• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Shënjestër nga Rusia e Irani”, sulmet kibernetike po vijojnë dhe ndaj bankave, kërkohet “siguri për paratë”

nga Fast News
1 year më parë
në Teknologji
0
Shënjestër nga Rusia e Irani”, sulmet kibernetike po vijojnë dhe ndaj bankave, kërkohet “siguri për paratë”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmet kibernetike ndaj Bankës së Shqipërisë dhe atyre të nivelit të dytë vijojnë. Shqetësimin e ngriti Guvernatori Gent Sejko në Konferencën Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, një javë pasi ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu paralajmëroi se vendi gjendej në shënjestër nga Rusia dhe Irani
“Sulmet kanë qenë të vazhdueshme ndaj Bankës Qendrore, për fat ne nuk jemi thyer. Po ashtu ndaj bankave të nivelit të dytë ka pasur sulme. Nga ana e bankave janë kryer investime të konsiderueshme për mbrojtjen kibernetike gjatë viteve të fundit, të cilat synojnë të mbrojnë bankat nga sulmet kibernetike dhe të rrisin sigurinë e të dhënave dhe infrastrukturës IT”, tha Gent Sejko.


Shqetësimit iu bashkua edhe Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj duke kërkuar që “paratë e shqiptarëve në banka të mbesin të sigurta”
“Është një sektor mjaft i rëndësishëm dhe ka një specifikë që lidhet me paratë e konsumatorëve dhe publikun e gjerë. Nga njëra anë ne duhet të nxisim individët drejt pagesave digjitale, por nga tjera duhet të garantojmë sigurinë e tyre”, tha ministrja Ibrahimaj.
Pasi foli për investimet në drejtim të teknologjisë dhe suksesin e qeverisë në transformimin digjital, kreu i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa nxori në pah një tjetër problem.
“Sot që ne flasim, vetëm për disa institucione që ne kemi marrë në analizë janë gjetur se mungojnë 180 burime njerëzore të specializuara në siguri kibernetike”, tha Igli Tafa.
E pranishme në konferencë, zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Silda Anagnosti, kërkoi angazhimin e specialistëve në diasporë në drejtim të sigurisë kibernetike në Shqipëri.

Etiketa: aktualitet
Pas

Nobeli në Letërsi, e merr autorja koreano-jugore Han Kang

Para

Si të arrini sukses në punë, sipas drejtoreshës më të paguar në Apple

Para
Si të arrini sukses në punë, sipas drejtoreshës më të paguar në Apple

Si të arrini sukses në punë, sipas drejtoreshës më të paguar në Apple

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar