• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Pensionistët, “Profesori i Ekonomisë” dhe 3 këshilla për këtë të fundit!

nga Fast News
1 year më parë
në Analizë
0
Pensionistët, “Profesori i Ekonomisë” dhe 3 këshilla për këtë të fundit!

Irena Beqiraj

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Opinion nga Irena Beqiraj, ish zv.ministre e Financave

Dje në Opinion Kryeministri kishte marrë përsipër t’u shpjegonte disa grave pensioniste përse nuk ishin rritur pensionet edhe pasi ai edhe qeveritë e tij , e kanë rritur ekonominë shqiptare me shumë se rajoni.

Teksa e dëgjoja pyeta veten 1) i është mbushur mendja se di te shpjegojë ekonomi që kur Ogerta Manastriliu e vendosi në krye te Këshillit Shkencor apo pensionistet i duken të paditura sa që me pasionin që reciton “faktet” mendon se mund ti bindë?

Sokrati thotë: kur nuk përmirëson dot gjendjen, bëju “profesor” . Por meqe kesaj rradhe profesori eshtë edhe Kryeministri i kam disa këshilla për të .

Këshilla e parë për” profesorin” : Në ekonomi krahasojmë shifrat reale jo nominale!

Pra vertet pensioni mesatar ishte 101 euro në 2013 edhe 183 euro në 2023 por për të arritur tek shifra reale e rritjes duhet të marrim parasysh efekin e kursit të këmbimit (35 % ) edhe efektin e inflacionit rreth 34 % . Shkurt rritja reale e pensioneve ka qenë 0. Ndaj gruaja që merrte kemp nuk jeton më mirë sot me 20,000 lekë pension nga çfarë kishte jetuar ne 2013 me 12,000 lekë.

Këshilla e dytë për “profesorin” jo cdo cështje shpjegohet me të njëjtat mjete propagande. Grafikët edhe argumentet që kishte zgjedhur nuk adresonin çështjen që shqetesonte gratë në atë sallë, të cilat qartazi artikuluan se cmimet e shportës së tyre ishin rritur disa fish me shumë se inflacioni .

Pensionistët konsumojnë një shportë me produkte inferiore , ose ndryshe produktet më bazike me cmimet me të lira të mundëshme . Në periudha kur cmimet përgjithesisht tentojnë të rriten cimimet e këtyre produkteve rriten me shumë sesa cmimet e produkteve normale . Ndaj e gjora grua këmbëngulte të dinte pse cmimet e ushqimeve qe ajo konsumon cdo vit rriten më shume sesa indeksi i inflacionit .

Kryeministri ” profesor” dje kuptoi që pamundësia për të jetuar ka berë që pensionistet të binden se :

1) Indeksimi nuk është rritje pensionesh ,

2)konsumojnë produke inferiore që cmimet u rriten më shpejt e më shume sesa produkeve të tjera :

3) vlerësimi I lekut ka ulur vlerën e parave që u dërgojnë fëmijet , duke ulur kështu burimin e dyte të të ardhurave të pensionisteve .

4) bonusi I fund vitit ose pensioni i trembedhjetë do të varet gjithmonë nga çfarë do të mbeten pa shpenzuar në arkën e qeverisë edhe si e tille nuk ofron qëndrueshmëri , ndaj edhe nuk është zgjidhje.

Sikurse pensionistët pjesa me e rëndesishme e elektoratit socialist kanë kuptuar që”Profesori” Kryeministër nuk ka përgjigje për ta! Ekonomia” fluckë ” që ka ndërtuar këto 12 vite nuk ja mundësojne përgjigjet .

Pensionet nuk mund të rriten :

1)pa adresuar me mjetet e duhura ndryshimet strukturore demografike

2) pa diversifikuar një orë e më parë strukturën sektoriale ekonomike të vendit,

3) pa ndryshuar strukturën e takave të cilat I kemi përdorur herë si morfinë e herë si karamele per ulur dhimbjet e një ekonomie që nuk prodhon rezultate për të gjithë..

Këshilla e tretë edhe e fundit “për profesorin” : në ekonomi madhësia e byrekut nuk ka lidhje fare me sa konsumon pensionisti . Aritja e vetme në mbeshtetje te tyre në këto 12 vjet është vendosja e pensionit social. Flisni vetëm për të.

Etiketa: aktualitet
Pas

SHBA, Shqipëria në dialogun e nivelit të lartë të lartë për Inteligjencën Artificiale, Karçanaj prezanton progresin e Shqipërisë

Para

Këshilla për marketingun nga udhëheqës të IT-së

Para
Këshilla për marketingun nga udhëheqës të IT-së

Këshilla për marketingun nga udhëheqës të IT-së

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

nga Fast News
12:30 | 16/11/2025
0

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

nga Fast News
11:55 | 16/11/2025
0

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

nga Fast News
11:29 | 16/11/2025
0

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

Recent News

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

12:30 | 16/11/2025
Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

11:55 | 16/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar