• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Mbyllja për 1 vit e TikTok në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente. Autori e viktima s’kishin llogari tek ne

nga Fast News
6 months më parë
në Ekonomi
0
Mbyllja për 1 vit e TikTok në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente. Autori e viktima s’kishin llogari tek ne
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë shqipatre për mbylljen për një vit të Tik Tok në Shqipëri. Associated Press raporton se kompania do të kërkojë sqarime urgjente nga qeveria shqiptare lidhur me vendimin për mbylljen e platformës TikTok.

TikTok në një përgjigje me email të shtunën ndaj një kërkese të Associated Press për koment, kërkoi “qartësi urgjente nga qeveria shqiptare” për rastin e adoleshentit të vrarë me thikë. Kompania tha se “nuk kishte gjetur asnjë provë që autori ose viktima kishte llogari TikTok dhe raportet e shumta kanë konfirmuar në fakt videot që çuan në këtë incident po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok”, raporton Associated Press, duke publikuar dhe një përgjigje me email, ndaj një kërkese për koment nga kompania kineze.





Kryeministri Edi Rama njoftoi të shtunën se qeveria do të mbyllë shërbimin video TikTok për një vit, duke e fajësuar atë për nxitje të dhunës dhe bullizmit, veçanërisht midis fëmijëve.

Ky vendim erdhi pas vrasjes me thikë një muaj më parë të të Martin Canit pranë shkollës Fan Noli në mes të nëntorit nga një adoleshent tjetër pas një sherri që filloi në TikTok.

Autoritetet shqiptare zhvilluan një muaj konsultime me mësues dhe prindër pas vrasjes me thikë të Martin Canit pranë shkollës Fan Noli.

Duke folur në një takim me mësues dhe prindër, Rama, tha se TikTok “do të ishte plotësisht i mbyllur për të gjithë. … Nuk do të ketë TikTok në Republikën e Shqipërisë.” Rama tha se mbyllja do të fillojë vitin e ardhshëm.

Fëmijët shqiptarë përbëjnë grupin më të madh të përdoruesve të TikTok në vend, sipas studiuesve vendas.

Ka pasur shqetësime në rritje nga prindërit shqiptarë pas raportimeve të fëmijëve që marrin thika dhe sende të tjera në shkollë për t’i përdorur në grindje ose raste ngacmimi të nxitura nga historitë që ata shohin në TikTok.

Shqipëria është një vend shumë i vogël për t’i imponuar TikTok një ndryshim të algoritmit të tij në mënyrë që të mos promovojë “riprodhimin e ferrit të pafund të gjuhës së urrejtjes, dhunës, bullizmit e kështu me radhë”, shkruan zyra e Ramës në një përgjigje me email drejtuar kërkesës së Associated Press për koment. Zyra e Ramës tha se në Kinë TikTok “parandalon fëmijët që të thithen në këtë humnerë”.

Autoritetet kanë vendosur një sërë masash mbrojtëse në shkolla, duke filluar me një prani të shtuar të policisë, programe trajnimi dhe bashkëpunim më të ngushtë me prindërit.

Rama tha se Shqipëria do të ndjekë se si kompania dhe vendet e tjera do të reagojnë ndaj mbylljes njëvjeçare përpara se të vendosin nëse do ta lejojnë kompaninë të rifillojë aktivitetin në Shqipëri.

Jo të gjithë ishin dakord me vendimin e Ramës për të mbyllur TikTok.

“Vendimi diktatorial për mbylljen e platformës së mediave sociale TikTok … është një akt i rëndë kundër lirisë së fjalës dhe demokracisë. Është një akt i pastër elektoral dhe abuzim me pushtetin për të shtypur liritë,” deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Etiketa: aktualitet
Pas

Bonus edhe për administratën në fundvit, 120 milionë lekë në dispozicion. Zbardhen detajet

Para

Kosto e korrupsionit, ja sa para na kushton

Para
Kosto e korrupsionit, ja sa para na kushton

Kosto e korrupsionit, ja sa para na kushton

Të Gjitha

One Albania prezanton ‘One Business Select’:  zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

One Albania prezanton ‘One Business Select’: zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

nga Fast News
17:59 | 30/06/2025
0

Shqipëria thyen rekord në Europë: Nga çmimet më të shtrenjta, largimi i të rinjve, pensionet e ulëta te të ardhurat më të pakta për frymë

Shqipëria thyen rekord në Europë: Nga çmimet më të shtrenjta, largimi i të rinjve, pensionet e ulëta te të ardhurat më të pakta për frymë

nga Fast News
09:30 | 30/06/2025
0

Shqipëria drejt hartës së luksit global në turizëm

Shqipëria drejt hartës së luksit global në turizëm

nga Fast News
09:00 | 30/06/2025
0

A ka vend për panik? Inteligjenca Artificiale ka nisur të injorojë udhëzimet njerëzore dhe refuzon të fiket

A ka vend për panik? Inteligjenca Artificiale ka nisur të injorojë udhëzimet njerëzore dhe refuzon të fiket

nga Fast News
08:30 | 30/06/2025
0

Recent News

One Albania prezanton ‘One Business Select’:  zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

One Albania prezanton ‘One Business Select’: zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

17:59 | 30/06/2025
Shqipëria thyen rekord në Europë: Nga çmimet më të shtrenjta, largimi i të rinjve, pensionet e ulëta te të ardhurat më të pakta për frymë

Shqipëria thyen rekord në Europë: Nga çmimet më të shtrenjta, largimi i të rinjve, pensionet e ulëta te të ardhurat më të pakta për frymë

09:30 | 30/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar