• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Sezoni veror 2025, hapen aplikimet tek e-Albania për stacione plazhi

nga Fast News
10 months më parë
në Ekonomi
0
Sezoni veror 2025, hapen aplikimet tek e-Albania për stacione plazhi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sezoni veror 2025 është ende larg, por nga sot, për 30 ditë në vijim, në portalin e-Albania do të qëndrojnë të hapura aplikimet online për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, nga bizneset e interesuara.

Për të pestin vit radhazi, subjekteve u krijohet mundësia të dërgojnë online kërkesën për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit gjatë sezonit turistik, të cilën e trajton Agjencia Kombëtare e Bregdetit, sipas prioriteteve dhe kushteve të përcaktuara.

Në bazë të Vendimit të Qeverisë pak javë më parë, ku u miratua rregullorja për kushtet dhe kriteret për përdorimin e hapësirës së plazheve nga subjektet private, prioritet për stacione plazhi do të kenë vetëm strukturat akomoduese, pra hotelet e vijës së parë të bregdetit, si dhe ato që ndodhen afër saj.

Edhe pse duket si një procedurë e gjatë, aplikimi online për fazën e parë zgjat vetëm një minutë dhe çdo njoftim për të kaluar nga një hap në tjetrin i mbërrin subjektit aplikues elektronikisht në e-Albania.

Shërbimin elektronik “Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi”, përdoruesit e aksesojnë si biznes, duke plotësuar kërkesën sipas formatit standard. Përzgjidhet një nga numrat identifikues të stacionit të plazhit, sipas hartës digjitale të hapësirave të lejuara dhe ngarkohet dokumentacioni i nevojshëm:

  • Plani i operimit për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi dhe strukturë shërbimi;
  • Foto të jashtme të qarta të strukturës akomoduese, të cilat të identifikojnë strukturën akomoduese para/ në afërsi në raport me hapësirën e plazhit;
  • Foto të qarta të hapësirës së plazhit (stacionit të plazhit) për të cilën po aplikohet.

Pas kalimit me sukses të fazës së parë, aplikuesi së bashku me AKB-në dhe njësinë vendore njoftohen elektronikisht nëpërmjet portalit e-Albania, për hapjen e fazës së dytë , ku kërkohet plotësimi me dokumente specifike, shumë të rëndësishme për finalizimin me sukses të aplikimit:

  • Planvendosja përkatëse e stacionit të plazhit, ku specifikohet numri i çadrave, duke mbajtur në konsideratë distancat e parashikuara në këtë rregullore dhe sipërfaqen konkrete;
  • Mandatpagesa vjetore e sipërfaqes së stacionit të plazhit nga ana e Njësisë së Vetëqeverisjes Vendore, si palë përfituese, sipas tarifave vendore në fuqi;
  • Vërtetimi i shlyerjes së të gjithë detyrimeve tatimore qëndrore dhe vendore.

Me përfundimin me sukses edhe të fazës së dytë, miratohet kërkesa për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, konfirmim ky që i shkon aplikuesit nëpërmjet e-Albania për t’u përmbyllur me nënshkrimin e kontratës nga 1 deri 5-vjeçare dhe lëshimin e certifikatën përkatëse.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shqipëria me më pak të rinj, kosto e jashtëzakonshme për vendin

Para

Dajti, Kashari e Farka u shtuan me rreth 6 mijë banorë në vit. Trendi i periferisë “boshatisi” lagjet e vjetra të Tiranës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Perla e Mesdheut kërkon banorë, ofron 20.000 euro për këdo që nis aty një jetë të re

Perla e Mesdheut kërkon banorë, ofron 20.000 euro për këdo që nis aty një jetë të re

nga Fast News
08:30 | 11/10/2025
0

Pesë mendime që ju pengojnë të bëheni i pavarur financiarisht

Pesë mendime që ju pengojnë të bëheni i pavarur financiarisht

nga Fast News
08:00 | 11/10/2025
0

Çel punimet Konferenca e Dytë Ndërkombëtare me temën “Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës – sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Shqipëri, Kosovë dhe rajon”

Çel punimet Konferenca e Dytë Ndërkombëtare me temën “Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës – sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Shqipëri, Kosovë dhe rajon”

nga Fast News
22:13 | 10/10/2025
0

Reuters: Analizë mbi mbrojtjen e lumit Vjosa nga UNESCO, shprehen shqetësimet e ambientalistëve shqiptarë

Reuters: Analizë mbi mbrojtjen e lumit Vjosa nga UNESCO, shprehen shqetësimet e ambientalistëve shqiptarë

nga Fast News
11:00 | 10/10/2025
0

Recent News

Perla e Mesdheut kërkon banorë, ofron 20.000 euro për këdo që nis aty një jetë të re

Perla e Mesdheut kërkon banorë, ofron 20.000 euro për këdo që nis aty një jetë të re

08:30 | 11/10/2025
Pesë mendime që ju pengojnë të bëheni i pavarur financiarisht

Pesë mendime që ju pengojnë të bëheni i pavarur financiarisht

08:00 | 11/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar