• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Gjyqet e arbitrazhit, 181 milionë euro barra në buxhetin 2025

nga Fast News
11 months më parë
në Finance
0
Gjyqet e arbitrazhit, 181 milionë euro barra në buxhetin 2025
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Përllogaritet në 181 milionë euro kosto që buxheti I shtetit duhet të paguajë vitin e ardhshëm për gjyqet në arbitrazhin ndërkombëtar. Shifra është publikuar në relacionin që shoqëron projektbuxhetin 2025, të dorëzuar tashmë në Kuvend nga MInistria e Financave.

Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit kanë të bëjnë me zgjidhjen e konflikteve në mosmarrëveshjet dy- ose shumëpalëshe, në ngarkim të shtetit shqiptar. Janë gjithsej 7 cështje me kosto financiare të përcaktuara dhe që në total arrijnë në 181 milionë euro.

“Duke pasur parasysh efektet e qënësishme financiare që rëndom shoqërojnë këto vendime, ato vlerësohen me risk të konsiderueshëm për buxhetin e shtetit. Në pjesën më të madhe, efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtyre vendimeve janë përballuar nga buxheti i vetë institucioneve buxhetore (kryesisht ministri linje), të cilat kanë qenë edhe palë e paditur në gjykimet respektive”, theksohet në relacionin që shoqëron buxhetin 2025.

Në këtë draft saktësohet se në rastet kur palë e paditur cilësohet “shteti shqiptar” apo “qeveria shqiptare”, këto vendime likujdohen përmes buxhetit të Ministrisë së Financave dhe/ose fondit rezervë të buxhetit të shtetit, nëse lind nevoja.

Ministria e Financave, në vazhdimësi, ka rekomanduar forcimin e rolit negociues të institucioneve buxhetore dhe Avokaturës së Shtetit në çështjet e kësaj natyre, si edhe disiplinimin e procesit të shlyerjes financiare të përfituesve. Kjo, me qëllimin final të lehtësimit, reduktimit dhe/ose shmangies së barrës financiare mbi buxhetin e shtetit. Më poshtë paraqitet tabela përmbledhëse e detyrimeve për vendimet e Arbitrazhit Ndërkombëtar, bazuar në informacionin që disponon Ministria e Financave

Vlen të theksojmë se, monitorimi dhe raportimi i vendimeve të GJEDNJ-së dhe Arbitrazhit Ndërkombëtar është institucionalizuar përmes përfshirjes në udhëzimin plotësues nr.1, datë 24.1.2024, “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2024”, të skedulit të detyrueshëm kohor të raportimit të tyre nga ML/IB dhe Avokatura e Shtetit, si edhe të formateve standarde respektive për qëllim analize, transparence dhe raportimi të detyrimeve kontingjente të qeverisjes së përgjithshme.

Etiketa: aktualitet
Pas

Qeveria dorëzon buxhetin 2025, drafti i vitit elektoral

Para

Ja cilët janë Yjet e Hollywood-it dhe Botës së Sportit që mbështesin kandidatët në SHBA

Para
Ja cilët janë Yjet e Hollywood-it dhe Botës së Sportit që mbështesin kandidatët në SHBA

Ja cilët janë Yjet e Hollywood-it dhe Botës së Sportit që mbështesin kandidatët në SHBA

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Lajm i mirë/ Ministrja Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot emigrimin, por do të punësojmë 40 mijë të rinj

Lajm i mirë/ Ministrja Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot emigrimin, por do të punësojmë 40 mijë të rinj

nga Fast News
13:25 | 06/10/2025
0

Opozita vendos: Florian Binaj, kandidati për Bashkinë e Tiranës

Opozita vendos: Florian Binaj, kandidati për Bashkinë e Tiranës

nga Fast News
13:21 | 06/10/2025
0

Nis viti i ri akademik, Rama ndan pamje nga Qyteti Studenti: Do të akomodohen afro 5 mijë studentë

Nis viti i ri akademik, Rama ndan pamje nga Qyteti Studenti: Do të akomodohen afro 5 mijë studentë

nga Fast News
13:18 | 06/10/2025
0

Java nis me rrebeshe e reshje bore, meteorologia paralajmëron surpriza të motit

Java nis me rrebeshe e reshje bore, meteorologia paralajmëron surpriza të motit

nga Fast News
13:14 | 06/10/2025
0

Recent News

Lajm i mirë/ Ministrja Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot emigrimin, por do të punësojmë 40 mijë të rinj

Lajm i mirë/ Ministrja Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot emigrimin, por do të punësojmë 40 mijë të rinj

13:25 | 06/10/2025
Opozita vendos: Florian Binaj, kandidati për Bashkinë e Tiranës

Opozita vendos: Florian Binaj, kandidati për Bashkinë e Tiranës

13:21 | 06/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar