Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Progres raporti i BE për ekonominë: Shqipëria probleme me informalitetin, prokurimet dhe pastrimin e parave

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Progres raporti i BE për ekonominë: Shqipëria probleme me informalitetin, prokurimet dhe pastrimin e parave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga informaliteti te pastrimi i parave, bashkë me prokurimin publik apo kontrollin financiar… Në raportin analitik për vitin e fundit, Komisioni Europian ngel Shqipërinë në klasë. Kritika të forta ka te “prokurimet publike” dhe gishti tregues i fajit i “unionit” drejtohet te qeverisja.

Kalimi i kompetencave te Këshilli i Ministrave për negocime pa garë për komisionin “bien ndesh me marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit”.

“Dispozita të ndryshme në ligjin e miratuar që lejojnë Këshillin e Ministrave, për një periudhë prej 3 vjetësh, të autorizojë institucionet e qeverisë qendrore për të negociuar dhe arritur marrëveshje ndërkombëtare këshillimi në “fusha të interesit strategjik” dhe kështu t’i përjashtojë ato nga hapja e konkurrencës, ngre shqetësime për përputhshmërinë e saj me acquis-in e BE-së dhe me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit”, lexohet në raport.

Me gjithë hapat para, Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria duhet të punojë më fort dhe shpejt në drejtim të parandalimit të pastrimit të parave: “Shqipëria është midis një niveli të caktuar dhe një niveli të moderuar përgatitjeje për t’u përputhur me acquis-in e BE-së në këtë fushë. U arrit disi përparim në përmbushjen e rekomandimeve të vitit të kaluar duke rritur kapacitetin e SPAK për hetimet financiare, forcuar luftën kundër pastrimit të parave dhe sekuestrimin e aseteve të lidhura me krimin e organizuar. Shqipëria duhet të vazhdojë punën për të siguruar pavarësinë e agjencive të saj të zbatimit të ligjit.”

“Lupës” që skanon ecurinë e Shqipërisë në një vit në drejtim të demokracisë, sundimit të ligjit dhe forcimit të ekonomisë nuk i ka shpëtuar abuzimi me fondet IPARD të Bashkimit Europian: “Përsa i përket zhvillimit rural, zbatimi i programit IPARD II vazhdoi. Megjithatë, nevojitet një rritje e ndërtimit të kapaciteteve dhe mbikëqyrjes për të siguruar përfundimin e programit IPARD II dhe për të filluar zbatimin efikas të IPARD III në përputhje të plotë me parimet e menaxhimit të shëndoshë financiar.”

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Shqipëria ka marrë kritika nga Komisioni Europian edhe në drejtim të “kontrollit financiar”.

“Sistemi i kontrollit të brendshëm është vetëm pjesërisht efektiv”, vlerëson komisioni duke vënë në dukje se menaxhimi i riskut lë për të dëshiruar.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shqipëria në BE në 2027? Gonzato: Mund të arrihet nëse punoni

Para

BE: Kimikate të ndaluara në rreth 6% të produkteve kozmetike

Para
BE: Kimikate të ndaluara në rreth 6% të produkteve kozmetike

BE: Kimikate të ndaluara në rreth 6% të produkteve kozmetike

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

nga Fast News
08:30 | 11/04/2026
0

Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

nga Fast News
08:00 | 11/04/2026
0

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

nga Fast News
21:46 | 10/04/2026
0

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

nga Fast News
21:30 | 10/04/2026
0

Recent News

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

08:30 | 11/04/2026
Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

08:00 | 11/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora