• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Borxhet e energjisë/ Familjarët dhe bizneset i paguajnë, problem shteti

nga Fast News
12 months më parë
në Ekonomi
0
Borxhet e energjisë/ Familjarët dhe bizneset i paguajnë, problem shteti
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Borxhet në sektorin e energjisë mbeten problem, pavarësisht përmirësimit të këtij treguesi. Por teksa qytetarët dhe bizneset po shlyejnë detyrimet, kjo nuk po ndodh me shtetin. Detyrimet e prapambetura ndaj Operatorit të shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë rritur kryesisht tek institucionet jobuxhetore. Thënë ndryshe, tek kompanitë shtetërore, si ujësjellës etj.
Por si paraqitet situata me shifra?

Në total, borxhi i energjisë së papaguar ndaj OSHEE-së arriti në fund të 9 mujorit të këtij viti në rreth 78.4 miliardë lekë, me rënie kundrejt vitit të kaluar.

Të dhënat tregojnë se qytetarët dhe bizneset po ndërgjegjësohen dhe krahas faturave korrente, po shlyejnë edhe detyrimet e vjetra.

Borxhi i energjisë tek familjarët arriti në fund të shtatorit në 45.1 miliardë lekë, me rënie kundrejt viteve të mëparshme. Në rënie edhe borxhi i bizneseve, që ka zbritur aktualisht në 11.3 miliardë lekë, me rënie kundrejt viteve të kaluara.

Por kjo nuk po ndodh ne shtetin. Borxhi tek institucionet buxhetore dhe kryesisht ato jobuxhetore ka shfaqur tendencë rritje.

Në fund të shtatorit, institucionet buxhetore, si ministritë i kishin Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike një detyrim prej 4.9 miliardë lekë, me rritje të lehtë kundrejt vitit të kaluar. Ndërsa borxhi i institucioneve jobuxhetore, si ujësjellësit ka arritur në 19.6 miliardë lekë, me rritje më të dukshme kundrejt periudhave të mëparshme.

Etiketa: aktualitet
Pas

Keni nevojë për alarme të shumta për t’u zgjuar në mëngjes? Ja çfarë tregon kjo sipas ekspertëve

Para

Cristiano Ronaldo ka tashmë monedhën e tij

Para
Cristiano Ronaldo ka tashmë monedhën e tij

Cristiano Ronaldo ka tashmë monedhën e tij

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Lajm i mirë/ Ministrja Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot emigrimin, por do të punësojmë 40 mijë të rinj

Lajm i mirë/ Ministrja Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot emigrimin, por do të punësojmë 40 mijë të rinj

nga Fast News
13:25 | 06/10/2025
0

Opozita vendos: Florian Binaj, kandidati për Bashkinë e Tiranës

Opozita vendos: Florian Binaj, kandidati për Bashkinë e Tiranës

nga Fast News
13:21 | 06/10/2025
0

Nis viti i ri akademik, Rama ndan pamje nga Qyteti Studenti: Do të akomodohen afro 5 mijë studentë

Nis viti i ri akademik, Rama ndan pamje nga Qyteti Studenti: Do të akomodohen afro 5 mijë studentë

nga Fast News
13:18 | 06/10/2025
0

Java nis me rrebeshe e reshje bore, meteorologia paralajmëron surpriza të motit

Java nis me rrebeshe e reshje bore, meteorologia paralajmëron surpriza të motit

nga Fast News
13:14 | 06/10/2025
0

Recent News

Lajm i mirë/ Ministrja Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot emigrimin, por do të punësojmë 40 mijë të rinj

Lajm i mirë/ Ministrja Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot emigrimin, por do të punësojmë 40 mijë të rinj

13:25 | 06/10/2025
Opozita vendos: Florian Binaj, kandidati për Bashkinë e Tiranës

Opozita vendos: Florian Binaj, kandidati për Bashkinë e Tiranës

13:21 | 06/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar