet politike të qeverive të të dyja vendeve. Kjo pavarësisht disa mbledhjeve të përbashkëta qeveritare dhe marrëveshjeve dypalëshe të nënshkruara, pjesa më e madhe e të cilave kanë mbetur në letër.

Tjetër dizavantazh vlerësohet sjellja konsumatore, ku në Kosovë preferohen historikisht mallrat serbe kundrejt atyre të vendeve të tjera, përfshi Shqipërinë. Ndërsa dizavantazhi i tretë është perceptimi tregtar, ku bizneset e të dyja vendeve kanë hasur rezistencë në bashkëpunim.

Por duket se në këtë drejtim ka një zhvillim pozitiv. Pasi është nënshkruar marrëveshja për krijimin e Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri-Kosovë, që do të mbrojë interesat e biznesit të të dyja vendeve. Si do të ndikojë tek bashkëpunimi ekonomik dypalësh?

Etiketa: aktualitet
Pas

Sytë te diaspora, kontribut në mbi 3 dekada në ekonomi me remitanca e investime

Para

Suksesi mund të dëmtojë kompaninë tuaj

Para
Suksesi mund të dëmtojë kompaninë tuaj

Suksesi mund të dëmtojë kompaninë tuaj

Të Gjitha

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

nga Fast News
09:03 | 05/07/2025
0

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

nga Fast News
08:57 | 05/07/2025
0

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

nga Fast News
08:30 | 03/07/2025
0

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

nga Fast News
08:00 | 03/07/2025
0

Recent News

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

09:03 | 05/07/2025
Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

08:57 | 05/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar