• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Nga pensionet, te kërkimi shkencor, PD propozon 16 ndërhyrje në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm

nga Fast News
6 months më parë
në Finance
0
Nga pensionet, te kërkimi shkencor, PD propozon 16 ndërhyrje në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga pensionistët te të përndjekurit politikë, arsimin e shëndetësinë, rritjen e buxhetit për bashkitë e pagat. Partia Demokratike propozon 16 ndërhyrje në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Kërkesat që kanë marrë “bekimin” e Sali Berishës synojnë 5-fishimin e buxhetit për indeksimin e pensioneve dhe 3-fishimin e fondit për të përndjekurit politikë. Gjithashtu PD propozon që buxheti për arsimin dhe shëndetësinë të rritet në 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa subvencioneve në bujqësi dhe prodhimit vendas t’i shtohen 170 milionë euro.



Demokratët kërkojnë ndërkohë që nga buxheti i vitit të ardhshëm, barnave të ri t’i shtohen 60 milionë euro, ndërsa pagat e administratës të rriten me 10 për qind. Të djathtët propozojnë që pagat në arsim e shëndetësi të rriten me 20 për qind, ndërsa kërkimit shkencor dhe bashkive t’u shtohen respektivisht 20 dhe 130 milionë euro.

Ndërkohë në Kuvend është depozituar një amanedament i posaçëm për shëndetësinë nga 9 deputete gra, me në fokus Qendrën Spitalore Universitare Nene Tereza me Citim, Partia Demokratike.

“Të çelet një fond i posaçëm për blerjen e një pajisje PET Skaner dhe dy pajisje akseleratore ne Qendrën Spitalore Universitare Nene Tereza, Tirane. Fondi i posaçëm parashikon te përfshijë edhe shpenzimet për mirëmbajtjen ne për qellim funksionimin e pandërprerë të pajisjeve. Ky fond detajohet dhe përdoret me vendim te Këshillit te Ministrave”

Më herët Dhoma e Tregtisë Tiranë dhe 7 shoqata biznesi depozituan 28 propozime ligjore të shtrira në katër drejtime për paketën fiskale 2025.

Në sektorin bujqësor kërkohet që TVSH për sektorin e agro-përpunimit të bëhet 5 deri në 7%, ndërsa ajo e plehëruesve organike të jetë zero. Gjithashtu, kërkohet përjashtimi nga TVSH për investimet në teknologji të gjelbra, heqja e akcizës për lëndën djegëse.

Ndryshe nga vitet e tjera të mëhershme, për 2025 ende nuk ka një paketë fiskale. Ajo pritet të hartohet bazuar te kërkesat e grupeve të interesit dhe deputetëve gjatë komisioneve parlamentare.

Etiketa: aktualitet
Pas

Sot nis Java Globale e Sipërmarrjes. 50 evente me biznesin në 7 ditë

Para

Mos flisni për politikë në Facebook dhe rregulla të tjera

Para
Mos flisni për politikë në Facebook dhe rregulla të tjera

Mos flisni për politikë në Facebook dhe rregulla të tjera

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar