• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Paradoksi i tregut të punës: Pagat rriten në shtet, bien tek privati

nga Fast News
11 months më parë
në Ekonomi
0
Paradoksi i tregut të punës: Pagat rriten në shtet, bien tek privati
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja që qeveria u bëri pagave në sektorin publik nuk e ka tërhequr edhe biznesin. Pagat në sektorin privat jo vetëm që nuk janë rritur, por përkundrazi, kanë pësuar rënie. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, paga mesatare bruto në shtet arriti në tremujorin e tretë të këtij viti në 96.856 lekë, duke shënuar një rritje prej 10.955 lekë kundrejt tremujorit të mëparshëm. ndërkohë që paga mesatare bruto në sektorin privat arriti në 69.534 lekë, me rënie 896 lekë kundrejt tremujorit të kaluar.

Një ecuri e tillë shpjegohet me dy arsye: nivelin e lartë të informalitetit të pagave në tregun e punës, ku në shumë industri dhe kompani një pjesë e pagës deklarohet dhe pjesa tjetër jepet nën dorë; ndërkohë që arsyeja e dytë lidhet me vështirësitë që po kalon një pjesë e sipërmarjes, ku përballë kostove të shtuara është detyruar të shkurtojë edhe nivelin e pagave.

Pagat sipas profeisoneve

INSTAT raporton se gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2024 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin “Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale”, ka rritjen më të madhe prej 14,5 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti “Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi” prej 3,8 %.

Gjatë tremujorit të tretë 2024, grup-profesionet e “Manaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar.

Etiketa: aktualitet
Pas

Balluku inspekton punimet në lotin 3 të aksit Elbasan-Qafë Thanë: Aks i rëndësishëm, pjesë e korridoreve europiane

Para

Tri mite për suksesin dhe punën

Para
Tri mite për suksesin dhe punën

Tri mite për suksesin dhe punën

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

nga Fast News
17:45 | 06/11/2025
0

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

nga Fast News
17:10 | 06/11/2025
0

Pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro! Analiza: Disa janë debatuar si raste madhore korrupsioni

Pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro! Analiza: Disa janë debatuar si raste madhore korrupsioni

nga Fast News
16:20 | 06/11/2025
0

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

nga Fast News
09:00 | 06/11/2025
0

Recent News

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

17:45 | 06/11/2025
Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

17:10 | 06/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar