Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Bashkitë mësohen keq, qeveria i mban me para. Ja sa fonde do të jepen vitin e ardhshëm

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Bashkitë mësohen keq, qeveria i mban me para. Ja sa fonde do të jepen vitin e ardhshëm
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Vitin e ardhshëm, bashkitë do të marrin më shumë fonde nga buxheti i shtetit. Për rritjen e pagave të administratës vendore, por jo vetëm. Edhe për një mundësi menaxhimi më të mirë, në kushtet kur një pjesë e bashkive kanë probleme të theksuara financiare, por edhe faktit se 2025 është një vit zgjedhor dhe përballja për votat ndodh në terren, aty ku pushteti vendor është më afër.

Në buxhetin 2025, shpenzimet e buxhetit vendor janë parashikuar në masën 89.8 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 10.5 miliardë lekë kundrejt buxhetit vendor të këtij viti. Në këtë zë është përllogaritur transferta e pakushtëzuar, thënë ndryshe fondet që qeveria jep për bashkitë; financimi i funksioneve të reja; financimi i rritjes së pagave; si dhe të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore, që siç shihet nga grafiku, vitin e ardhshëm parashikohet të kenë një rritje vjetore prej 3.6 miliardë lekë.

Por sa para më shumë do të japë qeveria për bashkitë vitin e ardhshëm?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Transferta e pakushtëzuar vitin e ardhshëm do të arrijë në 26.2 miliardë lekë. Thënë ndryshe, qeveria do të japë 1.9 miliardë lekë më shumë për bashkitë. Ky është niveli më i lartë i transfertës së pakushtëzuar në vitet e fundit.

Dhënia e më shumë financimeve për pushtetin vendor do të ndihmojë këtë të fundit të funksionojë më mirë dhe padyshim, synimi është që të ulen edhe borxhet. Detyrimet e prapambetura kanë arritur këtë vit më 4.2 miliardë lekë, duke qenë shqetësim veçanërisht për një pjesë të bashkive, që kanë mundësi dhe kapacitete të pakta në mbledhjen e të ardhurave.

Etiketa: aktualitet
Pas

Negociatat dhe kërkimi shkencor

Para

Shkrihet akulli Shqipëri-Greqi, pas 2 vitesh zhvillohet forumi i biznesit mes dy vendeve

Para
Shkrihet akulli Shqipëri-Greqi, pas 2 vitesh zhvillohet forumi i biznesit mes dy vendeve

Shkrihet akulli Shqipëri-Greqi, pas 2 vitesh zhvillohet forumi i biznesit mes dy vendeve

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Si po i “lexon” Inteligjenca Artificiale mendimet tona?

Si po i “lexon” Inteligjenca Artificiale mendimet tona?

nga Fast News
11:15 | 28/02/2026
0

Pesë gjëra që na mbesin peng kur plakemi

Pesë gjëra që na mbesin peng kur plakemi

nga Fast News
10:45 | 28/02/2026
0

Zarzavatet kthehen në mall luksi, pse po na kushtojnë kaq shtrenjtë

Zarzavatet kthehen në mall luksi, pse po na kushtojnë kaq shtrenjtë

nga Fast News
10:45 | 28/02/2026
0

Skena e ekonomisë botërore gjatë viteve të fundit po përjeton një transformim të rëndësishem

Skena e ekonomisë botërore gjatë viteve të fundit po përjeton një transformim të rëndësishem

nga Fast News
10:29 | 28/02/2026
0

Recent News

Si po i “lexon” Inteligjenca Artificiale mendimet tona?

Si po i “lexon” Inteligjenca Artificiale mendimet tona?

11:15 | 28/02/2026
Pesë gjëra që na mbesin peng kur plakemi

Pesë gjëra që na mbesin peng kur plakemi

10:45 | 28/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora