• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

“Nuk mbahet shtëpia me miell hua”, pensionistët “të ngopur” me bonuset, pensioni nuk ju mjafton

nga Fast News
6 months më parë
në Ekonomi
0
“Nuk mbahet shtëpia me miell hua”, pensionistët “të ngopur” me bonuset, pensioni nuk ju mjafton
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Nuk mbahet shtëpia me miell hua të japësh vetëm për vitin e ri.” 100 apo 150 euro më shumë vetëm për muajin e fundit të vitit… Bonusi i deklaruar nga qeveria për pensionistët, i ndryshëm nga vitet e tjera, nuk i ka lumturuar siç duhet këto grupmosha. Sidomos ata të cilët shpenzimet mujore nuk i përballojnë dot.

“250 pensioni ca do më bëjë mua 50 apo 100 mijë lekshi që do më japi mua qeveria. Kam fëmijën në Shkodër me sëmundje mendore duhet të shkoj çdo javë, duhet të paguajë qiranë se nuk kam shtëpi, përballojë dritat, ujin dhe ushqimet me 250 mijë. Tani s’kam lekë duhet të pres datën  që të dalë pensioni që të ha bukë.”



E konsiderojnë një mbijetesë pensionin aktual ndërsa bonusin e rritur vetëm pak muaj nga votimet e cilësojnë propagandë zgjedhore.

“Na nxin jetën me aq lekë sa na sjellin para zgjedhjeve.”

“Para zgjedhjeve të gjithë kështu bëjnë.”

“Po afrojnë zgjedhjet jemi 700 mijë pensionistë.”

Për të kuptuar se kur vlera e bonusit ka kuptim ekspertët bëjnë një diferencë. Romina Radonshiq sjell në vëmendje nevojat e pensionistëve dhe situatën aktuale te skemës së pensioneve.

“Bonuset për pensionistët janë një vendim i mirë atëherë kur nevojat e tyre janë të plotësuar në masën 90% nga pensioni aktual që kanë, por kur jemi në një situatë që skema është në kolaps dhe vet pensionistët nuk i përballojnë dot shpenzimet e tyre, një vendim i tillë kështu dot ë interpretohej para zgjedhjeve 2025”, tha ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiq.

Aktualisht pensionistët në qytet me indeksimin e fundit marrin 18 mijë e 341 lekë dhe ata në fshat rreth 11 mijë lekë. Kanë marrë bonus vit pas viti aq sa tani nuk u bën më përshtypje vlera e tyre.

“Çdo gjë më tepër është pozitive problem është tek funksionaliteti i skemës së sigurimeve shoqërore. Duhet një pension minimalja 200 euro.”

“Marrë 150 mijë lekë do përfitojë 150 euro më bukur s’ka ku të vejë.”  

“Njeriu do të konsumoj gjatë gjithë vitit, pension qesharak 200 euro. Kam lënë kockat si pedagog sporti.”

“Luftimi i informaliteti por dhe evazionit fiskal do e ndihmonte ndjeshëm skemën e pensioneve e cila ndodhet në gjendje kolapsi. Por në reformën e re qeveria duhet të përqendrohet mire në ndryshimet që do të ndërmarrë në mënyrë që këto para ta bëjnë të denjë jetën e një pensionisti që ka kontribuar për vendin tonë”, shtoi Radonshiq.

Janë rreth 511 mijë pensionistë që përfitojnë nga bonuset e dhëna ndërsa nga indeksimet përvitshme numri arrin në 790 mijë. Teksa i pyesim të moshuarit për këto praktika të ndjekura nga qeveria deri më tani, ata përgjigjen kështu…

“Pensioni është mizerje”.

“Të zhduken se kanë mjeruar njerëzimin.” /A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Frikërat që mbajnë zgjuar sipërmarrësit e rinj

Para

Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it

Para
Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it

Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it

Të Gjitha

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

Recent News

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

08:19 | 12/05/2025
Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

08:17 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar