• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Dajti, Kashari e Farka u shtuan me rreth 6 mijë banorë në vit. Trendi i periferisë “boshatisi” lagjet e vjetra të Tiranës

nga Fast News
9 months më parë
në Ekonomi
0
Dajti, Kashari e Farka u shtuan me rreth 6 mijë banorë në vit. Trendi i periferisë “boshatisi” lagjet e vjetra të Tiranës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitet e fundit, disa zona të Tiranës kanë përjetuar një rritje të konsiderueshme të popullsisë, ku duket qartë tendenca e zhvendosjes drejt periferisë dhe boshatisja e zonave pranë qendrës, të cilat preferoheshin dikur.

Censi i zhvilluar në vitin 2023 na jep një panoramë të qartë të kësaj tendence. Sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel”, nga vitit 2011-të deri në vitin 2023, rreth 74 mijë qytetarë kanë vendosur vendbanimet e tyre pranë njësisë administrative Dajt, Kashar dhe Farkë.





Po të analizojmë më në detaje shifrat shohim se popullsia në këto tre njësi është rritur me 106% për Kasharin, 74% për Dajtin dhe 60% për Farkën. Pra, mesatarisht, rritja e popullsisë në këto zona është rreth 80.3%, duke reflektuar një trend të fortë urbanizimi dhe zhvillimi në këto lagje.

Me rritje po ashtu, edhe pse modeste, paraqiten njësitë Petrelë dhe Vaqarr me 3.3% dhe 1.3% përkatësisht nga viti 2011-të, në vitin 2023. Rritja në vlerë absolute për këto njësi vlerësohet në 181 dhe 115 banorë në harkun kohor të gati 10 viteve.

Nga ana tjetër, kemi njësi që përgjatë kësaj periudhe kanë njohur një rënie të konsiderueshme të popullsisë. Në Shëngjergj, Ndroq, Zall Bastar dhe Baldushk “munguan” 809, 866, 567 dhe 697 banorë. Rënia në përqind në këto njësi varion nga 15% për Baldushkun deri në 37% për Shëngjergjin.

Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës po ashtu ka shënuar një rënie të popullsisë me 7%. Pra, dalim në përfundimin se shtimi i popullsisë në Kashar, Dajt dhe Farkë ka peshë të caktuar në rritjen e popullsisë së Tiranës në nivel qarku.

Por çfarë mund të ketë ndikuar në shtimin e këtyre njësive?

E para mund të lidhet me çmimet e banesave. Krahasuar me qendrën e qytetit, zonat periferike ofrojnë çmime më të përballueshme për banesat. Kjo është një arsye e rëndësishme për shumë familje dhe individë që kërkojnë të blejnë ose të marrin me qira një shtëpi. Hapësirat më të mëdha dhe urbanizimi mund të jenë një tjetër faktor./Tv Scan

 

NDRYSHIMI I POPULLSISE SIPAS NJESIVE ADMINISTRATIVE

(2011-2023)

NDRYSHIMI I POPULLSISE NE VLERE ABSOLUTE SIPAS NJESIVE

(2011-2023)

Etiketa: aktualitet
Pas

Sezoni veror 2025, hapen aplikimet tek e-Albania për stacione plazhi

Para

Dronet në Shqipëri, një fushë me interesa për ekonominë, por që ka nevojë për përkrahje ligjore

Para
Dronet në Shqipëri, një fushë me interesa për ekonominë, por që ka nevojë për përkrahje ligjore

Dronet në Shqipëri, një fushë me interesa për ekonominë, por që ka nevojë për përkrahje ligjore

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

nga Fast News
14:20 | 26/08/2025
0

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

nga Fast News
14:17 | 26/08/2025
0

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria e fundit në rajon! Ofron përfitimin më të ulët, vetëm 70 euro! Kush qëndron në krye

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria e fundit në rajon! Ofron përfitimin më të ulët, vetëm 70 euro! Kush qëndron në krye

nga Fast News
14:03 | 26/08/2025
0

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

nga Fast News
14:00 | 25/08/2025
0

Recent News

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

14:20 | 26/08/2025
Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

14:17 | 26/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar