Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rimbursohen profesionistët e lirë, janë kryer pagesat për 90% të tyre, për pjesën tjetër janë fshirë detyrimet

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Rimbursohen profesionistët e lirë, janë kryer pagesat për 90% të tyre, për pjesën tjetër janë fshirë detyrimet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Profesionistët e lirë që parapaguan këstet e tatim-fitimit kanë nisur në marrin mbrapsht paratë. Për ata që nuk paguan detyrimet përpara se Gjykata Kushtetuese të shfuqizonte taksimin e tyre, Administrata Tatimore ka fshirë detyrimet duke pastruar llogaritë.

“Janë 27 mijë 605 tatimpagues të cilët janë subjekt i Aktit Normativ dhe për një pjesë të tyre u fshinë, pra u anuluan planet e parapagimit për këstet e gjeneruara për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin apo për tatimin mbi fitimin. Ndërsa për 8.137 tatimpagues duhet të kryheshin procedurat e rimburismit, pra të kthimit të parapagimeve që ata kishin kryer në llogaritë e tyre bankare”, tha drejtoresha e procesit të biznesit në DPT, Rozana Çelmeta.

Ndonëse Akti Normativ i miratuar nga qeveria si fillim e në Parlament më pas përcakton 30 dhjetorin si aftin e fundit, “tatimet” kanë rimbursuar apo fshirë detyrimet për 90 për qind të profesionistëve të lirë.

“Për 7.157 tatimpagues, për të cilët u dërguan për pagesë një vlerë prej 5.75 milionë euro. Ndërkohë detyrimi në total për të gjithë tatimpaguesit që ishin subjekt i Aktit Normativ ishin 21.6 milionë euro, nga të cilat 15.4 milionë euro u fshinë apo u anuluan”, shtoi Çelmeta.

Problem mbeten një kategori tatimpaguesit që nuk kanë një llogari bankare aktive në lekë në të dhënat e tyre në sistemin “e-filing” të tatimeve. Megjithatë ata nuk humbin të drejtën për t’u rimbursuar me gjithë përfunimin e fatit më 30 dhjetor, për ata që nuk deklarojnë llogaritë bankare brenda këtij viti.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“E drejta e kreditimit të kësteve që kanë parapaguar nuk humbet. Procesi për ata tatimpagues që nuk përmbyllet deri më 30 dhjetor do të vijojë në janar nga Drejtoritë Rajonale ku tatimpaguesit duhet të bëjnë kërkesë për rimbursim të shumave të paguara”, deklaroi Çelmeta.

Në fund të muajit qershor 2024 Gjykata Kushtetuese rrëzoi disa nene të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” ku parashikohej tatimi i kësaj kategorie profesionistësh.

Gjykata vlerësoi se tatimi ishte joproporcional dhe cenonte sigurinë juridike. Tatimi i profesionistëve të lirë u miratua në mars të vitit 2023 dhe parashikonte 15 për qind tatim kush për të ardhurat deri 14 milionë lekë, dhe 23 për qind kush merrte më shumë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Abuzimi për festa, Autoriteti i Konkurrencës po monitoron në terren çmimet

Para

Zhvlerësimi i euros, Banka e Shqipërisë do të tërheqë deri në 350 mln euro nga tregu vitin e ardhshëm

Para
Zhvlerësimi i euros, Banka e Shqipërisë do të tërheqë deri në 350 mln euro nga tregu vitin e ardhshëm

Zhvlerësimi i euros, Banka e Shqipërisë do të tërheqë deri në 350 mln euro nga tregu vitin e ardhshëm

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Qaf-Thana synohet të bëhet vetëm me një kontroll

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Qaf-Thana synohet të bëhet vetëm me një kontroll

nga Fast News
17:28 | 19/06/2026
0

Odat ekonomike: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në

Odat ekonomike: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në

nga Fast News
12:43 | 19/06/2026
0

Brenda korrikut, paketa me 9 ligje për harmonizimin e biznesit shqiptar me BE-në

Brenda korrikut, paketa me 9 ligje për harmonizimin e biznesit shqiptar me BE-në

nga Fast News
11:23 | 19/06/2026
0

Ligji i ri i pronave, resortet ‘brand’ i shpëtojnë taksës për 10 vite, shtëpitë boshe taksohen 100%

Ligji i ri i pronave, resortet ‘brand’ i shpëtojnë taksës për 10 vite, shtëpitë boshe taksohen 100%

nga Fast News
11:19 | 19/06/2026
0

Recent News

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Qaf-Thana synohet të bëhet vetëm me një kontroll

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Qaf-Thana synohet të bëhet vetëm me një kontroll

17:28 | 19/06/2026
Odat ekonomike: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në

Odat ekonomike: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në

12:43 | 19/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora