• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Barazia Gjinore

WOB-AL prezanton indeksin e grave në bordet drejtuese gjatë konferencës vjetore. Gratë zënë vetëm 17% në bordet drejtuese të 50 kompanivë më të mëdha

nga Fast News
7 months më parë
në Barazia Gjinore
0
WOB-AL prezanton indeksin e grave në bordet drejtuese gjatë konferencës vjetore. Gratë zënë vetëm 17% në bordet drejtuese të 50 kompanivë më të mëdha
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Konferenca e parë vjetore e Women on Boards Albania u mbajt në Hotel Plazza, Tiranë. Mbi 130 pjesëmarrës, përfaqësues nga institucione dhe kompani ndërkombëtare, përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe koorporatave më të mëdha në vend, ndanë qëndrimet e tyre rreth rolit të gruas në bordet drejtuese, zhvillimit të sipërmarrjes dhe ekonomisë së një vendi përmes angazhimit të duhur dhe raporteve të duhura në bordet drejtuese të kompanive.

6 folës të rëndësishëm dhe 4 panele me 20 panelistë fushave të ndryshme trajtuan tema kritike, vecanërisht në kushtet kur Shqipëria i është përafruar më tej anëtarësimit në BE, sollën qëndrime dhe gjetje me vlerë për audiencën e përbërë nga sipërmarrës, ekspertë, menaxherë, drejtues startupesh etj.
“Kur gratë udhëheqin, ato nuk thyejnë vetëm barriera – por ndërtojnë ura drejt një bote më gjithëpërfshirëse, më inovative dhe më të begatë. Le ta lëmë dritën tonë të shkëlqejë.”, ishte mesazhi i kësaj konference.





Albana Vrioni, themeluese e WOB-AL, theksoi se, “Diversiteti në Bordet Drejtuese është një domosdoshmëri sociale dhe ekonomike! Women on Boards Albania, është një organizatë e krijuar për të përshpejtuar rritjen e qëndrueshme dhe ndikimin pozitiv të grave në borde, përtej kuotave. Rritja e gruas është reale kur gratë mbështesin njëra-tjetrën – ato janë promotore, ambasadore, sponsore dhe mentore të njëra-tjetrës. Rritja e gruas është çështje sistemike – që kërkon zhvillim të të gjithë ekosistemit që mundëson mirëqenien e gruas dhe të familjes – si qelizë e shoqërisë. Kjo kërkon: Vizion – Dialog – Aksion.”

Ky event theksoi fuqinë e grave në pozicione drejtuese, duke treguar se si perspektiva të ndryshme ndikojnë në të ardhmen e qeverisjes, inovacionit dhe qëndrueshmërisë.

Temat e konferencës u fokusuan tek:

  • Direktiva e BE, Balanca Gjinore në Bordet Drejtuese: Ndryshimi Po Ndodh!
  • Rritja Ekonomike dhe Qeverisja e Mirë, Strategjitë SMART dhe Roli i Bordit Drejtues në Rritjen Ekonomike.
  • Fintech, Tregjet Digjitale dhe Kapitali, Si Formojnë Rritjen Nëpërmjet Standardeve të Qeverisjes së Mirë, Duke Përfshirë Diversitetin në Borded Drejtuese.
  • Gratë që Udhëheqin Qëndrueshmërinë, Krijimi i Një Narrative të Re.

Rreth këtyre temave ndanë mendimet dhe konkluzion e tyre panelistë dhe të ftuar si:

  • Albana Vrioni– Themeluese e WOB-AL dhe CEO e Vrioni Consulting. Si Partnere Biznesi dhe Coache Ekzekutive (PCC), ajo është eksperte në zhvillimin e bizneseve të specializuara ndërkombëtarisht dhe në udhëheqjen e transformimeve të suksesshme. Ajo ndihmon drejtuesit dhe menaxherët e niveleve të larta të përmirësojnë performancën dhe të promovojnë rritjen dhe inovacionin.
  • Dr. Luljeta Minxhozi– Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë. Ajo ka një karrierë të gjatë akademike dhe ekonomike dhe ka marrë titullin “Profesor” në vitin 2011. Prej vitit 2018, është pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
  • Kristen Andersen – CEO dhe Anëtare e Bordit në European Women on Boards (https://europeanwomenonboards.eu/) dhe fituese e çmimit ndërkombëtar të njohur si Liderja Frymëzuese në Diversitet & Përfshirje për vitin 2021. Ish-Shefe e Diversitetit, Barazisë dhe Përfshirjes në Barilla (fituese e Çmimit Catalyst 2021)
  • Aradhana Khowala– Eksperte globale në sektorin e mikpritjes luksoze dhe turizmit me një karrierë 24-vjeçare që përfshin pesë kontinente dhe mbi 75 vende. Aktualisht, ajo është CEO e Aptamind Partners, një konsulencë strategjike që ofron zgjidhje për zhvillimin e turizmit rigjenerues për qeveritë dhe sektorin privat.
  • Hagen Schweinitz– Udhëheqës Global i Bordit dhe Praktikës së Qeverisjes në Eric Salmon & Partner. Ai është i specializuar në kërkimin e ekzekutivëve të nivelit të lartë dhe drejtuesve jo-ekzekutivë në të gjitha industritë. Hagen është anëtar i Institutit Evropian për Qeverisje Korporative (ECGI) dhe ka botuar analiza për bordet, blockchain-in dhe qeverisjen korporative në kompani teknologjike.
  • André Rizzo– Udhëheqës i Seksionit Politik në Delegacionin e BE-së.

  • Indeksi WOB-AL
  • Të kuptuarit e panoramës së diversitetit gjinor në Bordet e Korporatave në Shqipëri është çelësi për strategji dhe politikëbërje që ndihmojnë Bordet të performojnë në nivelin e tyre më të lartë, sipas WOB AL.

  • Gjatë konferencës WOB AL prezantoi të dhënat nga 2 studime, duke ofruar thelbin e realitetit të sotëm dhe një thirrje për veprim drejt politikave dhe strategjive që përshpejtojnë rritjen dhe ndikimin pozitiv të grave në Borde. Studimet shqyrtuan diversitetin gjinor në qeverisjen e 50 bizneseve më të mëdha në Shqipëri (sipas të ardhurave të tyre) dhe 11 bankave më të mëdha në Shqipëri.

  • Sipas indeksit të WOB AL, në bordet drejtuese pjesëmarrja e grave është 17%. Kjo tregon situatën aktuale dhe nevojën për të rritur përpjekjet për një pjesëmarrje më të lartë.Konferenca “Leading On The Edge – Si mund të sjellin ndryshim gratë në bordet drejtuese”, solli një kombinim dinamik të fjalimeve kryesore, diskutimeve në panele dhe sesioneve interaktive. Aktivitetet u hapën me një fjalë përshëndetëse që nxjori në pah rolin e grave në drejtimin e bordeve, e ndjekur nga panele për temat kyçe si ESG, transformimi dixhital dhe qeverisja. Dita  përfundoi me një seancë networking, ku pjesëmarrësit patën mundësi të lidhen me mentorë dhe kolegë, duke nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive./Business Mag

Etiketa: aktualitet
Pas

Gjysma e qyteteve më të mëdha në botë do të përballen me rreziqe klimatike deri në vitin 2050

Para

7 strategji që duhet ndjekur me njerëzit negativë

Para
7 strategji që duhet ndjekur me njerëzit negativë

7 strategji që duhet ndjekur me njerëzit negativë

Të Gjitha

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

nga Fast News
10:45 | 30/05/2025
0

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

nga Fast News
10:15 | 30/05/2025
0

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

nga Fast News
09:45 | 30/05/2025
0

POSÍ, ka edhe për Ty!

POSÍ, ka edhe për Ty!

nga Fast News
16:57 | 29/05/2025
0

Recent News

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

10:45 | 30/05/2025
Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

10:15 | 30/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar