• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
1 year më parë

Kushtuan 6 milionë dollarë, satelitët “Albania 1 dhe 2” po përdoren për harta dhe fotografi

ngaFast News
në Ekonomi
0
Kushtuan 6 milionë dollarë, satelitët “Albania 1 dhe 2” po përdoren për harta dhe fotografi

Tre zjarre në pyje, dy prej të cilave në Peshtan dhe Pishë-Poro të Fierit, një përmbytje dhe një rrëshqitje dheu… pas gati dy vitesh nga lëshimi në hapësirë, satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” nuk po përdoren mjaftueshëm… të paktën jo aq sa për të justifikuar koston 6 milionë dollarë.

“Hartat tematike e zonave të prekura nga zjarri në Peshtan dhe Pishë-Poro të Fierit janë krijuar duke përdorur Inteligjencën Artificiale me anë të metodës Change Detection me qëllim identifikimin dhe analizimin zonave të prekura dhe dëmeve të shkaktuara nga zjarri i ndodhur. Këto harta janë përdorur për analizimin dhe vlerësimin e zonës së dëmtuar”, thekson Ministria e Mbrojtjes.

Në komunitetin hapësinor, Shqipëria është prej 3 janarit të vitit të shkuar në mesin e 80 shteteve që kanë satelitë, listë që kryesohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë mbi gjysmën, apo mbi 5 mijë satelitë, nga rreth 8700 në orbitë, sipas Kombeve të Bashkuara. Por, përfitimet deri më tani po shtrihen vetëm në drejtim të krijimit të hartave gjeo-hapësinore.

“Këto harta janë përdorur për analizimin dhe vlerësimin e zonës së dëmtuar ku janë paraqitur zonat e prekura nga zjarri me shtresat: ndërtesa, rrugë, zonat e prekura nga zjarri, sipërfaqe me bimësi të dendur; sipërfaqe me bimësi të ulët, pa bimësi, ranore apo ujore”, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Të dhënat nga ky dikaster tregojnë se deri në fund të qershorit të këtij viti, nga satelitët Albania 1 dhe Albania kanë përfituar, kryesisht imazhe… 29 institucione. Pjesa mëe  madhe e tyre agjenci, bashki dhe ministri.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Është plotësuar lista e përbërë nga 22 persona si pika kontakti të 16 institucioneve përfituese nga projekti. Janë kryer takime me të gjithë pikat e kontaktit të institucioneve për t’i njohur me ecurinë e projektit si dhe me qëllim rritjen e kapaciteteve teknike të strukturave të cilat janë të përfshira në projekt. Gjatë vitit 2024 kemi kryer trajnime të veçanta me 38 Institucionet publike me pjesëmarrjen e 212 specialistëve”, thekson Ministria e Mbrojtjes.

Prej fillim-vitit të shkuar Shqipëria po fotografohet përsëri nga ajri përmes satelitëve Albania 1 dhe 2, me qëllim analizimin e problemeve të territorit, nga dëmet e shkaktuara nga zjarret, përmbytjet, menaxhimi i zonave të mbrojtura apo zonat me thatësirë të madhe që paraqesin rrezik për zjarre në të ardhmen. Megjithatë, nëse çmimi që paguam për këto dy satelitë do t’ia vlejë, mbetet ende për t’u parë./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Kursi i këmbimit në pikiatë, euro zbret në 98.7 lekë. Në rënie dhe monedhat e tjera

Para

SHIFRAT | Bizneset shqiptare mbeten pas në digjitalizim

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

nga Fast News
15:30 | 30/12/2025
0

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

nga Fast News
15:00 | 30/12/2025
0

OSHEE, me inteligjencë artificiale – Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza

OSHEE, me inteligjencë artificiale – Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza

nga Fast News
14:30 | 30/12/2025
0

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

nga Fast News
14:00 | 30/12/2025
0

Para
SHIFRAT | Bizneset shqiptare mbeten pas në digjitalizim

SHIFRAT | Bizneset shqiptare mbeten pas në digjitalizim

Recent News

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

15:30 | 30/12/2025
Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

15:00 | 30/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar